Sa u shit një mandat deputeti nga Lulzim Basha?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Partia Demokratike publikoi listën e kandidatëve për deputetë dhe përgjegjësinë për hartimin e saj e mori ekskluzivisht, kreu i PD, Lulzim Basha.

Ky i fundit tha se e kishte pasur të vështirë zgjedhjen, megjithëse Basha në veprimin e tij ka bërë aktin e radhës së shkeljes së statutit të PD.

Por pse Basha shkoi përtej shkeljes statutore? Kreu i PD e pranoi se ishte ai përzgjedhës, kritere nuk ka shpalosur në asnjë rast publikisht, standarte lista nuk ka, përfaqësimi gjinor nuk ekeyiton, klientelizmi politk ka pushtuar listën, pa përjashtuar mediokritetin dhe injorancën e kandidatëve të Bashës.

Një i ri nga Vlora dje shkruante se për një mandat ishin dhënë edhe 500 mijë euro, në fakt kryesuesit e listës së këtij qarku janë njerëz anonimë, por me lidhje me biznesin. Bashës dhe PD i duhen lekë për fushatë dhe ndoshta për këtë arsye apo edhe për ndonjë tjetër që nuk e dimë i ka shitur këto mandate.

Në fakt Vlora nuk është një rast i izoluar, disa dhjetëra mijë euro janë paguar, për të pasur emrin në listën e Dibrës, në Shkodër thuhet se një nga kandidatët ka paguar para që të hynte në listën fituese, në Durrës gjithashtu.

Në qarkun e Korçës, në listën fituese sërish është një person që ka deklaruar se ka paguar dhjetëra mijë euro për të qenë pjesë e listës së fitores, ku mungon kreu i PD së Korçës dhe përpara tij është një ish drejtor i shkarkuar me ceremoni nga Berisha, pasi akuzohej për korrupsion.

Në rast se do të ishte vetëm Vlora, vendi ku PD nga mungesa e fondeve është detyruar të vlerësonte ofertat që vinin nga biznesi dhe bënte transparente financimet e vërteta, kjo ndoshta deri diku edhe mund të pranohej.

Kjo nuk ka ndodhur, ajo që thuhet është se lista nuk u ndërtua në selinë e PD. Lista u ndërtua tek zyra e kompanisë të familjes së Lulzim Bashës, ku edhe dyshohet se janë ata personat që kanë ndërtuar listën zyrtare të PD.

Flitet që mandatet kanë variuar nga 50 mijë deri në 500 mijë euro. Shuma të cilat mund të bëjnë disa milionë euro, që nuk shkojnë në PD, por në llogari të kompanisë së familjarëve të Lulzim Bashës, e cila i shërben imazhit të kreut demokrat.

Lista e PD mesa duket nuk i shërbeu demokratëve, por kompanisë së familjarëve të Lulit, të cilët shitën mandate deputetësh me dy arsye, të plotësojnë fondet për fushatën, por edhe të mbushin xhepat e tyre në kurriz të militantëve dhe idealistëve të Partisë Demokratike.

Ajo që ka paraqitur Basha është lista e tij, e familjarëve të tij, e pazareve të tij, që e ka kthyer fatkeqësisht PD në një Shpk, për interesa personale dhe korruptive./CityNews

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

7 komente në “Sa u shit një mandat deputeti nga Lulzim Basha?”

  1. cold comfort says:

    Ky ka mesuar nga Edi Rama , me duket qe futi ne Parlament gjysmen e kriminelave te pasur , sidomos ata nga Veriu

    1. KF says:

      Me mire te mos e dini, ose pyesni Fahri Balliun dhe Fevzo Koranin sa pagoi per dashnoren qe futi ne listen e PD?!

  2. ☆Gopisti i NSHRAK--ut☆ says:


    Zi, më zi PëDëja
    U bë “Pirdh në të”
    Mysybet i thonë
    Luli ShëPëKë.
    .
    .
    .

  3. TRAPI says:

    E KAPTER VEHBI ALIMUCES DO I NGJAJE KY???PO E HA KEQ E ME KEQ…LIDERAT DEMOKRATE S DO TE VOTOJNE…MA JENI VOTEN MU,,OSE METES …SE I DO MONIKA PER VETE,,,

  4. Skrapar says:

    Ja kesaj i them parti qe lufton per zgjedhje te lira e te ndershme une ,or babam . Qendroi 90 dite ne cader. Tani 90 dit ishte cadra aty ,se pjesmarresit ishin vetem dy ore . 1 ore para dite e 1 ore pasdite. Pastaj luhej pak shah e pinin ca birra e limonato e iknin. Rojet hanin fara ter naten…… Jo po thoni se nuk luftuane per zgjedhje te ndershme. Ka nje te mire se Partia nuk bleu vota ,por shiti karrike. Pse anuk jane karriket mobileri ?

  5. sula says:

    500.000euro,ika afruar Fahri Balliu,Lul Bashes ,te vendosi djalin e tij(i panjohur)si deputet ne vend te sigurt,ne listen e Korces.
    p.s:CFare e lidh Fariun me Korcen?-vetem xhepi i lulit e di………

  6. Landi says:

    Gjitha partite bejne kshtu, jo vetem pd, imagjino kur kreshnik spahiu kerkonte 100 000(njeqind mije) Euro ne zgjedhjet parlamentare Te 2013, sa kerkojne pd e ps e lsi per nje emer ne liste Te sigurte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *