DEBATI për listat: A ka shkelur Basha statutin e PD dhe mbi kë do bjerë përgjegjësia e humbjes?

28 Maj 2017, 19:26Politika TEMA
DEBATI për listat: A ka shkelur Basha statutin e PD dhe mbi kë do

Nga Afrim Krasniqi

Ka një parim në funksionimin e partive politike, – nëse ato respektojnë rregullat demokratike të funksionimit nuk ndodh të kenë probleme edhe nëse nuk kanë rezultatet e duhura elektorale, por nëse ato injorojnë rregullat e funksionimit dhe krijojnë kritere “ekstra” që lidhen me ndjesitë individuale të atij/atyre që e kontrollojnë atëherë partitë humbasin kohezionin, sistemi i brendshëm funksional krijon probleme dhe cdo rezultat tjetër përvec fitores elektorale prodhon konflikte e kontestime. Të njëjtat tipare po shohim edhe në rastin e listave në PD, – kjo për arsyen e vetme sepse është zgjedhur varianti i dytë. Nese do ishte zgjedhur varianti i pare gjerat do kishin qene ndryshe, secili do ishte produkt i votes dhe gares se brendshme politike, kurse keshtu, secili ndjehet fitues e humbes apriori…

Partitë nuk janë njësi private dhe as më pak cështje preferencash e një një apo dy invidividëve, – ato janë bashkime vullnetare mbi bazë programi, identiteti, rregullash dhe qëllimesh të përbashkëta. Ky përcaktim klasik duket se është injoruar dhe të gjithë të pakënaqurit ose kritikët, në mungesë të shansit të flasin në struktura, kanë zgjedhur të flasin në rrjete sociale. Ka prurje pozitive? Po, arrij ti gjej tek 4-5 emra. Ka mbetje negative? Dy ose trefish më shumë. Por në dy rastet, secila palë, prurjet pozitive e mbetjet negative janë produkt i të njëjtit sistem, ndaj problem është sistemi, jo individët brenda tij.

Ja neni i Statutit të PD sesi zgjidhen kandidatët: propozon baza, kalojnë në kryesi, miratohen me votim në Këshillin Kombëtar. Në fakt, baza propozoi (çudi që asnjë e dhënë zyrtare nuk jepet për “risinë” e propozimeve online të kandidatëve), kryesia nuk u mblodh, Këshilli Kombëtar ka vite që nuk është mbledhur, lista nuk u votua në asnjë strukturë dhe vetë ajo, rezulton se nuk është e kontestuar në formë e përmbajtje. Nëse do të isha pjesë e strukturës së PD së pari do ti drejtohesha Komisionit të Statusit në parti (megjithëse është fiktiv), dhe më pas Gjykatës së Faktit Tiranë për respektimin e statusit, parim që është principial dhe është detyrim ligjor. Më pas, cilido që ka ide e mbështetës ka mundësi të kërkojnë mocion debati dhe forma të tjera të reagimit institucional. Kjo vlen sidomos për ata politikanë karriere, karriera të të cilëve u ndërpre me një të rënë të lapsit, pa transparencë e vendimmarrje demokratike, natën e 26 majit 2017.

Lidhur pjesën tjetër të kritikëve: ajo që ndodhi tani është një deja vu, ka ndodhur me të tjerët më parë, shumica juaj kanë heshtur dhe sot është rasti të mësohet se zgjidhja e problemeve nuk është kurrë raporti dhe preferenca personale, por rregullat, parimet, standardet, vlerat, – të cilat mund të tejkalojnë edhe pritshmëritë personale. Askush nuk ju mbaj në një parti përveç integriteti dhe kurajo për të mbrojtur parimet ku besoni dhe për parimet, ia vlen të luftohet kudo dhe kurdo, brenda e jashtë sallës së 140 të emëruarve të katër kryetarëve partiakë në parlament.

Lidhur me ata sulmojnë kritikët: nëse ka një metodë për të shkatërruar një bashkësi politike është të mbyllini sytë e veshët dhe të bëheni turma për liderin, duke humbur çdo sens mase, përgjegjësie, parimi demokratik dhe aftësie për të kuptuar se kur në një parti ka kritika të shumta ndaj shefave të saj, nuk janë problemi kritikat, por vetë shefat dhe mënyra sesi ata e kanë menaxhuar partinë. E çuditshëm që edhe ndonjë i emëruar deputet, ndonëse premton të jetë model ndryshe, sillet me kritikët po aq ashpër dhe po as injorues e kërcënues sa vetë pjesa më stoike militante kundër çdo zëri kritik. ata që këshillojnë të mbyllet goja sepse jemi në fushatë, në fakt, janë dëshmojnë se mbeten mentalitete që vijnë nga modeli i njeriut të ri, i revolucionit kinez dhe besnikëve të partisë, – model që do të duhej ta kishim lënë pas rreth 27 vjet më parë.

Lidhur me qytetarët, – keni kohë që zgjidhni të keqen më të vogël, këtë do të duhet ta bëni edhe me 28 qershor. Nëse ende besoni se ndryshimi vjen nga partitë dhe shefat e tyre, do të thotë se nuk keni kuptuar asgjë mbi demokracinë dhe vlerat e saj. Kaq.

3 komente në “DEBATI për listat: A ka shkelur Basha statutin e PD dhe mbi kë do bjerë përgjegjësia e humbjes?”

  1. Dru me pre says:

    Me tresh se keputet. Akoma merreni me demokratet.Po per ata te PS dhe LSI a ka statut partie a rregullore qe justifikon veglat qorre te zgjedhur nga Kryetari i Partise ose Sekretari i Partise.

  2. Ilir says:

    Sjellja e krereve te Partive PS, PD dhe LSI eshte e paprecedente. Sidomos ne nje prej veprimtarive me kryesore te tyre, e cila si rregull behet cdo 4 vjete : perzgjedhja e personave qe do te marrin persiper pergjegjsine e madhe: te perfaqsojne partine dhe nepermjet saj qytetaret e Shqiperise ne Kuvendin Popullor.
    Por ne fakt menyra sic po veprohet i tejkalon normat e veprimtarise se ketyre krerev te partive, te Vet kryesise se ketyre partive. Ata(lideret e medhenj) po sillen sikur Padrino, pra per ta Partia eshte prona e tyre, ben perjashtim PD-ja se ka Kryetar Saliun ndersa ne gjykate eshte emri i Lulit. Cfare ndodhi ? Edi Rama beri listat duke perzgjedhur servilet e vet, me te bindurit, po keshtu edhe Ilir Meta. Ndersa Saliu ne vazhdimesi te rrokopujes qe ka mare Partia e tij, e pershpejtuar kjo rrokopuje me kllounadat e Lulit te tij, filluar keto qe me vendosjen e tij si pasardhes i Saliut, perzgjedhur vendosmerisht nga vet Saliu, pra Saliu ben nje liste nepermjet te ciles largon te gjithe ata qe kane cfaqur kundershti te fshehur ndaj veprimtarise offshore te Saliut dhe rrjetit te tij, te Lulit te tij. Mbi te gjitha personat e larguar, shumica prej tyre jane organizuar rreth Sokol Olldashit menjehere sapo Saliu dha lajmin e leshimit te kolltukut te Kryetarit. Por Saliu duke eleminuar Sokolin u dha atyre paralajmerimin teper serioz se me Te nuk behej ndryshe, ndersa shoket dhe shoqet perreth Sokolit e kuptuan qe ishin te perkohshem ne banden e ravijezuar qarte me figurant Lulin, por me kapo Saliun. Kam pershtypje se prapa tyre qendrojne te tjera fije te fuqishme per t’i mbrojtur me cdo menyre dhe mjet, fatkeqsisht antikombetare.
    Pra nuk ka rendesi me per Te Larguarit nga Saliu, pse ndodhi fshirja nga listat e Kapos. Me mire qe ndodhi keshtu. Tashme Ata jane te lire, Pra jane larg strofulles se Bishes, por cdo demaskim i veprimeve te Bishes eshte kercenues per jeten e Tyre : nuk eshte vetem Zeni me besniket e vet, por jane edhe fijet e merimages antishqiptare qe kercenojne. Eshte kuptimplote qe duhet te kene kujdes ne rast se veprojne vec e vec, por jane me te fuqishem ne rast se kunderveprojne te bashkuar.
    Eshte ne te miren e Shqiperise qe te demaskohen Padrinot si edhe lebelet(servilet) besnike te tyre. Fundi i nje prej forcave politike regresive dhe represive sic PD-ja e Saliut eshte nje ngjarje e sigurt. Le te presim reagimin popullor ne diten e sulmit: 25 Qershor 2017, te presim !

  3. Mihali says:

    Kur krytari e shikon veten te plotfuqishem kjo do te ndodhij.
    1.Krytari ka fuqi ne zbatimin e vendimeve midis mbledhjeve te forumit qe drejton.
    2.kryetari dhe kryesia duhet te percaktoj kriteret dhe keto mund te jen :arsimi minimum;profesjoni(qe te mos mbushet me profile te njejta);ginia dhe % e femrave.;prurjet e reja me %;largimet nga lista e kandidatve egzistues si te mefshtit qe nuk diskutojn nuk ngrijn problem etj.;te koruptuarit me fakte;te inkriminuarit qe duhet te pastrohen nga listat;
    Keto kriteret duhet te votohen ne forume me vota te hapura
    Pastaj do te jen perseri forumet qe do te vendosin me vota te fshehta.
    Per zbatimin e vendimeve te forumeve duhe te raportoj per zbatimin e vendimeve te forumeve.dhe personat pergjegjes.
    Kur e konsideron veten apsolut ndodh kjo qe ndodhi me PD-n Po dhe me parit e tjera.Duhen ber rishikimi I ligjeve qe regullojne jeten e brendshme te Partis.
    Ne se nuk ndodh kjo ateher ndodh qe ka ankesa,qefmbetje dhe reaksjon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje