FOTO / Skandali i Vllaznisë, fsheh prej 18 ditësh sekuestron e pasurive të klubit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Vllaznia merr një tjetër goditje të rëndë për shkak të problemeve financiare.

Me urdhër të Përmbarimit, prej 18 ditësh pasurive të klubit shkodran u është bërë sekuestro si pasojë e gjyqit të humbur me kompaninë zvicerane “GEA Sport”, së cilës Vllaznia detyrohet t’i paguajë 74 mijë euro dëmshpërblim dhe gjithashtu duhet të paguajë 2600 euro shpenzime të arbitrazhit.

Urdhri i Zyrës Përmbarimore L.D.C. i është drejtuar Qendrës Kombëtare të Biznesit që më datë 11 maj.

Sigurisht që vendimi ka shkuar dhe në zyrat e administratës së Vllaznisë, por duke parë se skuadra deri në javën e fundit të kampionatit rrezikoi mbijetesën në Superiore, atëherë diçka e tillë është mbajtur e fshehur, shkruan Panorama Sport.

permbarimi vllaznia

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *