Ekuban: E ardhmja? Do flas si fillim me Kievon, ju tregoj pas 3-4 ditësh

28 Maj 2017, 13:13Sport TEMA

Partizani mund të humbasë menjëherë shërbimet e golashënuesit më të mirë të sezonit, Kaleb Ekuban, i cili erdhi i huazuar te të kuqtë nga klubi italian i Kievos.

I pyetur pas ndeshjes së fundit me Skënderbeut se cila do të jetë e ardhmja e tij, Ekuban nuk ka një përgjigje të saktë, pasi më parë duhet të bisedojë me Kievon, e cila zotëron kartonin deri në verën e 2018-ës. Gjithsesi, lojtari ka pohuar se pas 3-4 ditësh mund të jetë më i qartë.

“Nuk mund të them asgjë rreth të ardhmes sime. Duke ditur se jam nën kontratë me Kievon, fillimisht më duhet të flas me drejtuesit e klubit italian për të parë termat e kontratës. Besoj se pas 3-4 ditësh mund të them diçka më konkrete. Për momentin nuk mund të them më shumë se kaq, pasi më parë duhet të bisedoj me Kievon”, u shpreh Ekuban për “Panorama Sport” pas ndeshjes me Skënderbeun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje