Edi Rama, nje replike me Astrit Patozin: Lulëzim Basha, kryetari që nuk fiton dhe nuk humbet kurrë, sepse kurrë nuk bën dot një betejë

27 Maj 2017, 21:51Politika TEMA
Edi Rama, nje replike me Astrit Patozin: Lulëzim Basha, kryetari që

Pas përjashtimit nga listat e PD për deputetë, demokrati Astrit Patozi reagoi përmes një postimi të gjatë, ku ndër të tjera kujtoi “profecinë” e Edi Ramës në seancën e jashtëzakonshme parlamentare, ku kryeministri i tha se pas 25 qershorit ai mbase nuk do të ishte më pjesë e kuvendit.

E pikërisht, mbi këtë çështje ka reaguar vetë Kryeministri Edi Rama, i cili Shënimin e tij të Ditës, ja ka kushtuar Astrit Patozit.

Shënimi i plotë:

Një replikë pa polemikë me Astrit Patozin

Shoh një habi të madhe rretherrotull me skuadrën që Lulëzim Basha nxorri në fushë.

Mesa kuptoj jam ndër shumë të rrallët që s’jam habitur dhe thjesht habitem pse habiten të tjerët. Dikush më tha, “Kjo ishte njësoj si De Biazi të futej kundër Spanjës, me portierin e tretë, me 3 mbrojtësa të vrarë, me mesfushën me 3 goca volejbolliste plus Loro Boriçin (dmth Saliun), në sulm bjeri t’i biem dhe pa stol rezervash… Sala se bënte kurrë këtë skuadër!”. “Po çfarë lidhje ka, i thashë, Luli nuk është as De Biazi, as Saliu, që me njëri-tjetrin e kanë një gjë të përbashkët: E ndjejnë shumë kohë përpara ndeshjes, erën e gjakut të fushës së betejës!”

Lulëzim Basha nuk ka fituar asnjë betejë e nuk ka humbur asnjë betejë po ashtu, sepse në fakt, nuk ka bërë dhe nuk bën dot beteja. I mjafton t’i quajë humbjet fitore, t’i festojë me buzën vesh më vesh dhe pastaj t’ia fusë gjumit i lehtësuar që iku edhe një kokëçarje tjetër! Ai i gëzohet pushtetit si një fëmijë lodrës që i dhurojnë, po nuk i pëlqen hiç asfare puna që i kanë dhënë bashkë me pushtetin. Eshtë si ata trashëgimtarët e gabuar të froneve që i çonin mbretëritë në rrënim, duke shijuar deri në fund jetën në oazin e oborrit.

E do pushtetin si fëmija që qan e i bie këmbës, për një lodër në vitrinën e një dyqani. Po s’është në gjendje ta vrasë fort mendjen asnjë minutë, se si të administrojë dhe fuqizojë kapitalin politik e njerëzor të skuadrës së tij. E njësoj si fëmija, që të gjuan me shqelm kur i thua boll qave apo kur nuk i’a var të qarave të tij, ai e sheh skuadrën si burimin e dhimbjeve të kokës që duhet fikur, jo si burimin e fuqisë së vet që duhet rritur.

Kështu që më erdhi sinqerisht keq që Astrit Patozi, po mesa duket jo vetëm ai, as kaq s’kishin kuptuar gjithë këto vite nga natyra e liderit të tyre dhe raporti i tij me skuadrën. Po jo vetëm kaq. Astriti mbante mend që i thashë në replikën time të fundit me të në Kuvend (meqë ra fjala, ishte ndër fare të paktët që ma vinte trurin në lëvizje kur më sulmonte) nuk e di a do jesh në parlamentin e ri(?). Dhe aludonte se ndoshta, kushedi, unë kur i’a thashë atë që do t’i ndodhte, dija gjësend për fatin e tij nga bisedat e mia me Lulin për Marrëveshjen Politike! M’u dhimbs vërtet, burrë i mençur po naiv, që ende, as sot, s’e kupton sa thjeshtë funksionon Lulëzim Basha; kryetari që nuk fiton dhe nuk humbet kurrë, sepse kurrë nuk bën dot një betejë.

Gjynah Astriti, kaq vite në fushën e betejës, s’e ka marrë vesh akoma pse fëmijët i prishin pa asnjë gajle lodrat e tyre, njësoj siç trashëgimtarët e gabuar të froneve rrënojnë mbretëritë, pa e humbur gjerësinë e buzëqeshjes as ditën kur mbyllin sytë përgjithmonë

 

8 komente në “Edi Rama, nje replike me Astrit Patozin: Lulëzim Basha, kryetari që nuk fiton dhe nuk humbet kurrë, sepse kurrë nuk bën dot një betejë”

  1. Treviso says:

    Me vjen keq per 4 persona te PD qe u lane jasht listave. Me vjen keq se u shua zeri i vertete i opozites.

  2. Endri fuga says:

    More keto fjale i ka shkruar edi rama apo me bejne syte?! Pupupu psikopatet dhe budallenjte te marrin ne qafe, thua ti ky per vete e kunderta e fjaleve qe thote. Tmerr tmerr tmerr

    1. Shqiptari Ilirise says:

      Sigurisht qe e kunderta eshte!
      Deri aty ku ka arritur Rama ka arritur me zotesine e tij dhe nuk i ka falur gjë askush.
      Ti p.sh je njeri prej atyre qe muk i ke dhene as voten.Apo jo?

  3. Ish Demokrati says:

    O Astrit Patozi femijet i prishin lodrat e tyre pa asnje gajle sepse i kane te falura…

  4. Pali (jo shen) says:

    A mon avis Vous jemi gazetari me i pelqyeshem per mua. Do tju lutesha qe ne keto caste te largoheshit nga gazetaria dhe te perqendroheshe tek politikani i cili nuk e shfaq idhnimin por frymezohet nga ne te vdekshmit. Te kuptuarit e ndodhive te jete me e pranishme tek Ju se iteligjenca juaj . Faleminderit !

  5. zi says:

    Ata nuk njohin betejat per ide,mirqenie civilizim,
    njohin vetem kacafytje per vjedhje,vrasje mrapa shpine, mashtrim.
    Ju i dhate shancin qe te riperseriten, sepse te hane briret,
    nuk mundet te dallohesh nga lloji mbase dhe ti.

  6. Mik says:

    Parlamenti Shqiptar, asht parade mode apo parade deputetesh ?!
    Politikanet me te fuqishem ne Evrope jane : Zonja Merkel dhe zonja Mei .
    Atyre nuk i han fort se si vishen, por se si te sherbejn popullit qe i ka zgjedh.

    Deputed qe dalin nga Parlamenti si vagabonda, vetem ne Shqiperi i shef ! ( Patjeter qe ndjekin shembullin e KM – it. ).
    Edhe dona me ndertu shtet !!
    A ndertohet shteti me vagabonda ?

  7. Azgani says:

    Rames i interesonte te kishte po te njejtet fytyra si kindershtare. E kishte te lehte ti tallte dhe tu kujtonte bemat e kaluara. I vinte perfund kollaj. Tani, me keta te rinjte nuk do dije cfare te thote. Nuk e di cfare tu kujtoje sepse shumica ka ardhur tani ne politike dhe nuk kane histori. Ky eshte problemi me i madh i Rames, qe te kete perballe kundershtare te rinj nderkohe qe vete eshte i vjeter, i perlyer dhe i konsumuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje