Ku është zhdukur Enno Bozdo?

29 Maj 2017, 17:49Politika TEMA

Sekretari organizativ i PD-së, Enno Bozdo duket se nuk ka qenë fort i kënaqur me hartimin e listave të kandidatëve për deputet nga Lulzim Basha.

Kjo shpjegohet për faktin se Bozdo që nga momenti që ato janë bërë publike nuk ka dhënë asnjë prononcim për t’i komentuar.

Edhe në rrjetet sociale ku ai ka qenë mjaft aktiv gjatë të gjithë kohës, nuk ka asnjë reagim që nga momenti i shpalljes së kandidatëve.

Bozdo, i njohur si një prej njerëzve më të besuar të Bashës, u la jashtë listave të kandidimit edhe pse në media përflitej se emir i tij do të ishte ndër të parët pjesë e tyre.

Kjo mbase ka bërë që sekretari organizativ i PD-së të mos e ketë përjetuar ashtu siç duhet këtë kohë dhe të ketë disa rezerva ndaj liderit të PD-së Basha.

1 komente në “Ku është zhdukur Enno Bozdo?”

  1. Shqiptar says:

    Eno Bozdo eshte Luani i ketyre zgjedhjeve. Eshte duke mprehur dhembet per tu ngrene trapin socialisteve, prandaj Nuk kam dale ne skene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje