Ilir Meta: Më 25 qershor LSI do të dali forcë e parë

27 Maj 2017, 15:48Politika TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me 400 të rinj e të reja, që votojnë për herë të parë në Njësinë administrative Paskuqan.

Të pranishëm në këtë takim ishin kandidatët e LSI-së për qarkun e Tiranës, Luan Rama, Ylli Shehu, Edmond Stojku si edhe ish-Kryetari i LSI-së, Ilir Meta.

Në fjalën e tij në këtë aktivitet, ish-Kryetari i LSI-së, Ilir Meta vlerësoi rolin e të rinjve e të rejave, sidomos atyre që janë votues për herë të parë, duke nënvizuar se tani më me votën e tyre kanë mundësi për t’i dhënë një shans të rinjve të Shqipërisë duke votuar LSI-në.

“Për të gjithë ju të rinjtë e të rejat, 25 qershori do të mbetet një ditë e lehtë për t’u kujtuar në të ardhmen, jo vetëm për arsyen se ju do të votoni për herë të parë në jetën tuaj, por edhe për një arsye tjetër, sepse do të nxirrni LSI-në forcë të parë si një mundësi historike për t’ju dhënë shansin të gjithë të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë”, – u shpreh z. Meta.

Kandidati i LSI-së për qarkun e Tiranës, z. Luan Rama, në fjalën e tij përpara të rinjve e të rejave të Paskuqanit u shpreh se LSI-ja do të dalë forcë e parë, sepse është e vetmja forcë politike që mbështet rininë.

“Përse LSI do të dalë forcë e parë? Sepse në Shqipëri nuk ka asnjë force tjetër politike që bën më shumë se sa LSI-ja për rininë e Shqipërisë. Prandaj, edhe rinia e Shqipërisë duhet ta bëjë LSI-në forcë të pare për të ardhmen e vetë. Përse Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalë forcë e parë, sepse vetëm LSI-ja mund të bashkojë zemrat, vrullin, ëndrrat dhe aspiratat e të rinjve siç bën LRI-ja, siç bën LSI-ja”, – tha z. Luan Rama.

Kryetarja e LRI-së, njëkohësisht edhe kandidate për deputete e LSI-së në qarkun e Tiranës, Floida Kërpaçi u shpreh në fjalën e saj se Lëvizja Socialiste për Integrim është një mundësi për çdo të ri që të japë kontributin e tij për ndryshimin pozitiv të Shqipërisë duke nënvizuar maturën shtetërore e cila u ndryshua falë këmbënguljes së LRI-së.

“Së bashku me të rinjtë e LRI-së, nga Veriu deri në Jug, kemi hartuar një paketë propozimesh me pika konkrete se si ne ta ndryshojmë maturën shtetërore, për ta bërë një mature më transparente dhe për ta bërë një mature që ju dëshironi”,- u shpreh Floida Kërpaçi, duke shtuar se vendi ka nevojë për një program konkret që garanton punësimin e të rinjve dhe për këtë duhet mbështetur programi i LSI-së.

“Kemi nevojë për program konkret dhe kemi nevojë për një program që do të na kthejë shpresën, do të na japi shansin për një jetë më të mire, e këtë bën plani i punësimit të të rinjve. Një program që do të krijojë njëqind mijë vende të reja pune, duke na krijuar ne një shans për një jetë më të mirë dhe me një page më të mire. Ne do të marrim në dorë fatet tona”, – tha Floida Kërpaçi.

4 komente në “Ilir Meta: Më 25 qershor LSI do të dali forcë e parë”

  1. X says:

    E VERTETE. SDO LERE ASNJE PRAPA, MEGJITHSE KARTAT E IDENTITETET KANE DY JAVE QE PO MBLIDHEN.

  2. kombi says:

    Do ta shikoni vendi qe meritoni .

  3. Milan says:

    Kur ta shohesh ta njohesh o kurv e ndyre

  4. malokeria = qeneria says:

    Like, do e hash me keto kartat qe po mblidhni ju kelyshat e LSI, por e ka fajin ai palla i gjate qe nuk te fut hurin ne bythe ty. Dridhe Like dridhe se burre kurve na qellove. Gjynah se nuk jane keshtu te gjithe skraparllinjte, nga ngjave ti legen, na turperove Jugun. Apo je malok ti, si i the doktor Mortjes. Sa i pangppur qe je o Like, edhe Mona kushedi si do jete ne shtrat se me ate uri per lek qe ka ajo duhet ta pasqyroje edhe aty. Si familje jeni nimfomane te lekut, sa me shume vidhni aq me shume ju vidhet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje