LSI prezanton kandidatin për Bashkinë e Kavajës, Braimllari: Do ta fitojmë!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi një takim me të rinjtë e qytetit të Kavajës. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari theksoi se LSI është krenare për përfaqësimin e saj me Maksim Konën, i cili do të dalë fitues në garën për kryetar të Bashkisë së Kavajës.

“Jemi krenar për përfaqësimin tonë me Maksim Konën në Kavajë. Së bashku ne do ta fitojmë Bashkinë e Kavajës dhe LSI do të dalë e para në Kavajë. LSI është forca politike e njerëzve të përgjegjshëm që marrin vendime në shërbim të qytetarëve. Ka ardhur koha që Kavaja të përfaqësohet me njerëz serioz, të mirë arsimuar, profesionist dhe me integritet”,- u shpreh Braimllari.

Duke u ndalur tek programi elektoral i LSI-së për zgjedhjet e 25 qershorit, Braimllari theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim ka një plan konkret për hapjen e 100 mijë vendeve të reja të punës për të rinjtë.

“Do të hapim 100 mijë vende të reja pune për të rinjtë. Objektivi ynë është që raporti i arsimit profesional me atë të përgjithshëm brenda 4 viteve të arrijë në 50% me 50% duke marrë në konsideratë që premtimi ynë është për arsim të mesëm të detyrueshëm. Ky është Plani për Punësimin e të Rinjve, është garanci për të sotmen dhe të ardhmen e te rinjve”,- u shpreh Braimllari.

Në fjalën e tij, kandidati për Kryetar të Bashkisë së Kavajës, Maksim Kona theksoi se do të punojmë për të ndërtuar projekte zhvillimi për Kavajën në mënyrë që të sjellim më shumë mirëqenie dhe vende të reja pune, të mirë paguara për të përballuar koston e jetesës.

Krahas kësaj, Kona u shpreh se do të investojë në arsimin profesional në Kavajë duke shtuar se baza e programit të tij për drejtimin e Bashkisë së Kavajës por edhe i LSI-së janë shanset e reja për të rinjtë. “Do krijojmë më shumë shanse për të rinjtë sepse besojmë tek të rinjtë e Kavajës si një fuqi transformuese”,- tha Kona.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “LSI prezanton kandidatin për Bashkinë e Kavajës, Braimllari: Do ta fitojmë!”

  1. Lennard says:

    Do te fitosh ate Mikun e Kavajsve.Pusht i hajduterise LSI-ste

  2. shpresa says:

    Lsi, zjarr ne gji per shqiptaret. Do ta shikojme ku do perfundoje. Vetem presidenti do ngelet.

  3. Populli says:

    Do hani mut sa të ngopeni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *