Skadon afati zyrtar i dorëzimit të listave, Basha nuk bën publikë kandidatët

Partia Demokratike nuk ka mundur të dorëzojë në kohë listat e kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Afati zyrtar i dorëzimit të listave ishte ora 00:00, por koha ka kaluar, dhe PD ende nuk ka bërë publike kandidatët.

Ndërkohë mësohet se kreu i PAA Agron Duka do të jetë i 5-ti në qarkun e Durrësit.

Olsi Cukaj nga PAA i 5-ti në qarkun e Fierit. PAA ka dhe pozicionin e 13-të në Tiranë me Adihaxhiymerin.

Kreu i PR Fatmir Mediu i 5-ti në Tiranë. Bledi Sulaj i PR i 14-ti në Tiranë.

Nard Ndoka do të jetë në Shkodër. Dashamir Shehi i 10-ti në Tiranë dhe Vangjel Dule do të përfshihet në listën e Vlorës.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *