Lulëzimi i republikës së vjetër

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Andi Bushati

Pasi u zbyth nga të gjitha premtimet që kishte bërë në çadër, duke i siguruar PD asgjë më shumë sesa një humbje të sigurtë, pasi me propozimet për qeverinë tregoi se nuk mund të shkojë më larg sesa klientela e qeverisë së vjetër Berisha, Lulzim Basha nuk mund të surprizonte me profilin e ardhshëm të grupit parlamentar.

Listat e deputetëve që ai dorëzoi këtë të premte janë një shembull flagrant i kontradiktave dhe mungesës së koherencës.

Po të shihet se cilët njerëz ka larguar Basha nga grupi i PD, askush nuk mund të gjejë kriteret që janë përdorur.

Në fillim duket sikur pastrimi i listave nga Topalli, Bode, Imami, Ruli, Patozi, që përbënin kupolën drejtuese të qeverisjes 8 vjeçare 2005- 2013, është një përpjekje për distancim nga e shkuara. Eshtë një reflektim për dështimet e një pushteti klientelist, të korruptuar dhe arrogant.

Por nga ana tjetër askush nuk mund të besojë se qëllimi i vërtetë ka qenë ndjesa dhe reflektimi, derisa në lista është mishërimi i të gjithë këtyre veseve dhe mëkateve, Sali Berisha. Pra askush nuk mund të pretendojë se Basha po distancohet nga berishizmi në pushtet duke propozuar Sali Berishën për deputet.

Duket qartë se emrat e mësipërm nuk janë “djegur” me asnjë nga kriteret që mund të pretendohen. Aq më pak me atë të “rinovimit”.

I njëjti arsyetim vlen edhe për fshirjen nga listat të Majlinda Bregut dhe të Eduar Selamit. Po të ndiqen kriteret normale politike, sipas të cilave individi avancon kur ideja që mbron del fituese, ata duhet të ishin sot edhe më lart se Lulzim Basha në lista. Për një periudhë të gjatë ata mbajtën qëndrimin se në zgjedhje duhet të shkohej edhe me Ramën kryeministër, se PD-ja duhet të dëgjonte ndërkombëtarët, se partia e dhjetorit ’90, nuk e kishte luksin të prishej me Perëndimin.

Në fund, pavarësisht përbetimeve qesharake të Lulzim Bashës se ai nuk pyeste as për Daul as për Merkel, pasi mbronte një kauzë të drejtë, u bë siç thoshin Selami dhe Bregu. Por paradoksalisht në vend që të promovoheshin, ata u ndëshkuan.

Natyrisht e di se sot fanatikët e Bashës, mund të thonë se atyre nuk i’u vu fshesa për këtë gjë, por se ishin treguar miqësorë ndaj Ramës. Se ata nuk e kishin kritikuar kurrë kryeministrin dhe qeverinë e drogës. Pra, se ata po largoheshin pasi kishin rënë në prehërin e armikut dhe i ishin dorëzuar joshjeve të tij.

Por përsëri edhe këtu ka një kontradiktë të pakapërdishme. Nëse ky argument vlen për kritikët si Bregu dhe Selami, ai nuk është i vlefshëm për figura të PD-së si Topalli apo Patozi. Ata vërtet kanë qenë shpesh kritikë me Bashën, vërtet kanë këmbëngulur për të hyrë me çdo kusht në zgjedhje, por ata mbi të gjitha kanë qenë “të pamëshirshëm” me këtë qeverisje. Ata e kanë goditur fort Ramën, Metën dhe katastrofën drejt së cilës ata po e drejtonin vendin.

Pra, Topallit dhe Patozit jo vetëm u triumfoi ideja e futjes në zgjedhje, po ata janë edhe të pacënueshëm nga akuza se i mbrojtën këto ide të fryëmzuar apo të blerë nga kundërshtarët politikë.

Atëhere, pse u përjashtuan?

Kjo është një nga pyetjet që rëndon sot me shpalljen e listave, mbi Lulzim Bashën.

Përgjigjja imediate e saj është e thjeshtë. Kreu i PD ka hequr qafe të gjithë ata që do t’i kërkonin llogari për disfatën e sigurtë të 25 qershorit.

Po të shkohet më tej: kjo listë nuk është asgjë më shumë sesa përdhosja e fabulës mashtruese të republikës së re. Dhe nuk mund të ishte ndryshe, sepse ajo është vazhda e një logjike të kastës së vjetër që e detyroi Bashën të bënte një marrëveshje të turpshme me Ramën dhe të propozonte për ministra (atëhere kur iu dha rasti të konturonte fizionominë e një PD-je tjetër) figura të konsumuara nga qeverisja e Berishës.(Lapsi.al)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Lulëzimi i republikës së vjetër”

  1. cold comfort says:

    Kush mendon se u be shplarje ne PD gabohet.

    Patozat, Rulat,ZHELE ZHEELT do jetojne ne parajse me lejt tuaja.Do gezojne pleqeri te lumtur dhe breza te pasur se ja dha kete mundesi Edi Rama.
    Ore Mero, i zhduke te gjitha komentet qe kritikojne Edi Ramen, ne tema te tjera qe i zhduke menjehere. Se ke mire kete pune ,eshte pisllik themi ne. Tema ne fund te dites perfundon me lajme e tema bajate qe fshehin realitetin shqiptar.

    1. K says:

      Ky nuk mban mend se çfarë Ka thënë para nji jave. Apo futja kot sa me shit gazetat. Pika gazetaria e botës së katërt.

  2. TNT says:

    Klani Kapo-Lubonja reagon ashper ndaj shkeljes se vijes Partise nga Kryetari Basha. Nenshkrimi marreveshjes PD-PS ka prekur interesat e bllokut antikomunist qe ideuan marrjen e pushtetit me dhune, dhe nga kush. Njeri qe Enver Hoxha e rriti ne preher dhe tjetri qe e shkerrdheu ne Spaç para mbrapa….

  3. loqja Vito says:

    KE QENE E NGELESH NJE IDJOT.Basha ne aparence apo siperfaqe eshte i ‘justifikuar’ se edhe me mire se Rama ‘zbaton’ ‘dekriminalizimin’ heq tere patozat e topallet si bashkepunetore te sigurimit edhe si puna jote e klani kapo’ por nuk ka BUTHE te heqe agjentet Berisha noka mediu.

  4. Mentari says:

    Xhaketat e vjetra duhen djegur (Larguar nga pushteti) dhe te emrohet gjenerata e re e pa komprementuar ne shkelje te ligjit,kete qe po ben Basha kete duhet te bej edhe Edi rama me largimin e ministrit te Ramiz Alise Gramoz Rucin qeka 30 vjet ne pushtet duke future ne shqiperi krimin enverist. Edhe per kete qe po ben me te drejte Basha Bllokistet “Ankohen”? Po ti linte ne pushtet ata prap do te ankoheshin sepse urrejtjen e kane culture,nuk duan dhe pranojne ndryshim ne shqiperi por duan njerezit e infektuar ne pushtet qe te justifikojne emerimet enveriste te Edi Rames.Bravo Basha dhe suksese ne zgjedhje.

  5. Guardium says:

    JOZEFINA TOPALLI KRYETARE E PD-se NE KORRIK, NESE MULLAHU I PD-se DHE KOPILI HAXIQAMILIST LUL BASHA I SUMES zbatojne statutin dhe jeten normale te nje partie.
    Ndryshe ajo eshte PARTIA e SUMES.

  6. Cadra ka per te gjithe po ska cadrista says:

    Andi. Komentin e kam per ty dhe jo per budallenjte me tastiera qe komentojnebketu.
    Saliu pas vdekjes i mesoi bashes si te jete fuqiplote brenda partise. Ate qe beri dhe enveri. Elemino njerezit me integritet dhe me te mencur se vetja.
    Ndryshe do behesh si kembet e dhise e sdo te pjerdh njeri.
    E thjeshte per tu kuptuar.
    Sill te rinj qe te pergjerohen. Qe nuk synojne aq lart sa posti yt.

  7. Shkullaku uturaku says:

    E rrusho te la thate Luli mo Ando? Dil nga Likja se te je ndonje qindarke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *