Tahiri: PD la gjysmën e Tiranës pa kandidatë, s’gjen dot njerëz

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës Saimir Tahiri ka zhvilluar një takim më banorë në zonën e Laknasit në kryeqytet. Gjatë fjalës së tij Tahiri deklaroi se nuk duhet lejuar që 25 qershori të kthehet në një pazar.

“Do të vijnë t’ju kërkojnë votën. Mund të vijë Xhelali apo mund të vijë ndonjë tjetër ti kërkojnë votën këtij komuniteti me idenë që s’ka problem ne vazhdojmë opozitën.

I japim një punë Lulzim Bashës këta të tjerët të bëjnë çfarë të duan. Pse është bërë pazar vota në çdo zgjedhje.

Pazar ka shkuar çdo mandat. Pse është bërë pazar vota në çdo zgjedhje dhe është votuar partizançe.

Pazar është bërë jeta për të paktën katër vitet e ardhshme. Dhe unë jam shumë i bindur që asnjë prej jush nuk do të bëjë gabimin ta kthejë në pazar datën 25 që pastaj të kthehet në pazar në 4 vitet e ardhshme.

Kështu që ka vetëm një alternativë miqtë e mi. Vetëm Partia Socialiste e Shqipërisë”, theksoi Saimir Tahiri.

Sipas kreut të Partisë Socialiste të Tiranës, PD nuk ka çfarë të ofrojë shqiptarëve në datën 25 qershor pasi ajo as nuk ka arritur as të plotësojë listat e kandidatëve për deputetë.

“Ata çuan listat kandidatëve për deputetë para dy ditësh. Por për fat të keq edhe pse duhet të çonin 34 në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vetëm 16 çuan.

PD-­ja nuk ka plotësuar dot listën e kandidatëve për deputetë. Imagjinoni në Kamëz nuk ka ende një kandidat për deputet që t’i thotë shqiptarëve: Ore mirë, dakord, Partia Socialiste ka Sadri Abazin i cili do fitojë.

Po PD­ja kë ka? Ka lënë gjysmën e Tiranës pa kandidatë, nuk gjen dot njerëz, që t’i çojë atje e te thotë:

ore vëlla hajde ti je kandidati im, ik mblidh votat atje. Nuk i pranon njeri që të shkojë dhe të kandidojë për Partinë Demokratike. Merreni me mend ç’katastrofë është!” nenvizoi ndër të tjera Tahiri.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *