Rekord te Barça, Neymar imiton Puskas

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Sulmuesi brazilian Neymar ka pasur një impakt fantastik te Barcelona, që në ditët e para kur zbarkoi te gjigantët e futbollit spanjoll, e këtë e rifaktoi edhe në finalen e fundit, ku katalanasit u impenjuan dhe fituan me meritë.

Kapiteni i kombëtares “karioka” shënoi golin e dytë në Kupën e Mbretit, duke u bërë futbollisti i parë që shënon në 3 finale radhazi, që nga koha e legjendës së Realit të Madridit, hungarezit Ferenc Puskas.

Formacioni “blaugrana” mundi Athletic Bilbaon në vitin 2015, e bëri të njëjtën gjë ndaj andaluzianëve të Sevillës në vitin 2016. Asokohe, braziliani Neymar shënoi në të dyja finalet. Në provën e tretë të sulmuesit të “Selecao”-s në finalen e “Vicente Calderon”, ai i dha avantazhin Barcelonës.

Një arritje të tillë e kishte firmosur më parë legjenda Ferenc Puskas në vitet 1960, 1961 dhe 1962 me fanellën e Realit të Madridit. Por në ndryshim me rekordin e Neymar, golat e brazilianit kontribuan në fitore, kurse rrjetat e “galaktikut” ishin realizuar në dy humbje ndaj Atleticos së Madridit, në derbin e largët, dhe më pas në suksesin me Sevillën para thuajse 6 dekadash.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *