Gjergj Luca, binzesmeni që ka sjellë Suedinë në Elbasan. Qindra gra të punësuara dhe kopsht për fëmijët e tyre brenda fabrikës

28 Maj 2017, 18:54Politika TEMA
Gjergj Luca, binzesmeni që ka sjellë Suedinë në Elbasan.

Fabrika më e madhe e përpunimit të peshkut dhe të frutave të detit në vend, “Rozafa” ndodhet në Labinot të Elbasanit. Kjo sipërmarrje, një prej investimeve më të rëndësishme në qytetin e Elbasanit, është model për punësimin dhe trajtimin e punonjësve, me kushte pune të standardeve europiane. Për të parë nga afër investimin, si dhe për të diskutuar se c’mund të bëhet më mirë në të ardhmen, ishte në mjediset e saj, Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini dhe deputeti i zonës Taulant Balla.

Sipërmarrësi Gjergj Luca tregoi se në planet e tij parashikohen edhe dy projekte të tjera, të cilat do të rrisin ndjeshëm punësimin në zonë. Por sipërmarrësi kërkoi edhe angazhimin e strukturave të tjera të pushtetit për ta nxitur atë. “Kemi dy projekte të rëndësishme që duam t’i mbyllim.

Taulantin e kemi pranë e kemi dëshirë që këto dy fabrika të tjera t’i mbyllim brenda shkurtit. Unë kam një staf që i nxjerr me makina fshat më fshat për të kërkuar njerëz për punësim. Të gjithë këta politikanë a kanë mundësi ti motivojnë këta njerëz? Ne kemi hyrë shtëpi në shtëpi. Kemi hapur një zyrë në Cërrik e kemi lënë disa veta që i shpjegojnë njerëzve gjithë proceset e punës. Por kemi vënë re një fenomen, në zonat e varfëra, gjithë ditën telenovela, nuk luan njeri nga vendi. Këta njerëz duan politika për ti nxjerrë nga shtëpia.”

Kryeministri Rama tha se çdo sipërmarrje ofron vazhdimisht vende të reja pune, por duhet të zhvillohen profesionet dhe motivohet dëshira për ti përvetësuar ato. “Ideja e të jetuarit me ndihmë ekonomike është e njohur botërisht që i paralizon njerëzit. Prandaj duhen nxitur më shumë. Unë e di që të gjithë ata që e shohin Shqipërinë nga televizioni dhe që rrinë në kafe gjithë ditën, sa herë dëgjojnë për punësim thonë “ku ka punë këtu?” Por të gjitha ndërmarrjet, p.sh., nga Zogu i Zi deri në Durrës kanë vende të lira pune. Problemi është që duan njerëz që të kenë zanat ose gatishmërinë që të marrin një zanat.”

Shumë nga punonjëset e kësaj fabrike, janë vajza të cilat kanë kryer arsimin e lartë, dhe që në këtë sipërmarrje kanë marrë një zanat. “Këto vajzat këtu janë me master, kjo tjetra është me ekonomik. Gjithë stafi që kam këtu, më ka dalë vetëm nga prodhimi.” – tregoi sipërmarrësi Luca.

Përveç teknologjisë moderne të saj, ajo për të cilën kjo fabrikë është model i të gjitha sipërmarrjeve, janë kushtet e punës të standardeve të larta. Aty ka kopësht dhe çerdhe për fëmijët, të cilët nënat e punësuara mund t’i marrin me vete.

Kryeministri u shpreh se një shembull i tillë duhet të jetë nxitës për t’u ndjekur edhe nga sipërmarrje të tjera. “Edhe kultura e punës dhe gjithë kjo që keni krijuar ju këtu, është gjë e madhe. Duken si gjëra të vogla, por janë gjëra që bëjnë diferencën. Nuk është çështja thjesht tek paga, por dhe tek të ndjerit pjesë e një kolektiviteti. Shumë ndërmarrje kanë filluar të investojnë në këtë pjesë. Por ka edhe probleme dhe njerëzit nuk kanë dhe faj se ka dhe një perceptim që nuk është komplet pa bazë. Nuk është se kudo ku shkon në një ndërmarrje private, trajtohesh si këtu.”

Sipërmarrësi Luca tregoi gjithashtu se me iniciativën e tij po ndërton një shkollë profesionale që do të shërbejë për trajnimin e punonjësve. “Aty në hyrje po bëjmë një shkollë për të specializuar punonjësit, shkollë marine dhe për teknolog. Pra shkollë profesionale. Dhe një sallë të madhe leksionesh.”

Kryeministri tha se me zhvillimin që ka marrë prodhimi vendas, ka ndryshuar raporti import/eksport, duke ulur ndjeshëm importin. Kryeministri tha se është shumë e rëndësishme kualifikimi i punonjësve dhe krijimi i kulturës së punës. “Është rritur prodhimi vendas ushqimor dhe është ulur importi. Duhet të shkojë më shumë, por është goxha përmirësim, që tregon se njerëzit punojnë.

Patjetër që ka plot probleme papunësie, por problemi kryesor me papunësinë që kemi ne, është kualifikimi dhe kultura e punës. Veliaj më thoshte kur ishte në ministri se 95% e atyre që vijnë në zyrën e punës, që insistojnë tek zyra e punës e që në fund fare u jep punën e ikin duke thënë “faleminderit”, janë ata që kanë qenë në emigracion, se ata kanë kulturën. Këtu është një luftë e madhe për të kaluar këto dy pengesa. Por mungesa më e madhe është ajo e kualifikimit. Se u mësuan të gjithë të jenë juristë.”

17 komente në “Gjergj Luca, binzesmeni që ka sjellë Suedinë në Elbasan. Qindra gra të punësuara dhe kopsht për fëmijët e tyre brenda fabrikës”

  1. miri says:

    Bravo Fratelo…. Je gjigand….Per te tille njerez ka nevoje Shqiperia…jo si Koco Kokedhima e Fahri Balliu.
    Njerez te punes, me djersen e tyre dhe jo me tendera shteti. Urime Gjergj Luca dhe turp per ata horrat e PD-se qe pengojne qytetaret te punesohen atje…I duan te varfer se keshtu i perdorin me lehte.
    Respekt per njerezit e punes..keta do ta bejne Shqiperine… IDEALISTET DHE FAMILJET E FISME…. URIME

  2. Niku says:

    Eshte plotesisht e vertete. Tu lutesh njerzve hajde punoni dhe keni rroga te mira dhe bejne naze. Preferojne 3 -4 mije leke asistence dhe te rrinë gjithe diten sesa te marrin 30 -40 mijie duke punuar. E vertete qe 30 mije nuk eshte ndoshta shume por nuk jane edhe pak.
    Me kujton ate barcaleten kur nje investitor pyeti disa pjesmmares ne nje proteste se pse po protestonin i thane per pune. O shume mire hajdeni se kam nevoje per punetore dhe ju pergjigjen pse ne na gjete ti te na ofrosh pune…

  3. Labinoti says:

    Pse nuk thote ky ndrec lluci sa I paguan punetoret.
    Ky I shfrytezon ne maximum dhe na del e na ben si
    I zgjuar.

    1. anticensurë25642654 says:

      mir mor lal se ky nuk do me e thon,po përse nuk ja “çjerr surratin ti” duke na treguar sa i paguan??
      atëherë,sipas asaj që shkruan ti,mund të them se ata njerëz që punojnë me “një rogë as minimale”,qënkan me një sedër që mund ta themi shqiptari(si e kemi ne mendimin për sedrën e shqipos)dhe nuk lypin atë mut asistence!!
      o noti,po të flasim me llogjikë ekonomike,ata punojnë se minimumi rroga është më e lartë se asistenca!dhe po qe më e lartë!?
      atëherë prapë jamë më mirë se të jenë lypsarë!!unë do ta kisha pranuar dhe me rrogë të barabartë me asistencën!!do të fitoja lekët e mija e jo taksat e tua!!
      unë nuk e di sa paguan gjergji,por kam dëgjuar fjalë të mira!!të kesh 3500 punonjës nuk është gjë e lehtë!!
      bravo i qoftë!!

  4. Roxafa says:

    Ku lluci I paguan mizerje punetoret. Hajdeni pyetni
    Ketu ne Labinot. As pagen minimale nuk marrin.

    1. Shqiptari Ilirise says:

      Sa i paguan mo?Na i thuaj ti meqe e di se kete pyetje e bere nja 20 here gjate transmetimit live.
      Sigurisht qe nuk do i paguaje sa puntoret e Suedise se pse do mernin suedezet prodhimet shqiptare nese Luces do i dilte me koston qe mund ti blinin ne vendet e tjera te BE.
      Perpara se te flisni keq per te tjeret mundohuni te beni ndonje pune vdte dhe mos rini ne kafe dhe lloto.

  5. Mik says:

    Ketu ka t’bajn edukata familjare !! Gjergj LUCA asht djali i Ndrek Luces. Ndrek Luca nuk ishte operativ sigurimi por, nje nga aktoret ma te respektuar qe ka nxjerr Shqiperia.

  6. labinotsi says:

    Kujt ja thoni kto more,ju qe u thurni lavdi pushtetareve dhe ngelet duke genjyer kete popull,me 4mije leke te vjetra punojne grate ne ate punishte peshku, boll mashtruat!!!!!!

  7. saja says:

    Pse nuk i pyesni punetoret sa e kane rrogen? Me zor arrijne te marrin 500 leke ne dite. Ai pronari Luca do futur ne burg se nuk i jep rrogen minimale punetoreve.

  8. LORA says:

    Lajm I shkelqyer.
    E kam degjuar njehere ne tv. zotin Gjergj Luca,,,qe fliste me shume pasion dhe pergjegjshmeri per emergjencen e markates se peshkut ne Durres dhe nxitjes e promovimit te industrise se peshkut ne Shqiperi.
    Ja, keto jane shembujt qe I nevojiten zhvillimit dhe punesimit dinjitoz ne vendin tone.
    Respekt shume per kete djale dhe urimet me te mira per per arritjet e tij dhe projektet qe patjeter do t’ia arrije t’i jetesoje.
    Gjergji eshte djali I Ndrek dhe Mimika Luces ,te cilet i kane dhene me te miren artit dramatik dhe kinematografise shqiptare,,,eshte I fisem dhe model I nje sipermarresi fisnik dhe efektiv.

    1. Lugati says:

      o lora partizonja hiqe perden me foton e ed lugatit qe ke para syve e s shef gjo tjeter vetem ripjellje…leje te flasin ata qe jetojne aty dhe e njofin..ke qef me bo propogande ti
      ..rri e qete se prape fiton ripjellja jote..nuk te heq njeri nga puna qe ke ne administrate..boll na cave rroten..me ket propagande 50 lekshe

  9. Lalai says:

    Shume komentuesa ja fusin kot nuk e di per cfare po mbase trurin e kane sa peshku qe perpunohet aty.
    Cfare shkruhet eshte e vertete,ka bere kopesht,cerdhe,dhe punetore nuk gjen.
    Rrogat jane rreth 400.000 lek plus siguracion.
    Luca ka dhe dy fabrika te tjera dhe shet nebgjithe europin,po shqiptaret si gjithmone jane vari [email protected] mendjen per llafe pazari e kane.

  10. Asus says:

    Bravo atij qe ka ngritur kete linje perpunimi. Lerini llafet dhe shtroni bythen ne Pune. Asgje nuk arrihet pa djerse e lodhje. Ata we punojne aty do jene te gatshem neser te punojne ne fabrika te ngjashme te evropes, etj, etj. Kapitalizmi keshtu eshte zhvilluar duke punuar nga 14 ore ne dite. Mos u tallni me investitoret. Ata krijojne produkte dhe vende pune per te tjere kur ju nuk krijoni dot nje vend pune per vete tuaj. Punoni, punoni dhe vetem punoni, sepse do ndryshoni veten, jeten tuaj e te families. Pa pune do vdisni Jo vetem financiarisht po dhe si njerez.

  11. horri says:

    Sa keq.Pse nuk thua zotrote qe rroga u shkon 150 000 leke ne muaj dhe kjo, nese kapin normen.Shume pak e arrijne ate te shkrete.Kjo qe kerkon puntore eshte e vertete se asnje nuk i rri me keto pagesa.Pyeteni kete skllavopronar te ri ku i derdh mbeturinat.E dini ju se i gjithe lumi Shkumbin nga ku furnizohen me uje te pijshem gjithe qytetet duke filluar nga Elbasani eshte ne gjendje alarmante kontaminimi.Po kush flet? Kane te gjithe frike? S’ka ministri mjedisi apo task force.Eshte bere nje lum llum ku ke frike se mos te zere kolera.Te gjithe kurrizet e karkalecave, dhe kembet e papasterite e frutave te detit qe pastrohen aty, hidhen ne Shkumbin.Pse nuk e thoni edhe kete gje.

  12. malsori says:

    Bravo, model i nje bisnesi te suksesshem qe e ka nisur prej shume vitesh.

  13. Erion says:

    Ne Popull dembel.Bravo Luces

  14. Roza says:

    Te lumte.
    Ata me mendje te hapur shikojne se në Shqiperi po te duash arrin europen.
    Na frymezon i nderuar Luca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje