Mitingu i PD/ Basha kalon natën në spital, anulon takimet elektorale

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është paraqitur paraditen e sotme në spital pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.

Kreu demokrat ka pasur shqetësime në sy, si dhe skuqje dhe kruarje.Për këtë arsye ai është paraqitur në spitalin francez pranë QSUT-së, ku bashkë me të kanë shfaqur probleme edhe rreth 50 simpatizantë të tjerë të PD-së.

E përbashkëta e tyre është se të gjithë kanë qenë gjatë mbrëmjes së djeshme në aktivitetin e çeljes së fushatës elektorale të Partisë Demokratike, miting që u mbajt në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Dyshohet që problemet në sy t’i jenë shfaqur nga lëndë tymuese që mund të jenë përdorur në mitingun e fushatës.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është detyruar të anulojë tre takime elektorale të planifikuara për tu zhvilluar gjatë ditës së sotme në Divjakë, Lushnje dhe Roskovec, për arsye se ndodhet në spital.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Mitingu i PD/ Basha kalon natën në spital, anulon takimet elektorale”

  1. Kanina e Ismailit says:

    ahahahahaha…MOS more Lule Beogradi , c’hata te paskan ber keta komunistet e ligj!…Po kete marifet ,Salo Serbi ta mesoi?!
    Qivaj tem, nastradini qenka hic para babait tend ,more Lule fishkur Beogradi….!!!!ahahahhaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *