Helmimi në miting, sqaron Ministria e Shëndetësisë: Konstatimi ynë për të lënduarit

28 Maj 2017, 12:31Sociale TEMA

Lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmë në Tiranë pas mitingut të PD-së ku u lënduan të paktën 50 persona, ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë.

 

Sipas MSH, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në orët e para të mëngjesit janë paraqitur pacientë me shenja të helmimit (intoksikacion) si: skuqje të syve, djegie të syve, irritim të shprehur të lëkurës në zonat e ekspozuara të fytyrës dhe qafës, si dhe në raste të veçanta edhe vështirësi të lehtë në frymëmarrje.

Po kështu, rreth orës 5:00 të mëngjesit është paraqitur edhe lideri i opozitës Lulzim Basha me simptoma të ngjashme.

Ministria e Shëndetësisë thekson se po punohet për zbulimin e shkakut të këtyre simptomave.

NJOFTIMI I PLOTE

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (28 maj 2017) janë paraqitur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pacientë me shenja të helmimit (intoksikacion) si: skuqje të syve, djegie të syve, irritim të shprehur të lëkurës në zonat e ekspozuara të fytyrës dhe qafës, si dhe në raste të veçanta edhe vështirësi të lehtë në frymëmarrje.

Sipas referimeve të marra nga mjekët në shërbim, të gjithë këta pacientë kanë qënë pjesmarrës në aktivitetin e hapjes së fushatës elektorale të Partisë Demokratike, një natë më parë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë.

Mes pacientëve, rreth orës 5:00 të mëngjesit është paraqitur edhe lideri i opozitës z.Lulzim Basha me simptoma të ngjashme.

Ministria e Shëndetësisë po punon për evidentimin e rasteve edhe në spitalet rajonale dhe qendrat shëndetësore në vend. Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë pjesa më e madhe e rasteve. 76 pacientë nga të cilët 9 janë shtruar në shërbimin e okulistikës dhe janë nën vëzhgimin e specialistëve.

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Rendit dhe Drejtorinë e Policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

6 komente në “Helmimi në miting, sqaron Ministria e Shëndetësisë: Konstatimi ynë për të lënduarit”

  1. Marku says:

    Me siguri duhet te jete ndonje “diplomat” rus ose serb qe ishte aty ne miting per te pare se mos kishte serb qe merrnin pjese ne miting .

  2. DETARI [email protected] says:

    Rusiiiiiaaaa ,Ruusssiiiiiiiiiiiiiiiiiiiia ,ajo ka interes per keto gjera se nuk i eci plani i saj me PD !

  3. kuq e zi says:

    kapni per veshi vishon e gazidedes te tregoje se cka hedh
    me kot lodhen te paraqesin pd-n si viktime
    sepse kofoma nuk mund te vritet ka kohe qe ka ngordh

  4. Mark says:

    E kane bere agjenturst ehuaja.

  5. Mark says:

    E kane bere agjenturst ehuaja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje