Dzeko: Dua të luaj për Mourinhon

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Edin Dzeko është protagonist i një sezoni mjaft të mirë me Romën, duke shënuar 28 gola dhe asistuar në shtatë të tjerë, kur ka mbetur edhe një ndeshje nga përfundimi i kampionatit italian.

Pas një viti në hije, këtë sezon Dzeko e ka gjetur veten mjaft mirë me trajnerin Spalleti dhe është rikthyer bomberi i dikurshëm. E pikërisht trajnerit italian, boshnjaku i dedikon sekretin e formës së mirë personale.

“Spalleti është një trajner që e pëlqen shumë lojën ofensive dhe kjo na e lehtëson punën ne sulmuesve. Ai më ka mësuar shumë, pasi mbrojtësat në itali janë shumë të kujdesshëm dhe luajën shumë mbrapa. Ndryshe nga Gjermania dhe Anglia, këtu duhet të jesh i zgjuar me lëvizjet në zonë, nëse do të mbërrish të goli dhe këto aftësi i kam perfeksionuar falë Spalletit.

I pyetur për të ardhmen, sulmuesi boshnjak i Romës pranon se dëshira e tij më e madhe është të luajë për trajnerin portugez të Manchester United, Jose Mourinho.

“E quajnë “Special One” në Angli dhe jo më kot. Ka fituar kaq shumë trofe, me skuadra të ndryshme. Kam dëgjuar të thuhen shumë gjëra të bukura për Mourinhon, nga futbollistë që janë stërvitur prej tij, ndaj do të më pëlqente që një ditë të luaja për të”, u shpreh Dzeko.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *