Qyetarët e lënduar tek mitingu i PD/ Reagon Nishani: I shqetësuar për situatën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Presidenti Bujar Nishani ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku dhjetëra qytetarë  shkuan në spital, pasi kanë pasur problem shëndetësore pas mitingut të PD-së.

Kreu i Shtetit shprehet i shqetësuar për rastin, ndërsa thekson se duhet treguar angazhim maksimal për normalizimin e situatës.

Më tej Nishani uron shërimin sa më parë të të lënduarve dhe tejkalimin e kësaj situate pa pasoja.

Deklarata e plotë

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani po ndjek me shqetësim dhe angazhim maksimal situatën e rëndë që ka shkaktuar lëndimin e një numri të madh qytetarësh përfshirë edhe liderin e opozitës, z. Lulzim Basha, gjatë tubimit të çeljes së fushatës elektorale të opozitës ditën e djeshme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Presidenti i Republikës uron së pari shërimin sa më parë të të lënduarve dhe tejkalimin e kësaj situate pa pasoja.

Presidenti po mban kontakte me të gjitha agjencitë ligjzbatuese për t’u informuar për zhvillimin e kësaj ngjarjeje si dhe kërkon angazhimin maksimal të tyre në zbulimin e plotë të saj.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *