Kombëtarja U-19 humbet në finalen e “Lazio Cup” me penallti

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kombëtarja U19 e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani ka humbur finalen e turneut “Lazio Cup”, Shqipëria U19 – Italia B U19 me penallti me rezultatin 3-4, ndërkohë që koha e rregullt dhe shtesa ka perfunduar me rezultatin e bardhë 0-0.

Fati nuk ka qënë me kuqezinjtë, në minutën e 26 të pjesës së parë, arbitri ka ndeshkuar me karton të kuq mbrojtësin Mikael Bytyci.

Pavarësisht kësaj Shqipëria ka bërë një ndeshje të shkelqyer me plot raste por nuk ka mundur të gjejë golin e fitores në finalen e orës 10:30, luajtur në Piedimonte San Germano.

Shqipëria ka marre trofeun e vendit të dytë dhe portieri i perfaqësueses sonë, Angelo Tafa ka marre trofeun e portierit më të mirë të turneut, i cili u zhvillua nga data 23-28 maj 2017.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *