Rrëfeu si ia doli me punë të ndershme. Lulzim, të vrasësh në bulevard nuk të nderon!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pasi talli shqiptarët me listën qesharake të kandidatëve për deputetë, Lulzim Basha vijoi të shfaqej po aq qesharak sa edhe patetik gjatë hapjes së fushatës së PD pasditen e djeshme, kur foli për jetën e tij, si djalë i një familjeje të thjeshtë dhe sukseset që i pati arrirë me mund e vështirësi.

Duke u përpjekur të prekë zemrat e militantëve, Basha theksoni se “punova me nder dhe përkushtim dhe se asgjë nuk më erdhi falas”…

Lulzim Basha flet për punën e ndershme? Për të rinjtë që ia dalin vetë në jetë dhe politikë? Lulzim Basha pretendon të jetë model i suksesit të njerëzve të zakonshëm?

Lulzim, njerëzit e zakonshëm nuk vrasin për tu ngjitur në karrierë, sic bërë ti në 21 Janar. Ky ishte testi yt i përulësisë tënd ndaj atit politik, Sali Berishës, për të të katapultuar në krye të Bashkisë Tiranë dhe më pas në PD, në një kohë kur e gjithë PD të urrente.

Ti flet për punën e vështirë dhe përkushtimin, kur cdo post e ke marrë në tavolinë, si shpërblimin e një pazari të pisët që ke kryer më së pari me veten dhe pastaj me atin tënd?

Ti u flet shqiptarëve për punën me sakrifica, kur në krye të Bashkisë Tiranë e vetmja punë e “ndershme” që bëre, ishin lejet e ndërtimit për klanin, tarafin, veten dhe familjen tënde?

Ti që si Ministër i Transporteve do të njihesh në histori për 240 milionë dollarë të vjedhura në Rrugën e Kombit?

Hajdutët, të parave a të votave qofshin, kanë lidhje me ndershmërinë, aq sa ke ti lidhje me hallet e njerëzve të zakonshëm shqiptarë.

Ndaj nuk i duhet për dreq, asnjë shqiptari, historia jote e studentit ekselent, ardhur nga familja e thjeshtë shqiptare, sepse erdhe si i ri, por u plake aq shpejt në politikë, sa sot je produkt i neveritshëm i një politike të mbrapshtë që ka prodhuar tranzicioni ynë i gjatë dhe i lodhshëm: ai i politikanit parazit e pa identitet,  të korruptuar e vrasës, të paaftë dhe arrogant.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Rrëfeu si ia doli me punë të ndershme. Lulzim, të vrasësh në bulevard nuk të nderon!”

  1. Kosta Dhembeli says:

    Vilën më të bukur në Lalez e ka Flamur Noka sa hyn të kompleksi Lura djathtas.O zot a e keni parë në parlament si luftonte kundër parasë së krimit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *