Gjergj Lezhja: Basha doli nga çadra si Tritani nga stadiumi në Lushnje…!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Gjergj Lezhja

Së pari dua të sqaroj se kam vite që nuk marr pjesë aktivisht  në politikë. Pra nuk meritoj asnjë ofiq, ndaj dhe i qetë bëj analizat e mia për zhvillimet politike.

Nuk jam aspak i çuditur nga lista e deputetëve të Partisë Demokratike, ndonëse sëpata e spastrimeve është e pa precedentë në politikën shqiptare.  As Edi Rama nuk ka bërë një spastrim të tillë me një të rënë të lapsit, por ka respektuar në vite ish funksionarët e vjetër të PS.

Mendoj se nuk është vetëm Lulzim Basha, ideatori i kësaj kasaphane, por është një filozofi dhe frymë e ndërtuar që pas humbjes në 2013.

Basha është dhe mbetet një ministër i mirë në një qeveri të mirë. Ai kurrë nuk mund të bëhet udhëheqës i një force politike që pretendon pushtet dhe kjo për të vetmen arsye se, “po t’i heqësh rripin e pantallonave, ato do t’i bien në fund të këmbëve”.

Këtë metaforë e përdor me përgjegjësi pasi e njoh shumë shumë mirë atë dhe të gjithë udhëheqjen e Partisë Demokratike nga krijimi i saj.

Çadra ishte marria më e madhe si aksion politik, duke përfshirë këtu kërkesat ekstreme, si alternativa për zgjidhje. Qesharake dhe foshnjarake ishte dhe është teza e Republikës së Re dhe më vjen shumë keq që pati dhe intelektualë qe shkuan deri në kufijtë e besimit të kësaj përralle.

Dalja nga çadra e Bashës më kujton daljen e Tritan Shehut nga stadiumi i Lushnjes në vitin e mbrapshtë ‘97. Vetëm se Tritani bëri një akt sublim dhe pësoi atë që çdokush mund ta pësonte, kurse Basha hyri dhe doli nga kjo histori si një personazh butaforik, por dhe hileqar në ndërmarjen e tij.

Them hileqar, sepse në pamundësi për të ngritur “ushtrinë” e PD në këmbë për 4 vjet, ngriti një çadër për të krijuar përceptimin e një lëvizje që për asnje moment nuk funksionoi, si dhe ndërtoi fabulën e humbjes, si rezultat i vjedhjes së votës. Të gjitha këto në funksion të një politike personale, të dështuar.

Jam terësisht i zhgënjyer me dy kandidaturat në qeveri. ministrja e Financës, një juriste medioker, me zero përvojë dhe me zero kurajo administrative, një intrigante dhe mjaft e përkëdhelur në të gjithë vitet e pushtetit tonë, kurse ajo e Ministrisë së Çështjeve Sociale, një individ i rritur rrugëve të pushtetit dhe të parave.

Kam qenë shumë i qartë për atë çfarë ndodhi sot. E kam parashikuar që para katër vjetësh, por gjithsesi nuk e kam menduar se pamëshirshmëria ndaj bashkëpunëtorëve e bashkë luftëtarëve, do të ishte kaq ekstreme dhe kaq imperative në realizim. Gjithsesi ndjehem i qetë dhe shumë i kthjellët që i kam ndenjur mënjanë gjithkujt, pa asnjë përjashtim në forcën politike, ku unë jetova pjesën më të bukur të jetës time.

Autori ka qene drejtuesi i sektorit të organizimit në PD më pas zëvendës ministër i Brendshëm dhe Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë. Sot  është këshilltar i Presidentit për Sigurinë Kombetare. /Citynews/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

19 komente në “Gjergj Lezhja: Basha doli nga çadra si Tritani nga stadiumi në Lushnje…!”

  1. "NAIVI" says:

    Harruat te thoni se , pervec CV-se qe permendet per Gj.Ljezhen , ai ka qene dhe vazhdon te mbetet shefi i sherbimit sekret brenda vete Partise Demokratike , nen drejtimin direkt te S.Berishes , qe kontrollon , jo vetem kundershtaret politike , por edhe bashkepuntoret e afert dhe te larget te bajraktarit te Vicidolit . Ky eshte edhe misioni i tij , maskuar me funksionin e “keshilltarit” te presidentit kukull , B.Nishani . Kjo eshte njohur si nje praktike e tipit fashist , injektuar ne PD , nga agjenti i vjeter i UDB-se .

    1. Cold comfort says:

      Po si nuk doli nje Katolik i sakte te gjithe te peshtire …nikoll leshi,frroku,aleksander frangaj ,tom doshi, prengaj,zhozefina etje tj..qe mbeshtesin gjithshka kundra interesave kombetare…injorante ne kulmi qe kane turperuar te paret e tyre….

      mjafton te lexosh deri kur thote ky Banditi i PD …qe Lulzim Basha ka qene minister shume i mire, ta kuptosh cfare budalliqe do na servire me tej ne shkrim….

  2. shkodrani says:

    Ky autori eshte nje bythelepires i papare, edhe pak jave keshillon Jarin per siguren e prapanices se Jarit kur shkon ne nevojtore vetem.
    Ju pseudo katoliket ne politike jeni turpi i katolicizmit, ti, Jozefina, Bumçi, plehra te gjithe jeni, me perjashtim te Francesco Balliut, i cili ecen kryelarte ne rrugen e revolucionit.

  3. razo says:

    Saliu pasi te perdori, te shtrydhi si limon gjithe ato vite te ka lene jashte rrethit te tij. Sot po i bie Bashes te na mbushesh mendjen se qenka faji i tij kur edhe nje femije e di ne shqiperi qe ka vetem nje Sali ne PD dhe asgje nuk behet pa fjalen e tij.

    Nuk je as i pari dhe as i fundit qe ju perdori Saliu si lecke. PD eshte parti qe pabesine e kane ne gen. Nuk behet kurre me dhe njerez si ty jane kamikaz politik nuk do ta kene kurre kurajon ti dalin kunder idhullit te tyre.

  4. @ says:

    Ndoshta eshte me porosine e Berishes ky shkrim i Gj. Lezhes.. sepse Basha e ka kryer misionin e tij dhe ka ardhur koha te zevendesohet..

  5. Kellira says:

    Po pergatitet largimi i Bashes.
    Nishan(lliu) me sa duket eshte ne rrugen e drejtimit te PeDe-së…

  6. Teuta says:

    Ti Gjergj,duhet te ishe ne burg per 21 Janarin. Idhe ti ai ae fshive filmiet me urdher te Berishes e te Bashes. tani mos shaj as Bashen e as njer te PD,paBerishene dim qe jo vetem nuk e shan ,por cdo nate mund ti lash edhe kembet. RRi aty e falu te Saliu ,i cili urdheron edhe sot drejtesine e te shpetoi nga burgu. Mos e trazo ate gjene e lige se bie ere………..

  7. Viroi says:

    Pse prite kater vjet per ti thene keto gjera more trim? Ju nuk keni pas parti per shqiperine, nuk keni nxitur lirine e fjales dhe nuk jeni ne gjendje te nxirni nje lider. Si parti hajdutesh ju mund te nxirni bandite, por Jo demokrate. Nuk e di por thone se ajo lista me emra anonim ka kushtuar shume.

  8. Studenti says:

    Shtoni tek CV-ja e Gjergjit se ka qenë menaxhuesi dhe mbikqyersi i procesit të manipulimit, fshirjes dhe fallsifikimit të kamerave të kryeministrisë (me urdher të kriminelit S.B,), me qëllimin e fshehjes së të vërtetës të ngjarjes së 21 janarit 2011.
    Kjo gjë u vertetua edhe nga ekspertët e FBI.

  9. lili says:

    Z. Lezhja ju jeni mbase i vetmi person qe nuk keni te drejte te komentoni asgje. I harruar spastrimet ne administrate apo 21 janarin. E vetmja gje e mire qe mund ti beni ketij vendi eshte te heshtni.

  10. corape kuqi says:

    Artikulli skishte elokuence po kishte dy thenie te bukura dhe te verteta.
    Bashes po tja heqesh rripinve pantallonave( berishen), i bien ato ne toke.
    Dhe hyri dhe doli me presh ne bythe si teitani ne lushnje.
    Te verteta.

  11. sulo Permeti says:

    Gjergj te kam paragjykuarsi “besniku “i Saliut,por me kete artikull ke marre noten 10.

  12. Mondi says:

    Gjergji,ku ishe ti kur i ndodhi ai incidenti Tritanit,se une te kam njohur si shef neper bodrumet e Berishes,dhe nuk behesh gje pa e marre vesh ti.Te larguarit deklaruan qe eshte veper e Basha-Berisha,ti mendon ndryshe??? Me thuaj se jam demokrat ti mendon se Basha vepron pa Berishen? Gjergj ti je mesuar te influencosh ne vendosjen e deputeteve dhe te perfitojsh ndonje kocke,se mish perfitove kur merje tenderat e portit te Durresit dhe e futet dhe ne burg drejtorin e shkrete.Gjergj Lezhja shko merr kestin tek Kilja (Arqile Goreja) po ke mbetur pa leke.

  13. Besi says:

    Z Lezhnja, ikeni rene pikes, kushdo qe i njeh lulin dhe keto ministra bythe, ose turpi ililit dhe i pd,te thote bravo, te vjen keq qe pd eshte kthyer ne haraç parash te familjes se lulit dhe berishes.

  14. Lennard says:

    Na gjej ate Serverin e 21 Janarit ,pastaj na dil ne Publik.Ke nje pirg me pislleqe ne Kurriz O leshi i Gjergjit

  15. pokeristi says:

    E vetmja vlere qe mund te arish ti Gjergj dhe e ke ti ne dore eshte,te jesh nje deshmitar i sinqerte e i penduar per gjithe periudhen qe je i ingranuar ne pushtet e ne shtet.
    Roli i analistit nuk te shkon e nuk te takon.Kaloje kete pjese te jetes duke ruajtur vetem nje fytyre.

  16. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Thenia me e bukur e javes !

  17. albaniafirst says:

    … Basha mbetet nje minister i mire ne nje qeveri te mire …
    Ketu e ndalova leximin e ketij artikulli idjot. Te quash Bashen nje “minister te mire” tregon se gjate qeverisjes “se mire te PD” o ja ke futur gjumit, ose je i manget nga trute e kokes.
    Po le te mos merremi me “qeverine e mire te Berishes”, pasi me te eshte marre historia, por le te ndalemi tek “ministri i mire” i Qeverise Berisha.
    Si minister i Ndertimit, beri nje rruge qe kushtoi sa 4 fishi i rrugeve te tilla qe ndertohen ne Europe. Gojet e liga thone se paret ekstra u futen ne xhepat e Ministrit te “mire” dhe te shefit te tij Berisha and Co. Si Minister i Brendshem, ky i ashtuquajturi “minister i mire” vrau 4 njerez ne mes te Tiranes. Kulmi i te gjithave ishte qe ky palo minister projektoi dhe firmosi nje marreveshje qe i hiqte Shqiperise qindra kilometra katrore te detit te jugut. Lulezim Bashes mund ti falen paret qe mund te kete vjedhur si minister i ndertimit. Mund ti falet edhe gjaku i atyre qe vrau ne mes te Tiranes diten per diell. Po ja falim edhe mosberjen e asnje pune ne Tirane si Kryetar i vjedhur i Bashkise. Ate qe une personalisht dhe miljona shqiptare te tjere nuk e kaperdijme dot ishte falja e territorit tone kombetar Greqise sikur ti kishte cifligun e te jatit. Ky bastard, vetem per kete krim, meriton te varet nga gjuha ne mes te Tiranes sebashku me ustain e tij qe e perdor si kukull.

  18. Durrsaku says:

    Ti Gjergj Lezhja je esenca e njeriut me te erret,e atij njeriu qe pa piken e turpit vazhdove punen si sigurims ne shik-un e 91-96 athere kur ne durres asnje nuk afroheshe ne kete sektor,dhe me vone dhe pse u angazhove ne detyra te tjera nuk hoqe dore nga te qenit nje spiun dhe njeri i puneve te erreta ne bashkepunim me Kulicin,dale dale se ke haqe per te lare se ke marre njerez ne qafe me hakmarriet e tua te tipit sigurim i shtetit per interesat e tua korruptive kur ishe zv min i brendshem dhe sekretar i kesh ministrave. Shperthimi yt nuk ka lidhje me PD po me mbydhjen e deres se siduket Basha sti pranon e ska nevoje per sherbimet e tua. Ptu qenie e neveritshme.

Lini një Përgjigje te © KENDVESHTRIM TJETER © Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *