Bashkëshortja e Selman Stërmasit: Selmani donte më shumë Tironën, sesa mua

28 Maj 2017, 21:52Sport TEMA

Ndoshta as vetë mund të mos e kishte menduar se do të jetonte edhe më shumë se sa skuadra e Tiranës në Superligë, skuadra që bashkëshorti i saj themeloi dhe drejtoi i pari në sukseset e fillesës.

Nezihat Stermasi, bashkëshortja e Selman Stërmasit, edhe pse sot është 97 vjeç, e të njëjtës ditëlindje me Sport Klub Tiranën, tregon se shtëpia e tyre ishte selia e parë nga ku drejtohej klubi bardheblu.

“Këtu vinin të gjithë lojtarët e Vllaznisë, Korçës, Vlonës. Unë gatuaja për 10-20 veta, që i sillte Stërmasi, se kjo dhomë ishte si han. Flinin, hanin dhe më pas të nesërmen shkonin për të luajtur”, shprehet Nezihat Stërmasi.

Ka qenë gjthçka për familjen Stërmasi, skuadra bardheblu, deri kur politika Selmanin e hoqi nga drejtimi dhe shkak ishte ndryshimi i emrit nga Sport Klub Tirana, në 17-Nëntori, një emër i papranueshëm për të.

“E gjeta në shtëpi, qante si fëmijë e thoshte, çfarë bëra, përse me hoqën”, kujton bashkëshortja e Selman Stërmasit.

Pyetjes nëse ‘Selmani të donte më shumë ty apo Tironën?’, Nezihati i përgjigjet: “Tironën…Tironën…”!

1 komente në “Bashkëshortja e Selman Stërmasit: Selmani donte më shumë Tironën, sesa mua”

  1. Lugati says:

    qofsh me ner si shpi mi none…i ndrrun emrin tirones tone se komunistat do krijoshin..klubet e kollovareve dhe ishte e papranushme te kishte emrin e qytetit skuadra popllit…para emrave vari karin qe kane ato dy tjerat…ene kur te shkosh ke selmoni none..pershndete nga ana e gjithe tironcave venali se e meriton…e po te desh hatri e te keqen mos i kallzo gjo seles modh se ca i ka nodh tirones tone..se ka per te vujt fukarai

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje