Kodheli pret Kolegjin Mbretëror për Studimet e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar: Ja angazhimi ynë në Aleancë

27 Maj 2017, 10:09Kronika TEMA

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli priti pjesëtarë të stafit pedagogjik dhe studentë të Kolegjit Mbretëror për Studimet e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, të cilët po zhvillojnë një vizitë disaditore në vendin tonë.

Ministrja Kodheli u uroi të pranishmëve mirëseardhjen në vendin tonë.

Vizita e tyre në vendin tonë është pjesë e programit mësimor të këtij kolegji, dhe për këtë ministrja Kodheli ndau me ta pikëpamjet e saj për çështjet ndërkombëtare të sigurisë, si dhe rolin e Shqipërisë sa i përket këtyre sfidave.

Fjalën e saj ministrja Kodheli e hapi me vendimet e marra nga Samiti NATO-s i mbajtur këtë javë në Bruksel, duke e vënë theksin te pjesëmarrja e Aleancës në koalicionin ndërkombëtar kundër ISIS dhe ndarja më e drejtë e përgjegjësive mes vendeve anëtare.

Kodheli vijoi me kërcënimet që i kanosen kufijve jugorë dhe lindorë të NATO-s, rreziqe këto që nga e ashtuquajtura “pranvera arabe” e deri te aneksimi i paligjshëm i Krimesë nga ana e Federatës Ruse.

Ministrja foli edhe për influencën ruse në vendet e Ballkanit Perëndimor, e cila sipas saj do të parandalohej me integrimin e plotë të vendeve të këtij rajoni në strukturat euroatlantike, ku përmendi mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Duke folur për zotimet e marra në Samitin e Uellsit, ministrja Kodheli i njohu të pranishmit me rritjen vitet e fundit, të kontributit të Shqipërisë jo vetëm në operacionet e NATO-s, por edhe ato të Bashkimit Evropian.

Në përfundim, ministrja e Mbrojtjes iu përgjigj pyetjeve të studentëve të Kolegjit Mbretëror.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje