Shpjegimet e Kunatit për parimin e hartimit të listës së PD

27 Maj 2017, 17:50Antena TEMA

Kunati sot nuk ka guxuar të dalë nga shtëpia, për shkak të presionit të madh që ka pasur për listën e PD.

Në pamundësi për të shpjeguar përmbajtjen e listës, Kunati vendosi të sqarojë parimet nga të cilat është nisur për të hartuar listën.

“Të dashur demokratë!

E di që shumë nga ju, janë të mërzitur dhe të frustruar se nuk shikoni njerëzit tuaj në lista.

Por PD dhe Luli kanë një vizion të tyre, që shikon atë që ju nuk e shikoni.

Nga një analizë e hollë që i kemi bërë situates, kemi vërejtur se nuk ja dilnim dot të ishim parti e parë.

Atëhere menduam se rruga më e mirë do të ishte të ishim faktor kyç për qeverisjen.

Duke qenë se historikisht kemi qenë parti e e dytë, nuk ja kemi pare hajrin kësaj pune.

Prandaj vendosëm të bëjmë një lëvizje taktike.

Të kalojmë të tretët.

Siç e kemi pare, LSI i ka rënë qylit që nga 2009, duke qenë në pushtet, se është parti e tretë.

Kurse PS dhe PD që kanë qenë të dytat, kanë dalë në opozitë.

Nga ana tjetër, duke dalë parti e  tretë, përveçse bëhemi faktor vendimtar, harxhojmë më pak para për fushatë, spastrojmë kundërshtarët që nuk ka duhen dhe fusim dhe njerëz me lekë në lista.

Për këtë arsye, lista nuk është si duket.

Ajo ka një vizion, ka një qëllim, i cili do të dalë më vonë, kur ju të shikoni se si ne do t’ia dalim që me pak shpenzime, me më pak vota, të jemi në qeveri.

Duke qenë parti e tretë, ne do të bëjmë ligjin në vend.

Le të hajnë kokën PS me LSI me njëra- tjetrën, si dy parti të majta, në fund do dorëzohen dhe do vijnë tek ne.

Me këtë sy dhe këta parim e ndërtuam këtë listë, që vërtet nuk është fituese, por ne na nxjerr të fituar.

Prandaj mos më kërkoni llogari për çdo emër e çdo qark.

Futeni në kokë këtë parim dhe duket më e shpjegueshme lista.

Mos e paragjykoni se nuk janë njerëz të PD.

As unë s’kam qenë me PD, po ja u mësova pak nga pak.

Rëndësi ka që në fund ne do jemi faktor vendimtar.

Nuk ja vlen të harxhosh para për të qenë i dyti.

Më mirë të bësh ca para e të jesh i treti, se ke mundësi për pazar me të parin.

I juaji, Kunati!”

1 komente në “Shpjegimet e Kunatit për parimin e hartimit të listës së PD”

  1. Fjala shqipe says:

    “Frustuar”??????
    Akoma perdorni fjale te tilla?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje