Lulzim Basha pas përjashtimit të "gardës së vjetër" nga PD: Si mendoni kam marrë vendimet e duhura apo jo? Unë them po

29 Maj 2017, 19:52Politika TEMA

Lulzim Basha ka mbrojtur vendimin e tij për listën që la jashtë kritikë, themelues, por edhe shumë figura që nuk janë të epokës së tij.

Por pas një mbledhjeje të kryesisë së degës së Partisë Demokratike të Shkodrës, kreu i kësaj dege, Ramiz Çobaj deklaroi tërheqjen nga lista e kandidatëve të zgjedhur nga Basha. Çobaj ishte i teti në listën e Shkodrës.

“Kjo është republika e re. Është e guximshme. Së pari duhen thyer paragjykimet brenda vetes, brenda familjes. Ju e dini për çfarë e kam fjalën”, tha kreu i PD, Lulzim Basha.

Fjalën Basha e ka për reagimin e të përjashtuarve nga lista e kandidatëve për deputetë, të cilët kërkuan shkarkimin e tij pak para se Basha të niste takimin elektoral në Bulqizë.

“Si mendoni kam marrë vendimet e duhura apo jo? Unë them që kam marrë vendimet e duhura. Unë jam i bindur që kam marrë vendimet e duhura. Qarkullimi i elitave është ligj në politikën europiane, përndryshe nuk është republikë, është monarki”, vijoi ai.

Basha nuk ka akoma një reagim për kërkesën për shkarkim, por replika indirekt në distancë nuk mungoi.

“Me Partinë Demokratike nuk mund të të lidhë vetëm karrigia. Je deputet e do partinë, s’je deputet s’e do partinë?! Po ti s’e paske për partine, e paske për karrigen”, shtoi Basha.

Ditën kur përjetoi sulmin më të fortë nga brenda partisë, aleati më i paparashikuar Bashës i doli pikërisht nga rreshti i parë i të lënëve jashtë listës; Eduard Selami.

“Koha për fushatë, jo për analiza. Lista ka mbështetjen time. Suksese!”, tha ai.

 

4 komente në “Lulzim Basha pas përjashtimit të “gardës së vjetër” nga PD: Si mendoni kam marrë vendimet e duhura apo jo? Unë them po”

  1. sit... back..and relaks →→→ says:

    Me ate te dyten ne listen e tirones iher e ke knoq, megjithese nuk te vej faj, sa me i modh zarfi aq me siper ne renditje. Ke mor me sa duket filozofine e Dukes FSHF per te bo renditjen e listave, vendi i pare i jepet pruresit me te pare.

  2. sit... back..and relaks →→→ says:

    Me ate te dyten ne listen e tirones iher e ke knoq, megjithese nuk te vej faj, sa me i modh zarfi aq me siper ne renditje. Ke mor me sa duket filozofine e Dukes FSHF per te bo renditjen e listave, vendi i pare i jepet pruresit me te pare

  3. Kellira says:

    I modh Basha!
    Flet per qarkullim elitash si parim republikan si e kundert me monarkine por listen e beri me logjike mreti dhe jo me logjike republikane. Pra me votim nga forumet.
    Ec se e ke mire se nuk marrin vesh pykat!

  4. Kuq e zi says:

    Z basha meqe don te nderrosh elitat lije ne liste te gjithe ata qe hoqe dhe hiqje vetem berishen

    Ne popull mbreteron mendimi qe ti je kryetari i pd-s dhe berisha kryetari yt
    Pra kto prralla me berishe i dime te gjithe ti nese ke koqe na trego noj prralle pa te

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje