Rama, thirrje emigrantëve: Hera e fundit që nuk votoni aty ku jetoni, bëjeni një telefon për njerëzit tuaj, bëjini 10 vota secili...!

28 Maj 2017, 18:15Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama përmes rubrikës “Komunikimi javor” në rrjetin social Facebook, është shprehur se 25 Qershori do të jetë dita e fundit që emigrantët nuk do votojnë aty ku jetojnë.

Kreu i qeverisë kërkoi votën e emigrantëve për të vijuar projektin për “Shqipërinë që duam”.

“Kjo është hera e fundit besoj që ju nuk mund të votoni direkt nga aty ku jetoni dhe banoni.

Ne kemi nisur punën për regjistrimin e shqiptarëve jashtë atdheut të cilët për çerekshekulli nuk i llogariti askush.

Pa ju Shqipëria nuk do të kishte mbijetuar ekonomikisht. Shqipëria s’do kishte të ardhme, as suksese të panumërta njerëzish si ju.

Pa ju Shqipëria s’do ta kishte fuqinë e ëndrrave dhe shpresave.

E di që ka nga ju që na kanë votuar në 2013-ën dhe thonë se duhet të ishte bërë edhe kjo, edhe kjo.

Kemi bërë gjithçka që kemi mundur dhe shumë mbetet për t’u bërë, por ama kemi dhënë provën që dimë të bëjmë shtet .

Na ndihmoni me votën tuaj, ndihmoni PS-në për të bërë shumë më shumë për Shqipërinë që duam.

Ngrini telefonat dhe kërkojuni njerëzve të mbështesin PS, për t’i dhënë këtij vendi të gjithë dinjitetin në sytë e fqinjëve dhe për të qenë atdheu që të gjithë duam. 

Një energji, për të çuar Shqiponjën në nivelet më të larta. Bëjeni një telefon për secilin nga njerëzit tuaj, bëjini 10 vota, për të zhvilluar Shqipërinë, për arritur Vettingun”, ka thënë mes të tjerave Rama.

19 komente në “Rama, thirrje emigrantëve: Hera e fundit që nuk votoni aty ku jetoni, bëjeni një telefon për njerëzit tuaj, bëjini 10 vota secili…!”

  1. sapa says:

    Sa shekuj duhet te jesh ne pushtet ti qe te behet shtet?4 vjecaret jane per ty si 4 dite.

    1. Une says:

      Edi nuk e ka fjalen per klyshet e Sales. Faktet flasim vete, qe m.gj.thse ishte I detyruar te qeveriste me Lesh-e-Line beri revolucion Duke rindertuar shumicen e qyteteve.

      1. Epirioti II says:

        Nje nga te afermit e mi qe do vij ne 25 Qershor me thote qe ne 2013 erdha per te martuar Berishen, tani do te vije patjeter se kemi dhe Meten dhe Lulushin per te martuar.

      2. sapa says:

        Varet se si e kuptojne njerezit si puna jote berjen e SHTETIT!

    2. Lugati says:

      o lugato m ka hum numri..po deshe atyne qe jane jashte paguji avionin shku e ardhe..te do thush ska leke???? fol i here me vllain tat olsin si dihet…hik ha nai pace pilaf…futi ene i vize mrapa e je mrregull..toccc

    3. cold comfort says:

      Mashtrimi i rradhes…ky nxorri ligjin e plehrave me nje urdher urgjent…por jo ligjin per voten e emigranteve , apo vetingun e reformen qe duket se e ka lone per 4 vitet e ardhshme…..??????

      mos harrojme qe sa shpejt ndryshoi ligjin e amnistise ne interes te banditave politikane….

  2. shefi says:

    Sa legjislatura duhen qe te mundesohet per emigrantet te votojne aty ku jane?
    Genjeshtra, si zakonisht, vota e emigranteve nuk i ka pelqyer asnje kryeministri. Dikur Rama erdhi ne athine per te kerkuar voten tone, tani na ben thirrje nga mijra km larg!

  3. DETARI [email protected] says:

    jo qe do te telefonojme ,por do te vijme te Votojme aty !

    kij besim tek ne .

    ne e ndjejme shtetin ligjor ketej nga jetojme dhe te njejten gje duam edhe per vendin tone.

    NUK PERJASHTOHET QE NJI PJESE SHQIPTARESH JANE TRAPA ,NUK E NDAJNE DOT KEKUN NGA BYREKU !

    votat PS !

  4. Endri says:

    Jo mer jo, ashtu eee? Po edhe mandatin e pare kshu the gjeja e pare qe do bejme eshte qe gjithsecili te votoj. Hajde Toç hajde, kush I han kto aman.

  5. Milan says:

    Shkoni perpara z, Rama vota jone per shqiperine qe duam eshte e sigurt,qente le te lehin sa te plasin dhe duam te shohim familjen serbe ne burg ne jet te jeteve per ate qe i Kane bere popullit

    1. mzati says:

      si bojne propogande …o popull dezertoni zgjedhjet jane gjithe shoke..po nbyth e keni

  6. Ela says:

    Gjithnje te kam votuar kur kam qene ne atdhe dhe asnjehere nuk jam penduar! Do te kthehem dhe kesaj rradhe dhe do te te votoj perseri. Vetem ti dhe njerezit me te cilet rrethohesh e doni shtetin tone te vuajtur Shqiperine. Familjes nuk kam cti kerkoj sepse ne jemi te gjithe te majte dhe krenar per kete.
    Te gjithe aty qe jetojne ne Shqiperi u them: Voto per shpresen e ringjallur, voto PS.

  7. butrinti says:

    vota e emigranteve vetem per edi ramen per nje shqiperi qe duam

  8. WEB says:

    Mjaft me kunja o popull dede,unë vetë personalisht i kam urryer vetëm akordin me pd ,por pavaresisht pakënaqësive apo hater mbetjeve ai ngel alternativa e vetme që ka nxjerre ndonjehere ky vend .A thoni valle që për katër vjet LSI nuk i ka vënë shkopinj me rrota? Aleanca mbaruan ,tani që del vetëm ka me shume shanse të vazhdojë me projektin e tij .Unë personalisht një shans tjetër ja jap ,nuk është e thjeshtë të qeverisesh këtë vend ,ku historikisht kanë marrë dhene princer e mbretër nga pa aftësia e tyre

  9. Isaboletini says:

    Nuk te besoj dot Edo,vetem shtet nuk ben dot ti ,emigrantet
    duhet te lash gojen kur ti permendesh ti dhe rilindja e leshit.
    E gezofsh qeverine me kriminelet e Pd,turp qe kerkon akoma vota pas kesaj pabesie.

  10. zi says:

    Une kam nje llogjike te tille ;
    Po te jesh ti mire , nuk me shqeteson mua.
    Por ju nuk ngopeni kure mor vella, as me lek, as me pasuri, as me vjedhje, as me gjak.
    Kerko dicka qe mund tu kuptojme , se cfare deshironi dhe do ta kini,
    por jo ato qe permenda me lart.
    Megjithate harmoni dhe pershendedtje.

  11. arber says:

    Emigrantet jane te ndergjegjsuar per te votuar qeverin Rama e cila po nderton shtetin e se drejtes.Vota per qeverin Rama do te thote ti japesh vehtes dhe vendit tend ,dinjitet,zhvillim,dhe mirqenje .Te majt e te djathte te bashkohemi per ndertimin e atdheut tone.

  12. arber says:

    patjeter edo mos kam marre ne tel familjen dhe i kam ndaluar rreptesisht te votojne sepse ajo vote mbush xhepat e ps,pd e lsi dhe etj…
    ju jeni per tu fut ne burg te gjithe mor hajna. ne djall vafshi me gjithe leket qe keni vjedh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje