Gjergj Bojaxhi, thirrje demokratëve të zhgënjyer: Na u bashkoni ne

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Gjergj Bojaxhi ka reaguar pas listës së kandidatëve të PD-së për zgjedhjet e 25 qershorit.

Falenderoj pa masë liderin e PD-së për emrat që prezantoi në listën e kandidatëve për deputetë, sepse na e bën shumë herë më të lehtë fitoren ne, Sfidantëve të llumit, kulisave, baltës politike.

Shikojmë që kanë mbetur jashtë liste njerëz me një fije integriteti dhe janë listuar emra për ‘qoka’ dhe shlyerje basti.

U drejtohem të gjithë demokratëve që nuk e gjejnë veten në asnjë qëllim dhe pikë të programit të PD-së: bashkohuni me Sfidën për të rimëkëmbur idealin e demokracisë.

U drejtohem të gjithë ish- të përndjekurve që u është shprishur gjaku dhe kujtimi për etërit, pasi janë listuar njerëz që vijnë nga hiçi, por janë bij të ca baballarëve të fuqishëm: ejani të provoni Sfidën më të vështirë- të ndërtojmë një moral politik në përputhje me dinjitetin njerëzor.

Ndihem i vlerësuar që nuk është kontestuar asnjë emër që konkurron për Sfidën.

Pasi çdonjeri prej tyre ka Curriculën e tij personale të vlerave, të personalitetit dhe integritetit. Moralja është zgjedhje, nuk është detyrim; ajo kuptohet dhe nuk është se i bindesh. Moralja është racionalja dhe arsyeja nuk pranon urdhra.

Ashtu si morali me të cilin kemi ndërtuar Sfidën Për Shqipërinë”, shkruan Bojaxhi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Gjergj Bojaxhi, thirrje demokratëve të zhgënjyer: Na u bashkoni ne”

  1. emigranti says:

    Sfida eshte e ardhmja e politikes shqiptare.
    Ne e kemi ne dore duke e shpejtuar kete te ardhme , per ti cjerre masken palacove politike qe diten bejne sikur zihen dhe naten ndajne pazaret.
    U velem me rotacionin fiktiv PD, PS PLUS LSI. qe e ka lene Shqiperine edhe pas me shume se nje cerek shekulli ne tranzicion dhe prodhojne here pas here kriza te demshme per vendin por ne dobi te pushtetit te tyre absolut.
    Te heqim dore nga militantizmi dhe ti kthehemi aresyes.
    Te bejme ate qe bene popuj te tjere qe varrosen parti te medha duke lejuar te lulezojne parti te vogla qe I japin fryme jetes politike te vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *