Ministria e Shëndetësisë: 140 persona janë helmuar në mitingun e PD

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ka shkuar në 140 numri i personave që kanë kërkuar ndihmën mjeksore pas mitingut të PD-së, ku midis tyre 14 pacientë vazhdojnë të jenë të shtruar në spital.

Për mes një njoftimi për median Ministria e Shëndetësisë thotë se pas komunikimeve me spitalet rajonale dhe qendrat shëndetësore në vend raportohet se në Elbasan janë paraqitur 4 raste me suspekt konjuktivit si dhe në spitalin rajonal të Durrësit, 5 raste me të njëjtën diagnose.

Njoftimi i plotë:

 

Ministria e Shëndetësisë ka ndjekur nga afër dhe me shqetësim gjatë gjithë ditës së sotme gjendjen e pacientëve të paraqitur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pas incidentit të ndodhur në aktivitetin e Partisë Demokratike.

Nga shërbimi i urgjencës së okulistikës, raportohet se që prej mëngjesit numri i pacientëve ka ardhur duke u rritur. Janë 140 raste të paraqitura për të marrë ndihmën e parë, ku midis tyre 14 pacientë janë shtruar.

Aktualisht në shërbimin e okulistikës në QSUT, po marrin shërbim 7 pacientë. Gjendja e tyre është e stabilizuar por mosnjohja e agjentit shkaktar ka imponuar monitorimin nga afër të tyre për ndonjë komplikacion të mundshëm.

Edhe pacientët që janë paraqitur më vonë shprehin të njëjtat shenja klinike, të një intoksikacioni (helmimi), si: skuqje të syve, dhimbje të syve, marramendje, të vjella, turbullim shikimi, skuqje në zonat e fytyrës dhe qafës, marrje fryme.

Pas komunikimeve me spitalet rajonale dhe qendrat shëndetësore në vend raportohet se në Elbasan janë paraqitur 4 raste me suspekt konjuktivit si dhe në spitalin rajonal të Durrësit, 5 raste me të njëjtën diagnozë.

Ministria e Shëndetësisë vijon komunikimet me organet shtetërore kompetente ligjzbatuese për zbardhjen e ngjarjes.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Ministria e Shëndetësisë: 140 persona janë helmuar në mitingun e PD”

  1. erion brace i verteti says:

    Ky mund te jete nje sulm terrorist

  2. meti says:

    … ha,ha,ha … Turpet vazhdojne …
    – U mesuam me keto lloj lojra kalamanjsh te Cetes-PD, qe vazhdon te “sajoje” dhe “mashtroje” publikun, i cili po e shohin me syte e tyre se si po shkerrmoqet Cata-PD e Berishes dhe Bashes …

    Nese do ishte e vertete keta 140 persona te ministres teknike te Cetes-PD jane manipulime dhe teper qesharrake, sepse keto mund te ndodhin vetem ne ambiente te mbyllura (salla, aeroporte … ) dhe jo ne ambietet jashte, pasi te gjithe llojrat e gazeve jane te lehte dhe ngrihen lart ne ajer (ne forme tymi sic kemi pare me lendet kimike ne luften e SIRISE) ….

    … ha,ha,ha …. u bene qesharake … fundi shkaterrimit te kesaj Cete-Verioresh po vjen … jane tmerruar nga humbja “gjigande” qe do pesojne ne zgjedhjet e 25 Qershorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *