Shkarkimi i Bashës, Doktor ndaje me kë je!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Endri Xhafo

“Të shkarkojmë Lulzim Bashën”! Ja një propozim konkret! Ja një kundër-masë konkrete kundër listës së shpresës së vrarë të Lul Bashës. Kundër vizionit të tij thellësisht klientelist të Republikës së Re-lindur. Ndoshta komardarja e fundit për të shpëtuar ç’mund të shpëtohet nga dështimi spektakolar i Partisë demokratike më 25 qershor, 26-ta do të ishte tepër vonë; kamardarja e fundit për të shpëtuar partinë e idealeve të mëdha nga bjerrja e mëtejshme dhe përfundimtare e vlerave mbi të cilat u themelua; një shans i fundit që kjo parti të mund të mbajë ende gjallë shpresën në këtë vend. Pse? Sepse shpresën nuk e mban gjallë qeveria, pushteti në ushtrim e sipër, por ideali i opozitës, i aspiratave të pakonsumuara. Nëse e varros idealin duke e shndërruar partinë në ndërmarrje familjare, e ke dënuar krejt popullin në një dëshpërim të thellë, në një depresion kolektiv! Por sado skuth e djallëzor që është, Luli është prapë shumë i vogël për një të keqe kaq të madhe! Ndaj duhet të ikë një orë e më parë! Çështja është ç’mendon ti Doktor?

Doktor, duhet ta ndash me kë je! Ti the se s’kishe dijeni për listat! Unë s’të besoj! Por nuk ka rëndësi tani ç’besoj unë apo plot të tjerë! Kemi një fakt, një kërkesë konkrete të bërë nga dy individë që përfaqësojnë dy linja historike të partisë: Arben Imami, një bashkëthemelues i PD-së, që e kërkoi demokracisë e brendshme qysh më 1992 kur ti drejtoje me dorë të hekurt, dhe Jozefina Topalli, që të qëndroi pranë kur Arbenit i mori koka erë dhe u vesh me roba ushtarake, duke shpallur majë tankut në Vlorë, marshimin drejt Tiranës për të të rrëzuar ty. Sot këta të dy janë bërë bashkë, edhe me bagazhin e përvojave të shkuara, të drejta apo të gabuara, dhe kanë shpallur një propozim konkret. Duhet ta ndash me kë je! S’mund të lash duart si Pons Pilati “unë s’dija gjë”! S’dije gjë, por tani që di ç’mendon? Ose do të thuash që vërtet ti s’dije gjë, por kryetari veproi konform kompetencave të veta, ose do të pranosh që partia e Lulit që do të dalë pas 25 qershorit nuk është jo partia e ’90-ës, se atë e shkatërrove vetë në ’92-shin për ta ringritur prapë në 2005-ën, por nuk do të jetë as një hije e zbehtë e çdo ideali që ti vetë ke shpallur edhe kur nuk e zbatoje.

Doktor, unë e di që shefat e kanë të vështirë të pranojnë gabimin, sepse u mungon përulësia intelektuale për të pranuar që tjetri edhe mund të ketë të drejtë. Aq më pak mund ta pranojnë shefat gabimin kur bëhet fjalë për dështimin e beniaminit të tyre, investimit të tyre njerëzor në ndërmarrje apo politikë. Por dreqi e mori Doktor, pranoje që nëse Rama është një kopje e jotja, Luli është një kopje e keqe e Ramës!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “Shkarkimi i Bashës, Doktor ndaje me kë je!”

  1. Asd says:

    Luli ka 90 dite qe ben cfare thote doktori. C’ti thote tani doktori i “shkrete”?
    Po planet? Planet qe kane per ” shpartallimin” e vetingut.
    Po strategjite? Strategjite per mbulimin e vjedhjeve.
    Po burgu? Burgu qe mund te jete rrezik per ceshtjet OSSHE ne shqyrtim nga prokuroria.
    Nga t’ia mbaje doktorri “shkrete”? Si mund te negoziohen lirite personale?

    1. Skypion says:

      Megjithe perbuzjen qe kam per kete spurdhjak,per shkak,se shte pjese e Aleances se Re te Qelbesirave kunder Lulzim Bashes,i jap te drejte kur kerkon nga Berisha te mbaje qendrim.
      Sot,jemi deshmitare te nje PABESIE te madhe politike.Te paprecedente ne skenen politike shqiptare.Qe kur eshte themeluar shteti shqiptar.
      Ne kohen kur dukej se Partia Demokratike kishte fituar ndjeshem pozitat e saj,pas humbjes se thelle ne 2013-ten,ne nje kohe kur dukej sikur protesta tremujore qe perfundoi me imponimin e nje marreveshje te madhe politike me nje parti dhe nje lider qe dukeshin te vendosur te shkonin pa te ne zgjedhje,tumori beninj qe e kane te gjitha partite ,ai i rivaliteteve te brendshme,kthehet krejt papritur e papandehur,ne nje tumor malinj,qe po perhapet me shpejtesi sketerre ne te gjithe organizmin e saj.
      Sot,lideri i vetem perendimor,europianist i klases politike shqiptare,Lulzim Basha,gjendet krejt i vetem perballe nje Aleance te Re Qelbesirash,apo me sakte,perballe Aleances se Qelbesirave Plus.
      Aleances se vjeter te Qelbesirave ,Rama-Meta,tani i jane bashkuar,krejt papritmas,edhe qelbesirat e brenda vete shtepise se PD-se.Megjiteh ,per shume prejt tyre as e kisha imagjinuar,se do ti konsideroja ndonjehere qelbesira,e kam te pamundur te mos e bej,kur duket ne drite te diellit,qe ,me shume se cdokujt tjeter,madje me shume edhe se vete vetes se tyre,po i sherbejne qelbesires se qelbesirave te ketij vendi,Kryeqelbesires Edi Rama.
      Tashme,edhe nje femije e kupton,se gjithe kjo stihi Anti-Basha,eshte nje sherbim aq i madh per Rames ne keto zgjedhje,sa edhe ne endrren me te cmendur,ky i cmendur,nuk do ta kishte imagjinuar dot!
      Raste te tilla,sic e them shpesh, bejne te bien shume maska dhe sherbejne per te njohur me mire natyren njerezore ne pergjithesi,por edhe ate individuale ne vecanti.
      Jam i surprizuar,per mire natyrisht,nga qendrimi i Eduard Selamit,i cili,shpeshhere ka qene edhe target i etiketimeve te mia,per shkak te qendrimit te mbajtur ne debatin per Reformen ne Drejtesi.
      Jam i surprizuar,per keq,nga qendrimi i Jozefina Topallit, meria e madhe e se ciles na paskesh qene kaq e madhe,sa t’ia bllokoje arsyen e shendoshe deri ne ate pike,qe te mos shohe se ky qendrim i sotshem i saja,eshte nje sherbim i pacmuar elektoral per sociopatin Rama,per partine e tij te trafikanteve dhe krimineleve qe vete zonja i pat denoncuar e para,per partine e socialistave, kesaj pjelle bastarde te partise se punes…
      Jam i surprizuar,edhe per faktin se doli me nje qenef si Arben Imami.Te pakten te kishte dale vetem.
      Edhe vetem,fjala e saj ,prapeseprape,do te kishte kete efekt qe ka.
      Sepse,Arben Imami,ky zuzar qe ne 1997 ishte veteshpallur si gjenerali i Jugut dhe bente thirrje per vrasje masive te demokrateve,as nuk do ta kishte marre guximin te dilte vetem,se eshte i vetedijshem qe fjalet e tija nuk kane peshe ne elektoratin e djathte.
      Aq e madhe na paskesh qene meria e zonjes Topalli (meria e Jozefina Pelidit…),ndaj kryetarit te partise se vet,sa bashkohet me Arben Imamin!
      Lulzim Basha,i vetem ,kunder te gjitheve.
      Nje aleance e stermadhe eshte bere kunder tij.
      Kkundershtarit kryesor dhe te drejteperdrejte,sociopatit te rrezikshem Rama dhe partise se tij trafikanteve ,perdhunuesve dhe krimineleve,i jane bashkuar,me radhe:
      -LSI-ja e Metes,e cila pas marreveshjes se madhe politike,qe e ka vene ne pozite shume te veshtire,e shikon Partine Demokratike dhe Kryetarin e saj,Basha, si pergjegjesin kryesor per te;
      -Partite e tjera te vogla,aleate te socialistes se Rames,por qe edhe ato,e bejne pergjegjes Bashen,per marreveshjen e madhe politike,qe ua shojti endrrat per te hisen e PD-se,nga bojkoti (hipotetik) i saja ne zgjedhje;
      -Partite e vogla te se djathtes,qe mendojne se meritojne me shume se c’me te drejte i’u eshte dhene me listat
      -Te pakenaqurit,ziliqaret,te pabeset,dezertoret dhe tradhetaret ne vete Partine Demokratike;
      -Nje pjese e mire,e atyre qe e konsiderojne veten,zera te shoqerise civile;
      -Shumica e analisteve,po te kemi parasysh se analisteve te majte,i’u jane bashkuar tani edhe te “pavarurit” ,dhe analiste te djathte;
      -E gjithe media tradicionale ne Shqiperi,audiovizive dhe ajo e shkruar.Televizionet dhe gazetat.Te medhate ,te gjitha ,pa perjashtim.Absolutisht.
      Dhe,perballe gjithe kesaj lukunie qejsh te egjer,ndodhet i vetem,krejt i vetem,Lulzim Basha….!!!
      Por,nuk eshte edhe aq vetem.
      Kam bindjen e plote,se demokrate e thjeshte,masa e madhe e demokrateve qe nuk i lidh asgje me interesat e erreta dhe kriminale,te nje pjese te atyre qe i kane votuar ne vite e qe kane drejtuar PD-ne,do te dine te kuptojne shume mire rrethanen e pabese ,ku ndodhet Kryetari i Partise Demokratike,Lulzim Basha.
      Jo vetem ata,por edhe shume shqiptare te tjere,qe nuk jane demokrate,por qe po shohin te c’meritur kete poshtersi qe po jepet si nje shfaqje direkt ne syte e mbare publikut shqiptare, e shohin shume qarte shemtine e saj.
      Zoti Basha,ju them,me bindjen me te plote,qe pjesen me te mire,me te ndershme te shqiptareve,i ke me vete.
      Zoti Basha,qendro!

  2. Drejtësia says:

    Sa qejf ka të haj m,,,,ky gazetaruci

  3. arben says:

    Nuk po e kuptoni akoma që Lulin drejt greminës e shpuri babai I tij shpirtëror Berisha.Akoma I keni sytë të zëna e nuk shikoni qe e gjithë strategjia që po zbaton Lulka është gatuar në g uzinën anti shqiptare të serbit Berisha.Mjerë shqiptarët po qe se akoma nuk u janë hapur sytë e ndriçuar mendja për të kuptuar tradhtinë e madhe

  4. aldo says:

    doktorri sdi ku ka koken ky i thot ndaje me ke je . si doktorin dhe bashen me shok doti marr lumi votave te ps me 25 qershor

  5. aqif tahipi says:

    Doktorri do ta pranoje gabimin ,me kusht qe ti te pranosh ti japesh …

  6. XheJ eN Bi says:

    Sa naiv është Endri Xhafo.
    Doktori mohoi baxhanakun që qe punësuar në Gërdeci dhe mos të mohoi këto që Jan të pa rëndësishme !

  7. niki says:

    Edi Rama éshte i madh : beri Bashen qe te fuej ne zgjedhje dhe me mendjengushtesine qe e karakterizon te haje koken e vet brenda contureve ligjore.

  8. Arber Iliri says:

    O cun nese e pyet doktorin seriozisht qenke naiv.Lista eshte e doktorit dhe pike, doktori don me la bythn e vet si i djallezuar qe eshte.Kaq eshte e gjitha.Keto 4 vite kane qene nje zvaritje e PD per te vazhduar berishizmin.I uroj nje fshirje te kesaj praktike e mentaliteti enveristo-berishist.

  9. arb says:

    Po akoma se keni kuptuar se kush po e merr ne qaf partin Demokratike? po esht Berisha dhe askush tjeter

  10. Besjana says:

    Saliu nuk e pranon dot gabimin. Ai qe ti shmanget nje gabimi, eshte I gatshem te beje nje gabim edhe me te madh se I pari. Koka e partise qe 25 vite e kusur, duhet te mendoje me shume per te vendosur nje stabilitet ne parti, ose per ndryshe do e shohe edhe shkrirjen e kesaj partije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *