Ish-sekretari i marrëdhënieve me publikun në PD: Basha veproi si Berisha me listat. Më 26 qershor, nëse humb, e ka në statut ç’bëhet me të…!

Ish- sekretari i marrëdhënieve me publikun në PD, njëherësh dhe ish-ambasador në qeverisjen e PD, Vili Minarolli është shprehur në lidhje me listën e kandidatëve për deputetë të opozitës.

Për të, Lulzim Basha nuk ka vepruar as më pak dhe as më shumë por si Sali Berisha.

Ai shprehet se duhet të pritet 26 qershori për të parë rezultatin, pasi statuti e ka përcaktuar qartë se çfarë thuhet për humbësin.

Minarolli thotë se kjo listë është një bast i Bashës.

PDSH është pasuri shpirtërore dhe ideal i çmuar i Demokratëve të Shqipërisë.

Ka dy ditë që pas publikimit të listës të kandidatëve për deputetë të PD, që po ndodh një precedent. Disa nga ata që nuk u përfshinë në listën janë të pakënaqur.

Deri këtu gjithçka është normale dhe njerëzore. E pa mendueshmja është t’i kundërvihesh partisë për të cilin ke qënë përfaqësues i lartë, pikërisht në atë moment kur çdo demokrat është angazhuar për ta kurorëzuar fushatën elektorale me fitoren e partisë.

Pas kësaj asnjë nga ata që sot çojnë ujë në mullirin e kundërshtarit politik, nuk mund të pretendojë ta quajë veten qoftë edhe antar të thjeshtë.

PDSH nuk është kryetari saj , që në këtë moment është L.Basha, i zgjedhur me shumicë. nga antarësia e saj. Ata që nuk e donin si kryetar e shprehën vullnetin e tyre me votë.

Këtu mbarojnë kënaqësitë dhe pakënaqësitë. Kryetari i partisë, me listën e prezantuar ka vënë një bast me demokratët. Po nuk e fitoi bastin, ai e ka të përcaktuar rrugën e tij. Vetëm pas datës 25 qershor. Kujt nuk i pritet, le të kërkojë privilegje tek kundërshtarët politikë i PDSH dhe i siguroj se asnjë demokrat nuk do i pranoj. Përvoja e kaluar ëshë një mësim me vlerë.

PDSH nuk është pronë as e kryetarit dhe as e atyre që zgjidhen në drejtim të strukturave dhe si përfaaqësues politikë të saj. PDSH është pasuri shpirtërore dhe ideal i çmuar i qindra e mijrave antarë e simpatizantë të saj që i japin frymë nga fryma e tyre, pa pretenduar për poste dhe privilegje.

Të zgjedhurit në poste drejtuese të strukturave, apo pozicionet politike, para se të jetë meritë e tyre, është vlerësim dhe përgjegjësi ndaj zgjedhësve.

Kryetari L.Basha nuk veproi ndryshe nga ç’ka vepruar paraardhësi i tij apo homologët në partitë e tjera të skenës politike shqiptare.Por nga ajo që kujtoj është se disa nga këta të pakënaqurit janë mësuar me poste dhe privilegje të dhuruara dhe tani u është krijuar bindja se janë të pazëvëndësueshëm.

Mos u habisni kur ju them se morën poste drejtuese në PDSH, u bënë deputetë e ministra pa milituar asnjë ditë as si antarë të thjeshtë e madje pa qënë as antarë.Modelin nuk e krijoi L.Basha.

Por modeli nuk u kundërshtua aq më shumë nga këta që sot po bëjnë lojën e kundërshtarit. Por tani u mërzitën se u erdhi rradha e tyre.

Dhe po e godasin pas shpine atë që i dha emër dhe vlerë shoqërore PDSH.Ju e shikoni vetë. Me ç’farë po merret kundërshtari në këtë fushatë, pasi i konsumoi mashtrimet në fushatën e kaluar dhe nuk bëri asgjë gjatë katër viteve?

Sot bëri një deklatarë një ish drejtues i PDSH, nesër lideri i PS do merret pikërisht me këtë deklaratë.

Sot është koha e provës.Kush e do PDSH e ka vendin në fushatë, të bëjë atë që mund ta bëjë më mirë në fushatë. Ka kohë për t’u marrë me veten tonë, janë vetëm pas disa ditë”, shkruan Minarolli.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *