VIDEO/ Shefi tërheq kamerieren nga flokët, rrezikon deportimin nga SHBA

27 Maj 2017, 18:44Sociale TEMA

Jiguang Yang, shefi 68-vjeçar i një restoranti aziatik në Karolinën e Jugut, SHBA, është arrestuar pasi u filmua nga kamerat e sigurisë, duke i tërhequr flokët një kameriereje.

Gjithçka nisi pasi kamerieres i duhej t’i shërbente një tryeze me fëmijë, të cilët po festonin ditëlindjen.

Por, ushqimi i tyre ishte i djegur dhe pasi ajo i tha shefit se nuk mund t’iu jepte fëmijëve fëmijëve ushqim të djegur, ai nuk e ka kontrolluar veten dhe e ka tërhequr atë nga bishtaleci, duke e rrëzuar në tokë.

Yang akuzohet për sulm të shkallës së tretë dhe aktualisht është lënë i lirë pasi pagoi $2,125 për lirimin me kusht.

Megjithatë, ai i trembet deportimit nga SHBA.

Sipas prokurores së çështjes, sulmi është mjaft serioz dhe në një klimë politike agresive ndaj emigrantëve, shefit mund t’i duhet të largohet nga SHBA.

5 komente në “VIDEO/ Shefi tërheq kamerieren nga flokët, rrezikon deportimin nga SHBA”

  1. Bekimi says:

    I thuhet “dëbim”, “dëbim” në shqip, jo “deportim”.
    Apo si me Partinë e Punës s
    ë Britanisë, që e quani Partia Laburiste?
    Mësoni, mësoni si të përktheni shqip, jo se nuk dini, por nuk ju vjen mbarë për arsye politike.
    Karitasi është lëmoshë, lëmoshë, dhe nuk është as donacion. Lëmoshë, lëmoshë, për sadaka. Po sadaka, e dini?
    Ato konferencat e donatorëve, janë mbledhje të mëshiruesve për shqiptarët e lënë për lëmoshë në sistemin kapitalist- demokartik.

    1. KORÇARI says:

      [email protected] ,Ke të drejtë, fjala Donacione në Shqip përkthehet DHURIME.
      Gjuhën Shqipe e përdhosin këta gjoja gazetarët.
      Emigrant në Amerikë ???????????
      Po qesh me LOT, po cilët janë Amerikanët e Vërtetë???.

      1. Dritan says:

        Amerikanet e vertet o idiot korcari jane ata qe u kane lindur dhe prinderit ketu,dhe gjysherit ketu dhe madje dhe stergjyshet ketu.Nuk mbete ti nga morava te percaktosh kush jane amerikane ketu.70 % e popullsise ketu jane me shume se.tre breza.A nuk quhen amerikane keto?Kur gjyshi i ka ardhur ketu femije italianit,bie fjala dhe as nuk dine asnje fjale italisht dhe as ka vajtur ndonjehere ne itali,cfare e quan ti i mencur ate?italian?

    2. momli says:

      Donacioni mund te perkthehet ne dhumrim ose dhurate por jo lemoshe. Lemosha nenkupton dicka te vogel dhe per meshire. Dhurimi eshte me i pergjithshem dhe nuk ka te beje me meshiren. Prandaj edhe donatoret nuk jane meshirues por dhurues.

      Gjithashtu konferenca nuk eshte e njejte me mbledhjen. Konferenca eshte nje lloj mbledhjeje por eshte me specifike. Ne shqip ekziston kjo fjale.

  2. Flamur says:

    Rrezikon debimin, kthimin, largimin nga SHBA Shqip. Gazetaruc.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje