Preç Zogaj: Renditja ime në listën e Lezhës nga ana e Bashës, një lapsus…

29 Maj 2017, 10:19Politika TEMA

Preç Zogaj, i cili është rikthyer zyrtarisht pas shumë vitesh në Partinë Demokratike, thotë se renditja e tij si i pesti në listën e Lezhës, ka qenë një lapsus.

Zogaj thotë në një intervistë për Panorama, se në fakt duhej të ishte i katërti.

Renditja në vendin e pestë ia vështirëson shumë Zogajt zgjedhjen deputet, megjithatë ai shprehet optimist, pasi thotë se ka mbështetje edhe tek elektroati gri.

Si është e vërteta e kandidimit dhe renditjes suaj në Lezhë dhe a janë lëkundur marrëdhëniet tuaja me PD dhe Bashën, siç ka ndodhur këto dy-tri ditë me personalitete të tjera të PD?

Që ta nis nga fundi, as që më shkon ndër mend të ndryshoj qëndrimet mbështetëse ndaj Bashës, PD-së dhe opozitës për shkak të listës. Pavarësisht ndjeshmërive të larta që ngërthen ky moment në botën e politikës. Marrëdhëniet e mia me Bashën do të lëkundeshin apo ndërpriteshin fare vetëm nëse ai do të tërhiqej nga projekti i gjerë i demokracisë pjesëmarrëse dhe zgjedhjeve të lira, që përbëjnë thelbin e ndryshimit që ka thirrur në skenë koha e re e Shqipërisë; do të ndërpriteshin veç nëse, larg qoftë, do të ndodhte një thyerje në marrëdhëniet e PD-së me SHBA, një tërheqje apo shmangie nga ëndrra europiane, çfarë as ka ndodhur, as ka për të ndodhur. Për të ardhur te tema e nxehtë e listës, marrëdhëniet e mia me Bashën do të lëkundeshin vetëm nëse ai dhe PD do të kishin kohë për t’i renditur kandidatët me votë të fshehtë të anëtarësisë (me primare) dhe nuk do ta bënin. Por ne e dimë se kjo u bë e pamundur kësaj radhe për shkak të protestës tremujore për zgjedhje të lira e të ndershme. Zgjedhjet për vendin sigurisht që kanë rëndësi shumë më të madhe se zgjedhjet brenda partisë. Kur nuk i arrin dot të dyja, do të fokusohesh te më e rëndësishmja. Por zgjedhje me primare nuk bëri dot në kohën e mbetur as Koço Kokë- dhima me lëvizjen e tij “Zgjidhja”. Sepse të gjithë proceset hynë në mungesë kohe. Për të gjithë. Kjo është e vërteta. Të shpresojmë se, siç e tha vetë Basha, kjo është hera e fundit kur listën e bëjnë kryetarët.

Po e vërteta e kandidimit tuaj?

Më kanë thënë se ishte një lapsus. Një çrregullim numrash nga rirenditja për shkak të marrëveshjeve me aleatët.

Kush jua ka thënë, Basha?

Të parët ma thanë bashkëpunëtoret e tij me të cilët është konsultuar, me sa kuptova, për listën e Lezhës. I katërti, i pesti, i pesti, i katërti… Janë numra beteje për të luftuar në grup, nuk janë numra peshqeshi. Mua kjo më pëlqen. Sukseset e mia në politike janë të lidhura me sistemin maxhoritar. Me listat nuk kam pasur fat asnjëherë. Dhe le ta kuptojnë tani edhe shumë lexues, ndjekës, dashamirës apo edhe kritikë të mi, që më kanë komentuar shpesh këto vite: unë përpiqem të zhvilloj qëndrime, kauza dhe aspak t’u bëj fresk e t’u futen në gji shefave për interesa të vogla. Njerëzve të Bashës u kam thënë një gjë: nëse më doni në listë, mendoni për maksimalizimin e votës përmes meje, duke shfrytëzuar faktin se unë kam një marrëdhënie pozitive me zgjedhësit e lëkundur të zonës gri. Në maxhoritar këta zgjedhës më kanë votuar gjithnjë duke e ditur se vota e tyre shkon për mua. Në sistemin e sotëm, besoj se do t’i motivoja duke luftuar për një numër beteje të mundshëm për t’u fituar.

12 komente në “Preç Zogaj: Renditja ime në listën e Lezhës nga ana e Bashës, një lapsus…”

  1. horri says:

    O Prec ke qene spiun i sigurimit te shtetit dhe sipas Bashes dhe komisionit pastertise se figurave te z Halim Kosova nuk duhet te ishe fare ne lista.E kupton qe Republika e Re na doli e dale boje fare.

  2. Kanan Djali says:

    Ti ke mbeshtetjen tek elektorati kaf,ngjyre muti.

  3. artan says:

    O Presh, pse nuk e jep doreheqjen si shoket e tu, apo nuk ta mban bytha.

  4. valentina says:

    Ti je spiuni bythlepires numer 1.

  5. spiun deri ne vdekje says:

    Bobo sa i piste ky burre!!!

  6. Rrok cubi says:

    Burra pa turp ne politike, ka shume,po me qene pa turp fare si puna jote dhe ndonje tjetri,ka pak,ti jo pesti qe nuk afrohesh kund,po dhe i dyti te ishe nuk do e kishe te sigurt.

  7. cold comfort says:

    Ja nje tjeter Katoliq qe i ka cnderuar Katoliket dhe Veriun.Mbetje e sigurimit,llapaqen i peshtire.

  8. ILIRET says:

    Prec, leni lojnat ! Na thuaj, pse u largove nga Berisha ne kandidimin e 2005 ne Lezhe? Sigurisht pse te vuni te katertin ne liste. Apo harrove!? A e sheh sa poshte po bie nga dita ne dite?

  9. Besoj says:

    Vertet I pafytyre, bythelepires dhe I neveritur deri ne kocke,

  10. b.kanani says:

    OPO TY NUK TA KAM FRIKEN SE TI FUT NE VEPRIM SKEMAT E SIGURIMIT TE SHTETIT DHE FITON KOT NUK KE QEN ISH SIGURIMS,EPO E DI ATE QE TE LAU NJE CIK BERISHA POR BALTEN STA HEQ DOTE.

  11. Prova says:

    O Përç! je nje buë bythqirë nga më të rëndomtit në politikën shqiptare, nje model i nje krimbi gollash apo i një kermilli që gjithë jeta jote është kushtëzuar nga trashëgimia jote e shkerdhyer para e mbrapa. Je burri më legen që mundet të kenë njphur letrat shqiptare, shëmbulli më i keq për çdo kënd që beson tek ti por je një super model që shoqëria shqiptare duhet ta njohë dhe të mos bëjë si ty: Njeriu vjell një lugë çorbë të prishur dhe vjell gjithë jetën….

  12. Haka Tekizoti says:

    Preçin e kanë çmuar shumë duke renditur të pestin sepse është burrë soj kurve dhe, kurvat, duke e njohur në thellësi zanatin e tyre dyshojnë te njera tjetra më shumë se tërë profesionistët e fushave të tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje