Bashës tani i kanë mbetur vetëm dy zgjedhje, të mbytet si frikacak, ose të mbytet me dinjitet

29 Maj 2017, 16:35Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Një gjë është e sigurtë: PD po shkon drejt vetëshkatërrimit. Tashmë në lojë nuk është humbja e zgjedhjeve, por shumë më tepër sesa kaq. Tani në rrezik është mbijetesa e kësaj partie.

Në pamje të parë përgjegjësi i vetëm dhe fajtori unik i kësaj tragjedie është kryetari Lulzim Basha.

Ai bëri gjithçka për të arritur deri këtu.

Ai drejtoi për tre vite e gjysëm me radhë një opozitë të fjetur, në paqe dhe harmoni me gjithçka që e quajti në fund si republika e vjetër.

Ai nuk diti të ndahet nga tradita më e keqe e qeverisë Berisha, nuk kërkoi falje të sinqertë për mëkatet e saj dhe u soll në zyrë ashtu sikurse sillet një njeri që postin ia kanë dhuruar dhe nuk e ka fituar.

Kur u zgjua nga kjo letargji e gjatë, ai filloi protestën dhe kërkoi zgjedhje të ndershme dhe të lira.

Për të justifikuar mospjesmarrjen në garë ai shpiku fabulën e Republikës së Re dhe largimin e Ramës.

Por, koha i zbehu shpejt të gjitha qëndrimet. Broçkullat që propogandoi në çadër dolën kallp.

Basha u soll si një idhtar i kastës së vjetër politike, kur u ul në tryezë për marrëveshje me Ramën. Ai i tadhtoi të gjithë ata që besonin se e kishte seriozisht fabulën e zgjedhjeve të ndershme. Ai nuk siguroi asnjë garanci që vota nuk do të vidhet nga trafikantët, se ajo nuk do të blehet nga oligarkët, apo se fushata nuk do të përçudnohet nga mediat.

Ai u kënaq me ata pak ministra dhe drejtorë që mori në tavolinë dhe tinëzisht u përpoq ta shfrytëzonte marëveshjen me kryeministrin për të spastruar PD-në nga kundërshtarët e tij.

E gjithë kjo ekspoze e shkurtër, mungesa e qëndrimeve parimore, piruetat foshnjarake, tradhtitë e vogla dhe gënjeshtrat kokë më kokë që i tha gjithësejcilit për listat, po i kthehen sot në një ortek të pakontrollueshëm.

Zërat publikë që e mbështetën në çadër po i transformohen furishëm në kritikë. “Armiqtë” brenda partisë po tubohen dhe po kërkojnë largimin e tij. Të gjithë ata që është munduar të netutralizojë veç e veç, po konvergojnë një kor, kënga e të cilit do të dëgjohet gjatë të gjithë zgjedhjeve.

Pikërisht këtë situatë shfrytëzuan sot Topalli dhe Imami për ta sulmuar kryetarin se ai po ndërton një parti klienteliste për përfitimet e veta familjare. Ata shkuan edhe më tej, shpallën zhbërjen e PD-së së dhjetorit ’90 duke u nisur nga fakti se në listat e këtij maji mungonin themeluesit e PD, mungonin edhe qëndrestarët e opozitës 1997-2005, edhe ministrat e qverisë së fundit të Berishës.

Natyrisht që mënyra se si Basha u soll me kastën e vjetër të partisë, pa u konslultuar me askënd, pa mbledhur forumet, duke i ndëshkuar personalisht dhe në mënyrë arbitrare, është një turp.

Por, shumëkush me të drejtë mund të thotë: Po a nuk i kanë kërkuar shumë njerëz për vite me radhë që, pavarësisht nga forma, të bëjë pikërisht këtë gjë? A nuk i kanë kërkuar rinovimin e partisë? A nuk e kanë akuzuar se nuk është i aftë të ndahet nga e shkuara? A nuk e kanë yshtur të bëjë divorc me gjithçka që simbolizonte berishizmin?

Po, kjo është e vërtetë, por deri më tani kreu i PD-së nuk ka ndjekur këtë rrugë. Emrat që ai ka nxjerrë në pension, dhe që po reagojnë sot, ai i ka spastruar më tepër si kundërshtarë personalë sesa në bazë të një filozofie.

Nëse se do të donte të ndahej vërtet nga berishizmi, ai duhet t’a kishte denoncuar publikisht si frymë dhe jo me eleminime pas shpine. Dhe mbi të gjitha ai nuk mund ta bënte këtë duke lavdëruar mbretin dhe duke i dënuar obortarët. Pra ai nuk mund ta mbante Berishën në listë duke e ndarë nga bashkëpunëtorët.

Pikërisht kjo mungesë parimësie, këto taktika meskine, këto dredhi që përligjin manovra të vogla, por nuk ndërtojnë dot qëllime të mëdha, po e zhbëjnë liderin e PD-së në sy të të gjithëve.

Ai po futet në këto zgjedhje me një PD më të përçarë se kurrë.

Ai çuditërisht arriti të bëjë sot bashkë kundër vetes dhe një çift të papajtushëm prej një dekade e gjysëm në PD, si Topalli me Imamin.

Ai arriti bëjë bashkë, korifejtë e PD-së tradicionale, bashkëpunëtorët e Berishës dhe gazetarët e frymëzuar prej tij.

Në këtë pike, ai po e çon PD-në drejt një disfate të sigurt në 25 qershor. Më keq akoma, ai, po rrezikon të ndajë partinë në dysh.

Dhë në këtë pikë duket se disfata e tij është e pashmangshme.

Por, paradoksalisht Bashës i mbetet edhe një rrugë. Çuditërisht ai ka ende edhe një gur të fundit në dorë. Ai ruan akoma të drejtën të thotë se thirrjet kundër republikës së vjetër, se spastrimet që bëri me listat, ishin lëvizje që shkonin në të njëjtin drejtim. Pikërisht në atë rrugë që i kanë kërkuar shumë zëra publikë. Në domosdoshmërinë për t’u ndarë nga e shkuara.

Atij tani i mbetet vetëm të argumentojë, se Topalli, Imami, Ruli, Bode, Patozi, Bregu etj, nuk u larguan se i bënin hije. As se kryetari i ri donte njerëzit e tij apo se i shërbente interesave familjare. Ai duhet të dalë publikisht dhe të mbrojë se ata i hoqi si ikona të berishizmit. Si pjesë e dështimeve të së shkuarës. Por, kjo rrugëdalje i kërkon edhe një skrificë fundore. Ndarjen edhe publikisht nga Berisha. Divorcin final me të.

Vetëm kështu Basha mund të ketë dhe një shanc. Vetëm kështu ai mund të synojë të rikuperojë besimin e publikut.

Natyrisht, për shumëkënd, kjo do të qe një çmenduri. Pas dhjetra plagëve të hapura, pas gjithë atyre konflikteve që gëlojnë, një përplasje më shumë me liderin historik, për më tepër gjatë fushatës, do të qe e barabartë me një disfatë të sigurtë.

Kjo është e vërtetë. Por në pikën që Basha e ka sjellë punën, kjo mund të jetë rruga e vetme. Tashmë anija e PD-së po fut ujë nga të gjitha anët. Dhe atij i kanë mbetur vetëm dy zgjedhje: të mbytet si frikacak ose të mbytet me dinjitet.

Nëse zgjedh të parën fati i tij politik do të jetë në pikpyetje. Ndërsa, nëse zgjedh të dytën, ai i ruan vetes shancin, për t’u ringritur sërish, pas disfatës që do të pësojë në 25 qershor.(Lapsi.al)

13 komente në “Bashës tani i kanë mbetur vetëm dy zgjedhje, të mbytet si frikacak, ose të mbytet me dinjitet”

  1. Cadraxhiu i Bulevardit... says:

    Nese do e degjosh Bushatin o zoti Basha, po ti japim dy keshilla shume miqesore:
    1. Mos dil asnje dite per gjah!
    2. Mos udhto vetem ne asfalt te lagur…!
    Paç fat !!!

  2. Xyz says:

    Sa shpejtce shite edhe ti more zuzar! Po a nuk ishe ti dhe plot të tjerë si ti qe i thoshnit që të vazhdonte me çadrën! Por ti në këtë shkrim ke hile të. mëdha brenda. Ti do që ai të ngatërrohet edhe me Berishën. Por ti harron se çfare ka thënë Berisha : “Ore budallenj nuk e dini ju kush.është berisha” apo e ke harruar. Ki kujdes edhe ti.mod fol shumë se ai nuknkursen njeri. Xy z

  3. andromeda says:

    O kafshë mediatike, po ti deri dje i thurshe lavde Berishës dhe Lulit dhe agjitoje pro tyre, tani na e ktheve pllakën dhe dole kundër berishizmit. Ç’të besojmë ne nga një analist si ti, atë që ke thënë dje apo të kudërtën e saj që e thua sot?

  4. rubiconmendersali says:

    Analist legen, shpirtzi, hipokrit. Deri dje e stimulonte qe Basha te mbante çadren, tani i jep edhe “colpo di grazia”. Ky fytyra duhet ti kerkoje falje i pari qe shtynte urat e zjarrit pro Bashes. Legena te kesaj kategorie, qe rrine pas gardhit e bejne si trima edhe “te zgjuar” pas pilafit te ndjellin neveri. Mos i botoni keto pacavuret e ketij karagjozi.

  5. Liri says:

    U mor me llafe e nuk ju shtrua punes.

  6. vk says:

    je shume utopik teorik o Bushat………sben analiza por filozofi, mos rri me me Lubonjen

  7. astrit says:

    Te ndahesh nga berishizimi duke patur Berishen ulur kembekryq ne parlament nuk ka. Meqenese Basha nuk pati bythe ta linte kete jashte liste, pse ky mjeran nuk jep doreheqjen per t’iu bashkuar bashkeluftetareve te tij te larguar?

  8. dymi says:

    O gazetari pa dinjitet. Me dinjitet mbytet vetem ai qe ka dinjitet.

  9. sit... back..and relaks →→→ says:

    Je legen Bushat, nuk ka rendesi ne e shan e mbron apo justifikon Bashen, ngelesh prototipi i Legenit. Jam kurioz Fuga c’qendrim do mbaje?

  10. Bert says:

    Ky,dhe shume “analiste” si puna e ketij,jane edhe keto fatkeqesi e ketij popullit.Ky akoma mendon qe Basha te ringrihet,ka shanc thote Bushat idioti.Akoma nuk e moret vesh se Luli nuk ka kapacitetin te jete lider?E tmerrshme,Luli eshte nje llafollog,pa ide,vizion,pa asgje per te udhehequr nje force politike,lere pastaj shtetin apo dikaster.Kaq te trashe jeni apo beni vete?

  11. Ike sali mere me gjithe pd e lulzim bash. Ike ne tsateme. says:

    Sali merja iku ne te semes me gjith pd e lulzim bash.
    Shkoi per lesh muti. Me duket se do ta ndjekin me fshese kete rrDhe. Shkoi ne tsheqeres. Plera mutit.
    I erdhi ngordhja.
    E peec nga mos e pandec, thoshin plakat.
    Yyyt rrrace maloku qelbur. Rrace e pabese

  12. albani says:

    Cdo gje qe behet ne PD, behet per te mbrojtur Sali Berishen nga burgu. Ata mendojne se duke qene deputet si Berisha dhe Basha, jane me imunitet para ligjit, dhe nuk arrestohen, dhe as ndiqen penalisht pa u hequr me pare imunitetin si deputete. Prandaj kane larguar kundershtaret dhe rivalet, per te lene te lire rrugen e Bashes edhe mbas humbjes te jete “kryetar” (kryetar ne thojza, se asnjehere nuk ka qene i tille)!

    Te tjera gjera do te degjojme gjate ketyre diteve! Tani ka filluar gallata, lufta e brendallojit, duke filluar midis gazetareve qe mbajne ne xhepat e xhaketave shamite blu (Leli, Shkullaku, Bushati, Bejtja, Artan Hoxha – deputeti spiun, Lubonja etj., dhe pa lene menjane te futurit ne liste dhe te hequrit nga lista. Festivali i estradave te rretheve te PD! Regjisor Sali Berisha, ne rolin kryesor Lulzim Pallafiqja Basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje