Kandidati i LIBRA-s “rikthehet” në PS, pjesë e takimit elektoral. Kodheli: Përshëndetje socialist i vjetër

29 Maj 2017, 20:04Politika TEMA
Kandidati i LIBRA-s “rikthehet” në PS, pjesë e takimit

“Buka e vjetër” nuk harrohet kollaj, sado të lëvizësh nëpër parti të tjera, gjithnjë rikthehesh aty.

Në qarkun e Kukësit vjen surpriza e radhës. Kandidati i LIBRA-s bashkohet me takimin elektoral të socialistëve.

Fatmir Gjuta, ish kryetar i PS-së ka zgjedhur të “rikthehet” te partia e tij e vjetër në takimin e organizuar në lagjen 3 dhe 6 në qytetin e Kukesit.

Në fakt prezenca e tij nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Kukësit, znj.Kodheli.

Ndërsa ka falenderuar të gjithë të pranishmit, një përshëndetje të veçantë Kodheli ka pasur dhe për Gjutën.

Përshëndetje socialist i vjetër“, kanë qenë fjalët e saj.

Ish-kryetari i PS preferoi të qëndrojë deri në fund të takimit, duke ndjekur takimin e socialistëve.

1 komente në “Kandidati i LIBRA-s “rikthehet” në PS, pjesë e takimit elektoral. Kodheli: Përshëndetje socialist i vjetër”

  1. Ilir says:

    Lajm qesharak, qe theksohet me foton e vene poshte ketij lajmi !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje