Rama: Nëse PS nuk mban timonin e reformave pa të tjerë në prehër, ka shumë për të humbur

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur sot me foto të Peshkopisë ndjekësit e tij në “Facebook” por ka bërë edhe një deklaratë politike duke theksuar edhe njëherë ambicien që PS të marrë e vetme 71 mandate në këto zgjedhje.

Ai shkruan se mbetet shumë për të bërë për Dibrën, po ka edhe shumë për të humbur nëse PS nuk mban pa të tjerë në prehër timonin e reformave.

Posatimi i kryeministrit ne rrjetin social:

“MIRËMËNGJES 😀

dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë foto të bulevardit të Peshkopisë më 2015 dhe sot🌹
Edhe shumë më shumë mbetet ende për të bërë për Dibrën.

Po ka edhe shumë për të humbur, nëse #PartiaSocialiste🌹 nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave #PërDibrënQëDuam #PërShqipërinëQëDuam🇦🇱🇪🇺me #Shtet💪 #Punë👍 #Mirëqenie😀”, shkruan Rama në “Facebook”.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *