Idrizi: PDIU jo si partitë e tjera, ja me kë do bëjmë koalicion pas zgjedhjeve

29 Maj 2017, 21:21Politika TEMA

Kreu i PDIU-së, Shpëtimi Idrizi ishte ditën e sotme në Elbasan, ku mbajti një takim elektoral me mbështetësit e tij.

Duke folura para të pranishmëve, Idrizi tha se PDIU nuk është më një parti e vogël, si dhe shtoi se çdo kauzë që ngre, ku vjen në pushtet e realizon.

Po ashtu, Idrizi u shpreh se PDIU do të bëjë koalicion pas zgjedhjeve me atë parti që mendon për kombin.

“PDIU nuk është si partitë e tjera që flasin për kauza, por sa vijnë në pushtet bëjnë pauza. Ne kemi bërë beteja të mëdha dhe kemi ngritur kauza të mëdha. Do qeverisim me atë forcë politike që mendon si ne, veç për një atdhe”, tha Idrizi.

Duke folur për listën e kandidatëve të kësaj parti në Elbasan, kreu i PDIU-së theksoi se nuk ka kandidatë të importuar, por njerëz që e duan Elbasanin dhe qëndrojnë pranë tij.

“PDIU nuk ka kandidatë të importuar, por i ka qytetarë të Elbasanit që janë çdo ditë pranë halleve të qytetarëve. Ata janë njerëz që u kanë dalë për zot familjes së tyre dhe qytetarëve të këtij qyteti. Entuziazmi juaj është një obligim për ne.

Ne kemi parë për 27 vet politikën shqiptare ku thonë se duhet të referojmë Shqipërinë. ne u themi që ne radhë të parë duhet të reformojnë veten.

Ne kërkuam që të garonim të gjithë më vete, në korsinë tonë. Korsia e PDIU është e atyre që e duan vatanin. Ne donim të garonim të vetëm në zgjedhje dhe prania juaj na bën optimist më shumë se kurrë, pasi PDIU nuk është një parti e vogël, por parti e madhe”, u shpreh Idrizi.

1 komente në “Idrizi: PDIU jo si partitë e tjera, ja me kë do bëjmë koalicion pas zgjedhjeve”

  1. Bilal Korra says:

    Jeni vertet nje force qe ngjallni shpres dhe besim tek njerezit vazhdoni me kte moto se populli do ju mbeshtese edhe me fort sa ju mendoni fitorja e P D I U do jete nje fitore e pa parashikuar nga askush fitore fitore fitore zoti na ndihmofte dhe na ndriçofte mendjen per ta çuar voten tone vetem tek pdiu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje