Rama: Ka çuna 30 vjeç që fatin ia kanë lënë Ronaldos, i la Saliu çyryk me juridikun…!

Nga Peqini, kryeministri Edi Rama ka vijuar turin elektoral me socialistët, por pavarësisht kësaj, mesa duket “fiksimi” i tij mbeten demokratët.

Rama i është drejtuar pikërisht demokratëve të thjeshtë me pyetjen se nëse i prishet rubineti i ujit, kë thërrasin ata, hidraulikun socialist, apo marangozin demokrat…

Kryeministri i ka kërkuar qytetarëve se ata duhet të kuptojnë njëherë e mirë se vota nuk mund të jetë më thjesht një çështje tifozllëku, por një detyrë që të jep pushtet për të zgjedhur qeverinë që do të bëjë punë.

“Ka sot cuna 25-30 që rrinë nëpër bingo që i kanë besu fatin Ronaldos, që i ka lënë Sala çyryk me diplomat e juridikut nga Meti i Kristalit… o burra të gjithë juristë!

3 Mijë njerëz gjetëm ne në arsimin profesional, e cfarë arsimi, shkolla e elektrikut nuk kishte asnjë poç!

27 mijë janë sot në arsimin profesional dhe sod të bëjmë çmos që edhe në këtë zonë të kemi një shkollë.

Unë dua ti them këtë gjë demokratëve, nëse ju spanohet rubineti i ujit, kemi në lagje një hidraulik socialist dhe një marangoz demokrat… ju kë merrni?

Nëse do me ik në Tironë, ai është socialist, me kë ikni, me të apo merrni karrocën e Dylit të Saliut?

Pra duhet me i gjet punën njeriut dhe jo njeriut një punë!

Kur do të zgjedhës se kush ta bo punën, nuk i thua ma nxirr teserën, por i thua më tregu icik durët… a i ke duart punëtori apo balerine?

Qeveria zgjidhet për punë, jo për tifozllik! Dhe në fund fare mos kini merak, thuajani demokratëve, se Luli nuk ngelet, as Saliu… ikën të gjithë të Saliut dhe ngeli vetëm.

E mori Luli e zhveshi nga të gjithë çupat e kupat dhe e la saliun aty vetëm si fanti spathi!

Të gjithë aty do jenë ata, por punën e bëjnë ne… ata sdinë të bëjnë punë, ose e bëjnë por prishin 7 punë të tjera!”-tha Rama.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Rama: Ka çuna 30 vjeç që fatin ia kanë lënë Ronaldos, i la Saliu çyryk me juridikun…!”

  1. elitex says:

    Kryeminister eshte ky apo vun lagjeje qe tregon barsaleta? Mereni e shporeni kete idiot kryeminister, qe me vete neper europe si karagjoz, a thua eshte 25 vjec e doli nga blloku te gjuaj ndonje rrush!

  2. Besjana says:

    Eshte turp e faqja e zeze te shikosh se sa persona jetojne ne fatin bastoreve sportive sepse shkollat e larta te mbaruara fare thjeshte ne kohen e Saliut nuk gjejne treg pune. Te mbarosh universitetin pa mbaruar shkollen e mesme, vetem ne kohe te Saliut ndodhte dhe asnjehere tjeter apo vend tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *