“Basha humbet në zgjedhje, Topalli, Bregu dhe Selami, të jenë të gatshëm për të marrë lidërshipin e PD”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Spartak Ngjela

 

E shihni se çfarë sistemi mendor politik ka në Shqipërinë aktuale?

Degradim moral.

l.

Basha dështoi me Çadrën e famshme; sepse pranoi atë që kishte refuzuar: listën Mekalister. Kurse ata që e pranuan dhe bënë presion që të hynin në parlament me atë komprimis, u penalizuan: Topalli, Selami dhe Bregu.

Kjo në fakt ka qenë gjithmonë politika retrograde dhe mesjetare e Sali Berishës: unë edhe kur dështoj, jam i fituar.

Njëlloj si Enver Hoxha, që, pasi bënte siç i kishte thënë ai që e kish goditur, paturpësisht e paraqiste si fitoren e tij.

Ky është otomanizmi ynë.

Por, a e dini pse ndodhi kjo këtë herë?

Sepse të tre këta nuk pranuan të dilnin kundër politikës amerikane.

Në fakt kjo është metoda e Saliut prej 20 vjetësh: “kush është me politikën amerikane, është kundër meje”, thotë Saliu. Selami e di këtë më mirë nga dy të tjerët.

Të tre deputetët Topalli Bregu dhe Selami, gabuan: ata duhej të kishin hyrë në parlament pa e pyetur çiftin orientalo-islam Berisha – Basha.

Hyrja e tyre në Parlament nuk do ta kishte sjelle pseudomarrëveshjen Rama-Basha dhe vetingu do të kishte marrë ngjyrë në kohë.

ll.

Por loja nuk është mbyllur. Që të tre duhet të jenë të gatshëm, sepse pas humbjes së Bashës në zgjedhje dhe penalizimit të korrupsionit, këtyre iu hapet rruga drejt lidërshipit të Partisë Demokratike.

Reforma në Drejtësi, duke goditur abuzimin shtetëror si korrupsion në të gjithë hapësirën shtetërore, do të institucionalizojë të gjithë shtetin shqiptar.

Institicionalizimi i një shteti të drejtë do të pastrojë jo vetëm injorantët abuzuesë me pushtetin, por edhe injorancën që drejton sot partitë politike. Një shtet i drejtë, e disiplinon garën politike.

Politika amerikane në aleancë me Shqipërinë për krijimin e një bote shqiptare me drejtim demokratik dhe drejtësi në Ballkanin Perëndimor, bashkë me politikën gjermane, si pjesa substanciale e Bashkimit Europian, do ndërtojë në këtë zonë tregun ballkanik midis pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

lll.

Kur interesi amerikan ka koinçiduar me interesa të përbashkëta në zona që kanë pasur prirje perëndimore, ato zona kanë krijuar çudibërjen e tregut, të shkencës dhe teknologjisë. Shembulli më klasik janë katër dragojtë e Azisë.

Ky shembull pritet të marrë zhvillimin e vet në tre vendet kryesorë të botës shqiptare në Ballkan: Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, sepse sot interesi amerikan me shqiptarët e Ballkanit është domosdoshmëri e politikës globale dhe ekonomike njëherësh, në një vend që është 95 deri 97 për qind proamerikan.

Kjo tani është një çështje e strukturuar përfundimisht dhe nuk ka forcë të brendshme retrograde në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni që ta ndalojë. Realizimi i kësaj ndërmarrjeje është absolutisht i pandalshëm, se, si politika amerikan edhe ajo gjermane në emër të BE-së, janë të angazhuara me forcë.

Gjithçka që do ndodhë në Shqipëri këta muaj është e përkohëshme, asnjë nuk mund ta ndalë më vetingun si proces, sepse, tani, pas presionit të ashpër politik që i bëri korrupsionit të lartë shtetëror Brian Yee, ambasadori Lu do ta ketë shumë të lehtë punën e tij në Tiranë.

Berisha dhe gjithë korrupsioni shqiptar, ka falimentuar.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

13 komente në ““Basha humbet në zgjedhje, Topalli, Bregu dhe Selami, të jenë të gatshëm për të marrë lidërshipin e PD””

  1. gazetari says:

    po bejne sikur zihen shkodranet dhe tironsit
    ajo dihet bie o laci o flamurtari iii

  2. Skypion says:

    Me shume me tallje sesa me humor,ne rrethet e analisteve por edhe politikaneve,thuhet qe “nese do te humbesh nje gjyq,merr si avokat Spartak Ngjelen”.
    Pertej humorit,kjo eshte nje e vertete e hidhur per sferen e opinionit publik,ku i jepet kaq shume hapesire nje sharlatani si Ngjela.
    Ajo qe kam vene re,jo vetem tek perroi psiqik i ketij cyryku,por edhe ne shume reagime nga kampi i socialistave,qofte politikane apo analiste,eshte se mundohen te fusin ne nje thes Jozefina Topallin me Majlinda Bregun dhe Eduard Selamin.
    I permendin perhere tresh.A thua se shqiptaret,ne vecanti demokratet,nuk e dine qe,zonjen Jozefina Topalli,nuk e lidh asgje me Bregun dhe Selamin,dy zaret e Edi Rames ne partine e djeshme demokratike.
    Ej, ju bashibozuke,mercenare e zuzare te socialistes ,mos e ndotni emrin e Zonjes Topalle,duke e praneve me zaret e Rames,Selamin dhe Bregun ,dyshen me te urryer nga demokratet e thjeshte.
    Meqenese te gjithe po flasin per hatermbetjet e tyre ndaj listes “Basha”.Edhe une po them timen.
    E vetmja “hatermbetje” e imja ndaj zotit Basha,eshte mosperfshirja e zonjes Jozefina Topalli
    Nuk i di arsyet.Zoti Basha eshte lideri i nje partie te madhe politike,qe ka arsye,te ngjashme me ato te “raison d’etat”,e ku ,”hatermbetja” ime eshte krejt jashte tyre,domethene, e pavleshmve.
    Aq me teper,qe cdokush,mund te kete “hatermbetjet” e veta,per nje tjeter politikan(pershembull,per zotin Patozi).
    Por,kjo ,nuk me shtyn te dal e te bertas me te madhe,asthu sic po bejne shume lehaqenes,qe si kisha imagjinuar se mund te ishin te tille dhe kaq te shumte,ndaj Kryetarit te Partise Demokratike,zotit Basha.
    Pertej kesaj,Lulzim Basha,per mua,u afirmua edhe de jure tashme,si lideri i padiskutueshem i se djathtes.
    De fakto ,ky afirmim u be per tre muajt e protestes.
    Eshte kjo arsyeja kryesore,se pse ka kaq shume “shperthime”,qe mediat e Rames dhe bashibozuket e tij mediatike,mundohen t’u japin sa me shume jehone,nga lloj-lloj tipash te cuditshem,qe si kisha degjuar me pare,sa te duket sikur paskeshin pritur kete moment,per te shprehur gjithe “zemerimin” qe ne paskeshin pasur ndaj ceshtjes se demokracise se brendshme ne partite shqiptare!!
    Me ane tjeter,perderisa behet gjithe kjo zhurmnaje e madhe,ky eshte edhe tregues qe, e vetmja parti demokratike ne Shqiperi,eshte Partia Demokratike,sepse,per te tjerat as eshte folur as po flitet.
    Ja,me thoni, kur u bene listat e PS-se,a pati te tille reagim nga bota politike,mediatike dhe shoqeria civile?!
    As nje te qindten ,as nje te mijten e reagimit ndaj listave te PD-se.Hic asgje.Sepse,te gjithe e kane te qarte,se socialistja e ka marre udhen e muutit,qe kur e mori ne pronesi sociopati Rama.
    Edhe te LSI-ja e Metes (apo Vasilit…hihihihihi),e njejta gje.Askush nuk do t’ia dije se ke vuri e keq hoqi.
    Vetem per nje gje eshte folur gjere e gjate,si per listat e PS-se si per ato te LSI-se …. eshte folur nese kandidatet per deputete,kane apo jo,te shkuar kriminale…!!!

    1. Koco Koqedhima says:

      Sa qeke lodh o kunat me na zbraz mendjen. Yyyyy race islamikesh

      1. PPSH says:

        skypjoni a islamiko-malok si puna e flamurit dhe ka qene i persekutuar por jo nga Saliu se Sala ishte ‘demokrat’.

    2. popull says:

      Paske ik per lesh o shoku.

  3. Asus says:

    Kjo nuk eshte PD-ja po ndermarrja politike e Berishes. I pafuqishem dhe anakronik nga mosha ka zgjedhur dhe administrator te dbet. Kurse me veprimet e fundit, cadren, marreveshjen dhe kandidatet, duket se nuk ka tteg dhe me siguri do falimentoje.

  4. delete says:

    O avokat i thencin, po pse o i paafte etiketon ciftin Basha-Berisha si orientalo-islamist dhe jo si filo serb e filo grek qe realisht jane. A nuk jane te dy keta gelbaza te shoqerise shqiptare te njejtit qe kane pasur dhe vazhdojne te kene mbeshtetjen e plote te amerikaneve dhe nderkombetareve te tjere ne Tirane? Llogjika te con qe pa mbeshtejtjen e ketyre te fundit, keta plehra nuk do kishin zgjatur as 27 sekonda e jo me 27 vite ne politike. Cja kput bythes kot kur se ke idene se cbehet.

  5. meti says:

    … ha,ha,ha,ha … nese i le Sali Bisha

  6. Dike Mullai says:

    PIKA ne BYTHE o NgjALA !!! Kur krahason ENVER HOXHEN me Sali B…ISHEN (?!)

  7. Teuta says:

    Mos u shqetesoni! Me sa po shohim e po lexojme PD-ja i paska cuar listat duke shkelur ligjin. Listat qenkan jo te plota sine numur ,por edhe me dokumenta. Kjo eshte e qellimsheme sidomos shkelja e afatit te cuarjes. Saper ate qe nuk jane cuar 12 ne Vlore po 7 ,apo ne Tirane nga 34 17 kjo nuk duhet te jete problem per KQZ ,pasi ka edhe parti te tjera qe nuk i plotesojne te gjitha vendet dhe qarqet me deputet. Te votohet per aq sa ka. Pse u prish pune kanditatura e pd-isteve ejo psh per PR qe nuk i ka plotesuar kurre….. MOs ia krifni bishtin. Megjitheate le ti plotesoji me Topallin,Bregun ,Patozin e Selamin e me plote te tjre qe jane 26 te larguar……. JOzefine po te qesh fytyra se bashku me shoket e tjere…….se do futeni ne lista. Basha nuk u linte ,por u provoi zemren ,o te mjere…….

  8. BB says:

    Eshte e natyreshme qe PD e vjeter e mbyll ciklin e saj jo te lavdishem , por si nisme e aspirates demokratike te 91 dhe si pol i domosdoshem per demokracine shqiptere do te rilinde jo mbi gjuhen e urrejtjes, percarjes, korrupsionit, por si nje komponent i fuqishem ne demokracine e brishte shqiptare , per demokracine e vertete, te autokritikes, te luftes ndaj korrupsionit , ndaj aytre qe u tallen duke u pasuruar ne kurriz te qindra mijerave njerezve qe besuan dhe u zhgenjyen,per perspektiven e vendit ,per atdhetarizmin, per njohjen e vlerave dhe punes se kundershtarit politik por dhe kritikes se aneve te dobeta te tij me pozitivitet dhe fryme bashkepunimi , per alternativa te shendosha , nuk jemi armiq, jemi opozitare por me dialog dhe logjiken e arsyetimit te forte dhe te drejte , aspak subjektiv , per zgjidhjen e problemeve te popullit dhe vendit, eshte perkushtim , eshte betim, eshte sakrifice sublime, por jo urrejtje , jo shkaterrim i se ardhmes se jetes sone e femijeve tone, nuk eshte percarje. Duhet te jete nje zgjidhje per vendin qe nuk do te jete e vetmja por qe do te fitoje ajo qe sovrani cmon e vlereson, qe nuk e shohim prej shume vjetesh dhe momentalisht, ky eshte rregulli ne demokraci. Shohim degradimin total te klikes se korruptuar qe prej vitesh nuk ofron cilesi ne krye te partise dhe e persekuton ate. Por e ardhmja i perket forcave te shendosha dhe te moderuara ne gjirin e kesaj force , qe koha do ti coje ne altarin e endrres demokrate.Rezistoni. Gjithshka per Shqiperine dhe kete popull qe meriton me shume.. Asnje shqiptar nuk eshte i tepert ne kete vend. E tu japim vlere ne jete , qe te jene zot te vehtes e se ardhmes , dhe te duam njeri tjetrin. Besoj qe e vjetra po jep shpirt,

  9. Besjana says:

    Nje deshtim total ne organizimin e Pd-s dhe rrjedhimisht ku I dihet, me humbjen e Lulit me 25 qershor edhe mund te kryesojne lidershipin

  10. Studenti disident says:

    Selami.me i pastri.me i afti dhe li déri i VERTETE qe u dénigra nga mafia e klanit berishovic duhet te jete TRIBUNI i ardhmerise se PDSh,ku duhet te kaloje SKANERI per SPASTRIM te plehrave te à tij kazani aq shume te piste e te shpuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *