Lëndimi i militantëve të PD dhe Lulzim Bashës, reagon PS: Hetimet të thonë fjalën e tyre, PD të mos merret me teori konspiracioni

Ka reaguar per here te pare pas paraqitjes ne spital te dhjetra simpatizanteve te PD qe moren pjese dje ne miting, Partia Socialiste e cila thote se hetimet per ngjarjen po vijojne.

Reagimi i Partise Socialiste:

Ditën e sotshme, në orën 5:00 të mëngjesit, drejtori i përgjithshëm i Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës ishte pranë njerëzve që kërkuan ndihmë për simptomat e shfaqura.

Gjysëm ore më vonë, drejtori i përgjithshëm i policisë urdhëroi sigurimin e hapësirës publike ku u zhvillua aktiviteti i mbrëmjes së djeshme dhe hetimet vazhdojnë ende.

Pra, institucionet po punojnë dhe të gjithë autoritetet përkatëse ishte gati për të ofruar ndihmesën e vet.

Thënë kjo, ne i bëjmë seriozisht thirrje PD-së që të përqëndrohet te çështjet e vërteta të fushatës dhe të mos merret me teori konspiracioni.

Partia Socialiste i uron shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve, dhe veçanërisht liderit të Opozitës. Ne dëshirojmë që ai të bëjë fushatë dhe jo të flasë për konspiracion, gjë e cila tregon se në çfarë gjendje të çoroditur është Partia Demokratike.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Lëndimi i militantëve të PD dhe Lulzim Bashës, reagon PS: Hetimet të thonë fjalën e tyre, PD të mos merret me teori konspiracioni”

  1. ☆Gopisti i NSHRAK.-ut☆ says:


    PëDëistat
    Mirë ta dinë
    Vetë i Pordhën
    Vetë i pinë…
    .
    .
    .
    2.
    Nuk i shkoi ndërmënd
    Lulezim bandillit
    Që vetë do i pinte
    Pordhët e Plakave të Prillit!

  2. Labi says:

    Ka pjerdhur Berisha ashtu si helmoi detin e dhermiut ngaqe shuroste pa nderprere nga prostata. Grazie

  3. lumi says:

    PD e ka ministrin e brendeshem dhe ate te shendetesise;Pse mos te dyshojme se eshte e qellimshme nga vete strukturat e PD per klorpikrinen e hedhur,qe te akuzohet PS ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *