Ish-ministri i Shëndetësisë: Helmimi në mitingun e PD nga faktorë të jashtëm

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Dhjetëra simpatizantë të Partisë Demokratike që morën pjesë dje në mitingun hapës të fushatës zgjedhore në Tiranë e kanë kaluar natën në spital për shkak të një helmimi ende misterioz.

Ata kanë pasur probleme me sytë, irritime dhe djegie. Mes pacientëve ka qenë edhe vetë kreu i PD-së Lulzim Basha. Ndërkohë që rasti po analizohet nga mjekësia ligjore për të zbuluar shkakun e helmimit të 76 personave, “BalkanWeb” në përpjekje për të kuptuar se çfarë ka ndodhur ka biseduar me ish-ministrin e Shëndetësisë, mjekun Tritan Shehu, kandidat zyrtar i PD për deputet në Gjirokastër. Ai deklaron për “BalkanWeb” se kemi të bëjmë me një veprim të dëmshëm mbi organizmin nga faktorë të jashtëm.

Shehu nuk pranon të ngrejë dyshime se cilët mund të jenë këta faktorë, por përjashton disa. Ai thotë gjithashtu se helmimi ka ndodhur tek njerëzit që ndodheshin rreth tribunës. (shih në foto kryesore)

Zoti Shehu çfarë ka ndodhur me mbështetësit tuaj që kanë përfunduar në spital?

Kemi të bëjmë me një veprim të dëmshëm mbi organizimin e njeriut nga faktorë të jashtëm. Kjo është e sigurt. Ka irritime të syve, ka dëmtime të epitelit të kornesë, është masive që tregon që ka pasur një faktor të jashtëm.

A kemi të bëjmë me dëmtime të përhershme?

Jo, jo. Një pjesë e madhe ka pasur vetëm irritime. Këto simptoma japin dhimbje, japin skuqje, kërkojnë një pushim.

A keni ndonjë dyshim se cili mund të jetë shkaku i këtij helmimi?

Shkaku iu takon organeve paraprake, mjekësisë ligjore. Do presim rezultatet e tyre për të folur për shkakun.

A mund të ketë ardhur nga tullumbacet?

E përjashtoj nga tullumbacet. Nuk ka ardhur nga tullumbacet.

Po nga fishekzjarrë, a ka pasur fishekzjarrë?

Në një ambient të hapur edhe nëse fishekzjarrët shkaktojnë ndonjë dëmtim është për personat më të afërt, jo aq masivisht. E hedh poshtë këtë hipotezë.

Po ku dyshoni, pse mund të ketë ardhur ky helmim? A mund të ketë hedhur dikush një substancë?

Nuk mund të bëj asnjë konkluzion. Duhet të presim rezultatin e ekspertëve mjeko-ligjorë.

Ju i keni vizituar pacientët në spital?

Kam qenë që në 2 të natës në spital. Kam qenë pranë tyre, i kam parë, por s’mund të them asgjë për shkakun.

Personat që janë helmuar në cilën pjesë të turmës kanë qëndruar gjatë mitingut?

Bëhet fjalë për pjesën qendrore rreth tribunës./balkanweb/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Ish-ministri i Shëndetësisë: Helmimi në mitingun e PD nga faktorë të jashtëm”

  1. tfgs1 says:

    ISIS e filloi ”festimin” e Ramazonit duke skuqur sumat e birazereve sunitoshqipfoles te PD-se ……..allah uakbar!

  2. Timi says:

    Kjo eshte e thjeshte. Dikush ka hedhur leng lotsjelles. Kete mund ta bejne agjenturat e huaja ne bashkepunim me zenistet dhe esadistet shqiptare per te krijuar konflikt ne Shqiperi. Njihet qe ka gaz lotsjelles dhe leng lotsjelles. Lengu avullon dhe irriton syte. Eshte nje procedure e njohur ne vendet diktatoriale qe perpiqen te ndalojne protestat. Une mendoj qe dikush nga jashte vendit po perpiqet te destabilizoje Shqiperine. Kjo po ashtu mund te jete bere edhe nga Zeni me shoket e tij per te akuzuar KM Rama qe po sulmon dhe po perdor mjete te tilla kunder opozites. Berisha dhe sherbimet serbe do te vazhdojne me cudira te tilla qe nuk jane degjuar ndonjehere ne Shqiperi. Djallezite dhe poshtersite e PD-se dhe Berishe esadistit nuk kane te sosur. ‘Te gjitha gjurmet te cojne ne qelle’ thuhej me pare’. Dhe qela eshte Sali dhe Lulzim serbistet.

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Po qe se ne miting nuk ka qene Birisha,nuk ka nevoj per ekspertize mjeko-ligjore !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *