Berisha kërkon të shuajë dyshimet, flet për rolin e tij në listën e PD: Luli nuk më pyeti...!

29 Maj 2017, 09:00Politika TEMA

Ish-­kryeministri Sali Berisha i ka dhënë përgjigje të prerë gjithë dyshimeve dhe aludimeve që u ngritën pas publikimit të listave të PD-së dhe akuzave se ai mund të fshihej pas hartimit të tyre.

Per listat Berisha ka marrë komente dhe pakënaqësi të shumta në faqen e tij në Fb dhe ka zgjedhur t’u përgjigjet, duke u sqaruar për gjithçka.

REPLIKAT

Komentuesja: Z. Berisha ju nuk duhet te beheni pjese e kesaj farse politike ju jeni ikona e demokrateve ndaj largohuni nga kjo liste.

Berisha: Faleminderit per mesazhin Viola. Me kete rast ju siguroj se lista e kandidateve te PD eshte ekskluzivisht vetem e kryetarit dhe jo e ishkryetarit, i cili pa asnje keqardhje ka patur zero rol ne listen e re. Por une mendoj se eshte e drejte ekskluzive e kryetarit te zgjedhe ekipin e tij. Duke shprehur mirenjohje te thelle per te gjithe kontributin tuaj te çmuar, thirrja ime me miqesore per ju dhe çdo demokrate e demokrat eshte te vazhdojme betejen drejt fitores! Me urimet e mia me te mira per ju dhe familjen tuaj, me respekt Sali Berisha.

Komentuesi: Po po,ne qe votuam 27 vjet pd dhe i dham jeten kesaj partie tashi u bem dhe qen qe lehim?Mos i kopjoni dhe shprehjet rames,se republika e re e kopjoji rilindjen,tani po i marrim dhe shprehjet Ndihem i zhgenjyer

Berisha: Fatos nje sugjerim miqesor: shikoje vet videon e mitingut madheshtor te sotem te Bashes me dhjetra mijra qytetare te Fierit te elektrizuar dhe krahasoje me mitingun e djeshem te Rames me rrogetaret dhe trafikantet e tij per tu bindur se 25 qershori eshte dita e fitores se thelle te opozites shqiptare. sb

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje