Artan Fuga për lëndimet në mitingun e PD: Sulm terrorist në bulevard?

29 Maj 2017, 08:48Blog TEMA

Akademiku Artan Fuga ka hedhur një teori konspiracioni, ndonëse përmes një pyetjeje e cila për vetë situatën në të cilën ndodhet vendi, në fushatë zgjedhore, përmban elementë të rrezikshëm.

Fuga, përmes një statusi në faqen e tij në Facebook reagon për lëndimin e mbështetësve të opozitës gjatë mitingut hapës të fushatës së PD para dy ditësh.

Fuga shprehet se duhet të mblidhen drejtuesit e shtetit për të analizuar sigurinë e rendit publik dhe masat për ta forcuar atë, ndërsa shtron edhe një pyetje, ishte sulm terrorist në bulevardin e Tiranës ?

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 140 persona kërkuan ndihmë, mes tyre edhe kryetari i opozitës Basha pas mitingut.

Statusi i plotë Artan Fugës në rrjetin social:

Sulm terrorist në bulevardin e Tiranës ?

Derisa t­ë gjendet fajtori dhe shkaku i vërtetë, hipoteza duhet mbajtur.

Mos mendojë njeri se jemi të imunizuar ne!

Nëse informacionet e mediave janë të sakta për dhjetra të dëmtuar me dyshimin se kemi pasoja nga helme e lëndë kimike në bulevardin kryesor të Tiranës, gjatë tubimit të partisë demokratike, atëhere ne nuk jemi “prag skandali”, sikurse tha dikush pa përgjegjshmërinë e duhur, por kemi të bëjmë ndoshta edhe me plagosje me elemente të dëmtimit në masë drejtuar me ose pa qëllimi kundër popullsisë civile. Aq më pak është adekuate dhe e përgjegjshme ta konsiderosh thjesht si “lëndim i papritur”.

A mendoni se për cfarë bëhet fjalë? Bëhet fjalë për sigurinë e shëndetit publik dhe sigurinë kombëtare që mund të dyshohet dje se është goditur rëndë në zemër të Tiranës. Le të shpresojmë dhe urojmë të jetë e pavërtetë që kemi një sulm të qëllimshëm.

Nuk është një krizë që mund të mbulohet me ndonjë deklaratë debile të ndonjë nëpunësi të tretë ose të katërt të administratës. Eshtë ngjarja më e rëndë mbi supet e popullsisë civile pas dramës të Gërdecit.

Shqipëria mund të konsiderohet probabilisht si e goditur me lëndë helmuese mbrëmë. Janë dëmtuar dhjetra qytetarë dhe krerët e shtetit nuk janë te shtretërit e tyre për t’u dhënë forcë dhe për të shpallur gjendje të pazakontë në sigurinë kombëtare.

Nuk është katastrofë natyrore e thjeshtë.

Nuk është koha as që kryetarët e partive të vazhdojnë këto tre ditë fushatën elektorale, por të mblidhen drejtuesit e shtetit për të analizuar sigurinë e rendit publik dhe masat për ta forcuar atë.

Poqese se vërtetohet, por nga pasojat lejohet dyshimi, por nuk duhet nxituar të merret si i vërtetë.

Le të shpresojmë të kundërtën, por hipoteza duhet mbajtur si e vërtetë derisa të dali e kundërta.

Nuk ka rëndësi se nuk ka të vrarë, vetëm dhjetra të plagosurit mjaftojnë për të folur për viktima në masë. Poqese është sulm me për shfarosjeje ose dëmtimi në masë përbën krim kundër njerëzimit.

Ose është një katastrofë teknologjike nga ndonjë ndotje mjedisi, por që edhe ajo duhet hetuar shumë fort dhe të tërheqi të gjithë vëmendjen e mediave, të opinionit publik dhe të politikanëve dhe drejtuesve të shtetit.

Edhe teknologjia vrastare dhe lënduese duhet të çojë te përgjegjësia e rëndë. Nuk është besoj krim me dimensione elektoraliste. Mund të jetë një i cmendur, një akt i cmendur i cdo të cekulibruari, një pakujdesi teknike, por edhe një grup i strukturuar, dikush nga jashtë, etj. Janë organet që duhet ta gjejnë.

Por rrezikshmëria është shumë e lartë. Imagjinoni sikur të ndodhi nesër në një stadium, në një mjedis të mbyllur! Cfarë pasojash katastrofike mund të sjelli.

Eshtë e paimagjinueshme që mediat dhe politika nuk i vendosin emrin që duhet këtij akti të pashembullt që është pa precedent dhe ka tronditur rendin dhe sigurinë kombëtare mu në qendër të territorit të shtetit, në bulevardin kryesor, midis Kuvendit dhe kryeministrisë.

Vigjilencë qytetare!

 

13 komente në “Artan Fuga për lëndimet në mitingun e PD: Sulm terrorist në bulevard?”

  1. H.I.Mariotti says:

    Si mund te jete AKADEMIK, nje DEBIL i tille !?

  2. Kola says:

    I shkreti akademik i leshit qe provokacionet e Lulkes ka qejf ti krahasojme me tragjedine e Gerdecit. Ketu eshte katandisur vendi o shqiptare! Keta sperma serbe te Milosheviqit jane gati te asgjesojne gjithe shqiptaret e pastaj te luajne theatrin me makaber. Jepini dermen kesaj bordelloje qe po vret te gjithe Shqiperine. Fitore Edi Rames!

  3. hysen says:

    Si ka mundesi qe ky njeri kerkon te nxisi vetem pakenaqesi dhe percarje ne popull? A thua kjo eshte edukata e keti plehu, qe vetem akademik nuk mund te jete. Versioni i mjeksise ligjore me duket shume i drejte per shkaqet e demtimeve te militanteve te PD, prandaj PD te dorezoje provat qe te bindet edhe ky qelbesira se nuk ka pasur akt terrorist, qe me sa duket po e pret me padurim.

  4. Niku says:

    Pyet kunatin o bole. Se mos ju del ai kryeterroristi pastaj?

  5. Shqiptari says:

    Artan Fuga eshte nje mbeturine e komunizmit, i duket vetja filozof, i peshtire !
    Karrierist i semure, synon te behet minister i arsimit, mbase e ben Bashuku kur te behet kryeminister.
    Sa i neveritshem je o profesor leshi !

  6. mal says:

    Boll se e ke tepruar, shpirti yt i zi te ka verbuar syte dhe mendjen.
    Shko be nje vizite ne psikiatri se ndoshta gjrn derman.
    Tung

  7. Stiglitz says:

    pyet ministrat e tuj…le te hetojne ministri i brendshem e i shendetesise….sa u bene ato ministra fillojne keto pune, edhe kjo per habi eshte

  8. Klodi says:

    Idiot. E para pas Gerdecit ishte 21 janari ku pati 4 viktima nga armet e zjarrit dhe sado te jete nr i te lenduarve 140 thone asnje nuk eshte ne rrezik per jeten apo per demtime permanente. Me shume mundesi nje akt terrorist do te donte te shkaktonte te vrare dhe jo njerez qe ku djegin syte. Per mua me shume mundesi kane qene probleme teknike qe kane cliruar lende irrituese (ndricimi, kabllot, tullumbacetetj….)

  9. Asus says:

    Profesor! Me dukesh shume aguridhe me kete teori. Po behesh letyre. Ata Jane lenduar nga avujt e shurres qe kane derdhur aty per tre muaj rresht. Eshte shume e thjeshte, eshte pasoje e cadres profesor.

  10. NINI says:

    IDIOT. ME DUKET SE I VETMI TERRORIST JE TI.

  11. Ilir says:

    Tako prof. Bardhyl Golemi apo Lutfi Saqe, ndoshta edhe ndonje ing. te ri elektrik, dhe kerkoi te dish per efektet e ndricimit te fuqishem qe eshte aplikuar ne qender te mitingut. Do te mesosh se prozhektoret e fuqishem kane parim pune sikur saldimi i dy metaleve, vetem se aty behet me dy elektroda karboni. Pra efektet qe shkaktohen ne sy dhe ne lekuren e zbuluar nga saldimi, eshte i ngjashem, por jo aq i fuqishem. Fuqine e ka arritur nepermjet te faktorit KOHE. Pra pjesmarresit perreth Lulit, te gjendur nen rrezatimin e perqendruar, u demtuan seriozisht.
    Me vjen keq prof. A.Fuga, por keto kohet e fundit keni pesuar nje metamorfoze regresi.(!)
    Ju uroj sherim te shpejte Te Demtuarve, por edhe Juve prof. A.Fuga !

  12. Shqupisti says:

    O profesor,po me qene kaq koqe kandari, zotria jote,po ti je dhe shume i zgjuar dhe ju jep mend te tjereve,po me keto mend qe ke ti,ata qe te shikojne dhe ndigjojne,nuk shkojne as deri ne hale zotrote,po pse ngutesh si plaka ne k.. dhe nuk pret te flasin ata qe jane profesionista te kesaj pune dhe mundohesh dhe ti te na ndertosh teori konspirative,se tu rrit vlera nga cadra dhe tashti qe ske cader ke nostalgji per ish vendodhjen e cadres,po ti do tijapesh mend shqiptarve se care te bejne,pika qe ste bie.

  13. aqif tahipi says:

    Or taj shoku zoteri ,mos u boj @oqe me brina se nuk ka lezet. Nese je aq i zgjuar sc pretendon ti edhe nenshtetasit e republiks s re ,si e shpjegon tina qi t gjith zogjt e vegjel te shqupit u helmuan ??!!! ndersa baces sali qi ishte ngjitur me lylin nuk ju skuqen as syte , duart e qafa ?? Po ju pergjigje qiksaj pytje at’ here t’ them philosof tamom.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje