FOTOT/ Leti Sula, një “Lilo Labe” e ushtrisë shqiptare: Kush është gruaja e Forcës Detare me gradën Nënkolonele

28 Maj 2017, 11:35Sociale TEMA
FOTOT/ Leti Sula, një “Lilo Labe” e ushtrisë shqiptare:

Ajo mund të quhet dhe si “Lilo Labja” e ushtrisë shqiptare; nisur kjo nga fakti i të qënit të një gruaje nën armë, e lidhur me të, ndonëse kurrë me ndonjë plagë  në trup siç Liloja e Petros nga Vunoi që la pa fjalë Safa Ymerin nursëz, por dhe se vjen nga Laberia. Bëhet fjalë për një prej tre grave shqiptare që shërben në Forcën Detare shqiptare duke mbajtur gradën e lartë të  Nënkoloneles. Pra janë vetëm tre të tilla me këtë gradë dhe  njëra prej tyre është Leti Sula.

Prej vitesh ajo mban kontakte të ndryshme me mediat në Durrës për t’i informuar mbi veprimtaritë e organizuara në këtë qytet nga Komanda e forcës Detare, siç janë rastet e nisjes se trupave të marinës ne Mesdhe, ceremonitë e pritjeve zyrtare të trupave të NATO-s kur vijnë për vizita ose stërvitje të ndryshme në port, ardhjet e nëndetëseve etj. Po ashtu ajo informon dhe mbi stërvitjet e përbashkëta në kuadër të NATO-s ku marrin pjesë shumë mjete detare, duke qenë se mban postin e shefes se bashkëpunimit  civil dhe ushtarak.

Kjo oficere ka shume vite që shërben në Forcën Detare. Ajo ka lindur në Labëri, në fshatin Kuç të Vlorës, ku traditat ushtarake janë një gjë e zakonshme dhe fëmijët aty klimatizohen që në vogëli me dashurinë për armën, pasi zona njihet si një trevë me tradita patriotike që i ka dhënë vendit shumë dëshmore në të gjitha kohërat. Edhe Leti e pati pasion jetën ushtarake që rininë e hershme.

Përkundër profilit që zgjodhi, fakti që ishte një vajzë e hijshme  dhe mjaft tërheqëse mund ta kishte çuar të zgjidhte të tjera degë studimi të cilat nuk kanë të bëjnë me forcën, disiplinën dhe ashpërsinë, sidozot në shkenca sociale, por që zgjodhi karrierën ushtarake si rrugëtimin jetik të saj, duke e lidhur këtë me temparamentin e një labeje si dhe me faktin e yshtjes për këtë gjë nga ana e familjes.

Ajo tregon se ka mbi 26 vite në këtë shërbim, duke filluar që nga shtatori i vitit 1990. “Aktualisht vijoj të shërbej në detyrën e shefes së degës civile dhe ushtarake për koordinimin e problemeve mes Komandës së Forcës Detare dhe autoriteteve civile, si me pushtetin lokal ashtu dhe me OJF-të”, thotë ajo.

Siç u shprehëm në fillim të këtij shkrimi, Leti pra është ndër tre gratë e vetme që mban gradën Nënkolonele në forcat e armatosura detare shqiptare, gradë kjo mjaft e lartë në renditjen hierarkike të gradave në ushtrinë e sotme, e që përbën rast mjaft e rrallë për një grua, ashu si në tërësin e tërë trupave ushtarake tonat. Leti thotë se profesionin e oficeres e do shumë. “Në  Shkollen e Bashkuar kam shkuar me dëshirën me të madhe. Për këtë më ka mbështetur shumë famija e ime e veçanërisht  babai, që e kishte me dëshirë që të bëhesha oficere”. Dëshira i kishte lindur kryesisht edhe prej të vëllait i cili gjithashtu ishte ushtarak që kishte mbaruar Akademinë Ushtarake të Marinës. Sot Nënkolonele Leti Sulaj ruan mbresa të mëdha nga jeta e saj ushtarake, sidomos nga stërvitjet e përbashkëta me NATO-n.

Asaj i është dhënë rasti që të realizojë edhe filmime ajrore nga këto stërvitje që siç shprehet, ishin të rangjeve më të larta bashkëkohore. /tesheshi.com/

1 komente në “FOTOT/ Leti Sula, një “Lilo Labe” e ushtrisë shqiptare: Kush është gruaja e Forcës Detare me gradën Nënkolonele”

  1. zaho says:

    Laberia ,trime si Laberia ska ne bote vetem qe kthyen fene , trima si jane mund ti rezistonin Anadollit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje