Gazetari i Zenit i kërkon Sali Berishës të ikë nga lista e kandidatëve për deputetë: Je i ‘Republikës së Vjetër’

28 Maj 2017, 11:38Politika TEMA

Në portalin e Shkelzenit që menaxhohet nga gazetari i tij Çlirim Peka po ndodh diçka që nuk është guxuar të mendohet deri më tani: I kërkohet Sali Berishës, babait, që të largohet nga lista e kandidatëve për deputetë të Republikës së re.

Argumenti që jep portali i Zeneti është se, ish-kryeministri po përdoret si i vetmi nga “Republika e vjetër” si një Gramoz Ruçi në versionin demokrat.

Në këtë artikull me vetë emrin e Çlirim Pekës, pasi shfaqet tërë pezmi dhe kundërshtia për listën e kandidatëve për deputetë të PD ku sipas tij është fshirë tërë kryesia e PD, gjithë departamentet e PD por dhe ata që i dhanë emër të kësaj partie, thuhet se nuk ka vend më për Sali Berishën.

Mbetet mister, nëse një kërkesë e tillë është ose për të larë duart si “Pons Pilati” nga lista dhe për ti mëshuar idesë së Berisha nuk pa pasur dorë në përpilimin e saj, apo për të treguar se Berisha nuk ka qënë dakord me disa figura por nuk i ka pyetur njeri.

Po e botojmë të plotë atë çka është shkruar nga portali i Zenit:

Ik nga ajo listë Sali Berisha

Pasi krijoi të vetmen forcë të djathtë që nuk u shua nga tranzicioni në lindje të Europës, ish- komuniste, Sali Berisha u largua nga drejtimi i partisë së tij në verën e 2013-së, duke marrë për vete të gjitha përgjegjësitë e humbjes përballë ish-komunisteve shqiptarë. Sigurisht, që një deklaratë e tillë ishte një akt politik për ti hapur rrugë një drejtimi të ri të PD-së.

Dhe ky akt u lexua mjaft mirë nga dy nënkryetarët Jozefina Topalli e Astrit Patozi dhe sekretari i Përgjithshëm Ridvan Bode. Që të tre dhanë dorëheqjen nga funksionet e tyre duke mos garuar përballë Luzim Bashës, të cilin e sfidoi në mënyrë modeste Sokol Olldashi. Në mënyrë modeste edhe për faktin se baza e PD-së nuhati shijen e Sali Berishës për pasardhësin e tij.

Partia Demokratike me Lulzim Bashën kryetar, zgjodhën Këshillin Kombëtar, më pas drejtuesit e departamenteve, dhe në fund kryesinë e re. Organe që përfaqësonin një mbështetje të fortë për kryetarin e tyre të ri, por që Basha duke përvetësuar stilin e drejtimit të paraardhësit i mblodhi shumë rrallë.

Gjithsesi, protesta 90 ditore përballë zyrës së Edi Ramës tregoi se strukturat në dukje në hije, ju përgjigjen në një protestë të pashembullt të PD-së dhe opozitës shqiptare. Deri para dy netësh, kohë kur Lulzim Basha vendosi të përjashtojë kryesinë nga miratimi i listave për deputetë, por ta konkretizojë grupin e tij parlamentar në mënyre surprizë për shumëkënd.

Më shumë se ata që janë në ‘listën Basha’, lajm bënë ata që u larguan dhe ata që nuk u përfshinë në listën e kreut të PD-së.

Janë tre llojesh të përjashtuarit:

1- Ata që mbështetën Sokol Olldashin në garën për kryetar ranë ose u larguam rrugës gjatë këtyre katër viteve.

2- Ata që votuan dhe mbështetën Lulzim Bashën, pasi ishin të bindur se ish-lideri i tyre kishte preferencë anëtarin e ‘KOP’, që mundi edhe Edi Ramën në garën për Tiranën. Këta më së shumti ishin anëtarë të zgjedhur të kryesisë së PD-së së re. Por që Lulzim Basha i fshiu me një të rënë të lapsit, pa i mbledhur fare siç dhe e ka statuti i PD-së. Dhe arsye mesa duket ishte vetëm një. Basha nuk e duronte faktin që kjo pjesë e PD-së nuk e zgjodhën Bashën si Lulzim, por si zgjedhje të Sali Berishës.

3- Dhe të fundit janë ata që Basha i shikonte si sfidues real në garën e radhës brenda partisë. Më konkretisht Topalli e Patozi.

Rezultati: Lulzim Basha krijoji një listë të re e cila është larguar aq shumë nga PD e deri djeshme, sa dhe PS-ja e Fatos Nanos në ’91 nuk e bëri me PPSH-në e Ramiz Alisë. Edhe pse trashëgimia politike e partisë së Nanos ishte kriminale dhe kjo e partisë së Bashës është më së paku reformatore në tentativë.

Sjellja e Bashës ndaj PD-së që mori është shumë më radikale se e liberalit Nano ndaj PS-së që gjeti.

Kanë vetëm një ngjashmëri, Fatos Nano e më pas Edi Rama, mbajtën fort Gramoz Ruçin nga trashëgimia politike e partisë së tyre, për të ruajtur trungun fanatik të elektoratit të tyre. Djallëzisht ose jo, të njëjtën gjë bëri para dy netësh Lulzim Basha me Sali Berishën. Zhduku pjesën më të madhe të historisë së PD-së dhe duke shfrytëzuar indiferencën e Berishës ndaj drejtimit të PD-së, përfshiu thuajse tinëzisht vetëm atë në listë. Duke e trajtuar njëlloj si socialistët Fatos Nano e Edi Rama, Gramoz Ruçin. Me qëllimin e vetëm, për të mashtruar pjesën fanatike të elektoratit opozitar.

Ky është akti më hileqar që ka bërë me listat Lulzim Basha. Pasi, kurrë, po kurrë ama, PD nuk mbart trashëgiminë kriminale të Partisë së Punës. Dhe Sali Berisha nuk është një ish-kryepolic kriminel që drejtoi policinë kriminale të regjimit, por një intelektual i guximshëm që udhëhoqi shqiptarët drejt lirisë.

Prandaj Sali Berisha nuk mund të jetë pjesë e listës së “Republikës së Re”, i vetëm nga “Republika e vjetër”. Mund ta bekojë, mbështesë, por nuk mund të jetë pjesë e saj.

16 komente në “Gazetari i Zenit i kërkon Sali Berishës të ikë nga lista e kandidatëve për deputetë: Je i ‘Republikës së Vjetër’”

  1. Haka Tekizoti says:

    Kjo “thirrje” për ikje të Sali Berishës, në qoftë se ndodh (sidomos), ka për qëllim hapjen e shtegut për t’ja dhënë drejtimin e PD-së dhëndërrit të Salës pas humbjes së sigurtë të zgjedhjeve, pas të cilave Lulin kanë për ta linçuar “të vetët”.

    1. Çiftelia says:

      ?Qimi eshte adhurues i Dr Sorres dhe nuk i shkon mendja qe Dr Sorra eshte aq i poshter.
      Ky shkrimi i tij me ngjan me ate historine e vjeter qe njani e çoj nusen tek dietari me e kqyr se cfare kishte qe ishte nervoze. Dietari e pa dhe i tha burrit qe duhet ti linte vetem ata te dy dhe vetem zoti te ishte i pranishem me meshiren e tij. Ashtu u ba. Diateri konstatoi se burri nuk e kishte pallua nusen dhe filloi e po ja bante vete ate pune. Por kur e pallonte nga mbrapa model qeni ?perdorte nje shishe me kos dhe ia hidhte ne kurriz nga pak kos. Meqene se u vonuan, burri afrohet e shikon per vrima te kasolles dhe i shikon. Eu, tha me vehte, ne kesaj i themi e qime, por ai kosi ma prish mendjen e ndoshta nuk eshte e qime?
      Keshtu qe edhe Qimi, e shikon soastrimin e PD, dhe te vehtes se vet por Luli ja prish mendjen e mendon se ky po ia ben me hile doktorit!!!!???
      Gjermanët thone: “hinter die Dinge sehen”=shiko pertej asaj qe duket. Te vetmit qe mbaten ne liste jane “cubat injorantë” si Paloka, Strazimiri, Halimi dhe perfaqesuesit e “gardes se vjeter”; Tritani (bythaç me kolonelin e sherbimit sekret grek, bashkjetuesi i E. Qirko) si dhe fort i perndershmi Çiftelia ( ndonse si Lipe Shtogu prapa listës) i cili ne vitin 2013 pati thene se “nese Berisha nuk me terezit ne listen e deputetve, shteti grek do te protestoje per mua”!!!?

  2. TokeXanun says:

    Shi shi…e kane mesuar edhe Qimin de beje lojra te tilla. Me demek Qimi po sulmon hapur Sali Berishen, babin e Zen kriminelit. Ore, sa te peshtire qe jeni xhanem, loja duket sheshit. Kujtoni se do i hidhni njerezve te thjeshte, hi syve?!
    Po Lulka as shurren nuk ben dot pa i marre leje “qoftelargut” e jo me te perpiloje i vetem listat e partise.

  3. miri says:

    Zihuni o hileqare parazite ordinere. Llumi i shoqerise Shqiptare. Injorante dhe provinciale. CIM PEKA nuk ndan asnje hall me shqiptare,t por me siguri eshte merzitur se Luli nuk i ka futur te vellain Avenirin ne listat e PD. Eshte ai qe deri para nje muaji negocionte destabilizimin e ballkanit per hesap te Rusise me Sashen, Gruevskin etij….
    O Rrace e qelbur…. E keni marre pak trendi kete pune por do ta shihni ku do shkojne filoruset dhe filoserbet kete here.. Rrofte Daj Semi se per ne keta pushta do rrinin gjithe jeten ne pushtet.
    Iku koha kur vrisje vajza dhe na i shisje paturpesisht si aksident o Cim Peka….. Rrace e qelbur spiunesh, tradhetaresh, servilesh, injorantesh…. te ligj deri ne palce.

  4. I indijuari says:

    Z.Mero
    Nuk do ishte keq te benit nje shkrim “mbi republiken e re”…cfare nenkuptojne basha e sala me republiken e re,ku duan tja dalin me gjasme republiken e re.Pervec “faljeve ligjore” ne republiken e re a do kete edhe kufinj te rinj ne kete republike te re?!?!?!
    Me duket se ja vlen nje shkrim.

  5. cold comfort says:

    USA dhe Ambasades Amerikane perfaqsuar nga Lu LuArvziu i intereson gjithmone nje kriminel apo regjim kriminel ne Shqiperi.Sa per demokraci kete e njohin me mire poplli Amerikan, prandaj edhe PD do mbijetoje. Edrama ta kete mire me Erdoganin dhe Merkel se sa per Ameriken, ajo e do ne hell EDRAMEN.Kush ka nevoje per mjekun te thote ndryshe.

  6. Tirana says:

    Ky qen qe hidhet per cdo kerme qe i ofrohet.

  7. Mynyri says:

    Qimi po e godet me pambuk se thot ne po e mbajmë si flamur sic keni mbajtur ju rucin… Vetwm se xhaxhi sali ka me shum lek se xhaxhi ruci

  8. Asteri says:

    90% e shqiptareve. E duan.saliun.ne burge,kurse to na del avokat mbrojtes,ai prandaj.nuk iken nga.lists.

  9. Asteri says:

    90% e shqiptareve. E duan.saliun.ne burge,kurse to na del avokat mbrojtes,ai prandaj.nuk iken nga.lists.

  10. Gjinika says:

    Ti Cim Peka do qe te mos zgjidhet Saliu deputet? Do qe per kete arsye Saliu te semuret dhe qe shume shpejte te nderroje jete , te shpetoje keshtu pa dhene llogari per te gjitha ato qe i ka bere ketij vendi? Kete do ? Si arrin ti te krahasosh Saliun me Gramos Rucin? Gramozi as ka vrar, as ka vjedhur,as ka qene pjese e skandaleve si Gerdeci dhe 21 jenari, as ka dhuruar teritor te Shqiperise te huajve. Atehere perse ben keto krahasime? Kerkon ti besh shok Saliut per gjyqin e fundit. Mos kujton ti se njerzit gelltisin cdo gje qe thoni ju mjerane qe shume here e beni te bardhen te zeze se keshtu duan ata qe ju paguajne? Jo!

  11. Petriti says:

    ESHT GJEJA ME E MIR QE DO BENTE PER TE MIREN E KOMBIT

  12. vlonjati says:

    pulave u ka hije te kakarisin vetem ne kotec . sali ik me mir vet se do te heq populli me ceremoni pastaj.

  13. Besjana says:

    E drejte eshte ne fakt. Luli ta mendoje edhe nje here,nese do qe te beje Republike te re, ta perjashtoje edhe Saliun se per ndryshe I bie Republike e Vjeter. Shume inatqor paske qene more Lul.

  14. koli says:

    si rrall ndonjehere po folke gja me mend

  15. ledjo says:

    nuk ik ai se po iku nga pd ai e mori lumi pd me keq se ce ka mare kohet e fundit me bashen kryetar te komanduar prej tij?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje