Mitingu i PD/ Policia: 50 shtetas u shtruan në spital me simtoma djegie në sy dhe skuqje lëkure

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Policia e shtetit ka reaguar pas publikimit të  lajmit në media se 50 simpatizantë të PD ishin shtuar  në spital pas përfundimit të mitingut të kësaj force politike dje në mbrëmbje.

Policia thotë se 50 persona të cilët janë paraqitur në spital QSUT herët në mëngjes kanë qenë në mitingun e PD dhe pasi kanë marrë mejkimin e duhur janë larguar. Ndërsa 3 prej tyre po mbahen ende nën vëzhgim nga mjeku.

Gjithashtu policia bën me dije se  ka ngritur grupe pune që po hetojnë mbi ngjarjen.

“Në datë 28.05.2017, rreth ores 04.00 te mengjesit në Q.S.U.T., jane paraqitur per ndihme mjekesore rreth 50 shtetas me simptoma te ngjashme, kryesisht djegie ne sy dhe skuqje lekure ne pjeset e siperme te trupit.

Nga verifikimet paraprake rezulton se keta shtetas kanë qenë pjesemarrës në aktivitetin e zhvilluar nga Partia Demokratike, mbajtur ne oren 19:00 te dates 27 maj, zhvilluar ne Bulevardin ‘Deshmoret e Kombit’ ne Tirane.

Pasi jane mjekuar te gjithe shtetasit jane larguar per ne banese, veç 3 prej tyre qe kane patur me teper shqetesime dhe po mbahen nen kujdesin e mjekeve ne spital.

Menjehere sapo ka marre njoftim, nen drejtimin e Prokurorise se Tiranes eshte ngritur grupi hetimor me eksperte nga Policia e Shtetit, Garda e Republikes, struktura te specializuara te Forcave te Armatosura etj.

Nderkohe po kryhen gjithe egzaminimet e nevojshme per te percaktuar shkakun qe provokoi simptomat si dhe zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes”, thuhet në deklaratën e policisë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Mitingu i PD/ Policia: 50 shtetas u shtruan në spital me simtoma djegie në sy dhe skuqje lëkure”

  1. I says:

    Si ka mundesi qe vetem 52 njerez qenkan demtuar kur aty kane qene me mijera.

  2. I says:

    Si ka mundesi qe vetem 50 njerez qenkan demtuar kur aty kane qene me mijera.

  3. tomsojeri says:

    ndonje manover ala Berish ,te shkaktoj trazira ! Vetem ai din ti bej kto !! E dhjeu me listat e don te pshur tani me shpres te lahet ky mut qe beri ……….

  4. tfgs1 says:

    shkuan per lesh sunitet,gezuar Ramazonin………..ISIS!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *