Mitingu i PD-së/ 15 persona përfundojnë në spital me skuqje të fytyrës dhe lotim të syve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje gjatë mitingut të partisë Demokratike.

Rreth 15 mbështetës të PD-së, të cilët ishin të pranishëm në momentin që u bë hapja e Fushatës Elektorale, pas tubimit janë paraqitur në spital me simptoma e skuqjes së fytyrës dhe lotimit të syve, shkruan shqiptarja.com.

Dyshohet se kjo anomali protestuesve mund tu jetë shkaktuar nga ndonjë lëndë e përdorur gjatë tubimit, nga ushqimi, ose ndonjë alergji e mundshme. As spitali, por edhe Policia nuk ka dhënë një përgjigje të plotë se për çfarë bëhet fjalë, por Policia ka marrë të gjitha masa për të saktësuar se nga se ju shkaktuan këto simptoma simpatizantëve të PD-së.

Për ketë një grup ekspertësh të kriminalistikës kanë kryer kontrolle në Bulevard, për të zbuluar se nga se është shkaktuar ky fenomen. Për këtë siç e shikoni edhe nga pamjet Policia ka rrethuar Bulevardin nga piramida deri te Kryeministria. Në orët vijim pritet një përgjigjet e saktë nga Policia dhe Spitali se çfarë ka ndodhur.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Mitingu i PD-së/ 15 persona përfundojnë në spital me skuqje të fytyrës dhe lotim të syve”

  1. Lexues i TemA says:

    Mendoj se kjo ka motive emocionale. Kur çadristet kane pare vendin e ish-çadres ku i themelue Republika e Re emocionet kane qene kaq te fuqishme sa kane dhene edhe keto shenja te dukshme ne fytyrat e tyre. Te rroje Republika e Re pa keto shenja jane pa pasoja dhe mund të kalohen thjeshte me uje te fresket, me nga nje hamburger e dy tulluma nga pas.
    Te shkuara mitingasheve çadristë.

  2. lumi says:

    Epo s’eshte e pakte.Te shohesh PD te katandisur ashtu dhe mos te ikin lote?
    Edhe une po te kisha qene aty do ksha qare me Oiiiiiiiiii .

  3. komentuesi says:

    Ketu njoftehet per 15 persona, ne nje arrtikull tjeter thote 50 persona, po edhe nje tjeter thote 52 persona, mere me leng se mishi na mbaroj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *