Themeluesi i PD-së Bardhyl Ukcamaj- Bashës: Çfarë “repubikë të re” thua kur nuk zbaton asnjë normë statuore brenda partisë për listat e kandidatëve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ish themeluesi dhe ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Bardhyl Ukcamaj ka shprehur zhgënjimin e tij me listat e zgjedhjeve të 25 qeshorit të hartuara nga Basha.

Përmes një reagimi të shkurtër ai shprehet do të kisha turp të isha pjesë e forumeve drejtuese të PD së mbetur.

Më tej ai thotë se çfarë demokracie mund të ndërtosh nesër në ” repubiken e re” , kur nuk zbaton asnjë normë ligjore statuore brenda partisë, sot.

Gjithashtu ai u bën  thirrje kandidatëve me integritet të përfshirë në këtë listë ilegale siç e quan ai  të tërhiqen.

Reagimii i plotë i Bardhyl Ukcamaj

Si ish anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, aktivist i Lëvizjes Studentore dhe ish themelues, sot, do te kisha turp te isha pjesë e forumeve drejtuese të PD -së së mbetur, dhe të heshtja.

Cfarë demokracie mund të ndërtosh nesër në ” repubikën e re” , kur nuk zbaton asnjë normë demokratike, ligjore e statuore brenda partisë, sot.

A janë votuar këto lista ( të pergjysmuera) nga kryesia dhe miratuar nga KK…? Nëse jo, janë ilegale !

Votimi i një liste ilegale është atentat ndaj demokracisë .

U bëj thirrje kandidatëve me integritet të përfshirë në këtë listë ilegale të tërhiqen. Ky është testi juaj historik para demokracisë dhe shqiptarëve. Kërkoni të miratoheni nga Këshilli Kombëtar i PD-së, sipas ligjit.

PD ka lindur si parti e lirisë, shpesh deformuar në vitet e tranzicionit, por duhet të funksionojë si parti e qytetarëve të lirë. Edhe nëse shuhet, duhet të shuhet si e tillë.

U bëj thirrje miqëve të mij në PD-në e mbetur dhe Grupimit Dhjetor 90-të, të cilin e bashkë themeluam në vitet e vështira të tanzicionit, të deklarohet kundër deformimit të demokracisë.

U bëj thirrje gjithë atyre mijëra djemëve dhe vajzave më të cilët rrëzuam diktaturen bolshevike, për rezistencë ndaj dhunuesëve të vlerave të demokracisë.

Si një qytetar i lire , me ndegjegjegje të pastër, që nuk i kam shtuar në asnjë rrethane e kohë, dëme shoqerisë, do punoj me aq sa mundem e di, kudo gjendur, për të kryer detyrimin në të mirë të demokracisë.

Apeloj qytetaret shqiptarë, brenda dhe jashtë Shqiperisë, që e duan lirnë – Bojkot kombëtar ndaj uzurpatorëve oligarkë dembelë e arrogantë të majmur nga korrupsioni. Asnjë votë për ta…!!!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Themeluesi i PD-së Bardhyl Ukcamaj- Bashës: Çfarë “repubikë të re” thua kur nuk zbaton asnjë normë statuore brenda partisë për listat e kandidatëve”

  1. Gerti says:

    Vetem parti e fjales,mendimit te lire,nuk ka qene ndonjehere PD-ja.Kjo parti eshte nje parti qe ne ADN-en e saj, ka primar budallallikun dhe injorancen ne shkallen superiore,high level,vjedhjen,maskarallikun,vrasjet,te futmen etj.Keto politikanet e PD-se,qe ja rrasi Luli tani,pse nuk e ngriten zerin deri dje ne PD?Tani ta mbajne mrena bashke me fundrrinat qe ka vene Lylja ne liste,se njelloj jeni.

  2. uka says:

    I nderuar Bardhyl Ukcamaj dhe te gjithe ish studente te Levizjes se Dhjetorit dhe Levizjes Demokratike ne Shqiperi…duhet nje qendrese jo ndaj deformimit te PD-se vetem, por ndaj vlerave te demokracise. Shqiperia e ka shume te nevojshme nje aksion te tille.

  3. Dardana says:

    Bardhyl Ukcamaj te pershendes nga kontinent tjeter ( Europe). Mbetesh gjithnje frymezues dhe i sakte ne vleresimin dhe aksionin politik. Nese PD-ja do te kishte ndjekur idealet tona te Dhjetorit 90-te, Shqiperia do te ishte vertete Europe Sot, por u deforma Nga Sali Berisha i cili ehe sot drejton ne prapaskene LULIN e te tjeret ne PD.

  4. Arlindo says:

    Te gjithe intelektualet e shkolluar ne perendim, si Zoti Ukcamaj dhe diaspora shqiptare ne pergjithesi duhet te reagoje fort ne mbrojtje te demokracise. Rhume prej inteletualve te ketushem jane tredhur nga interesat e perditshme ekziceniciale ne cette atdheun tone te varferuar.

  5. dhjetor says:

    Nese nuk zhbehet ajo liste dhe kthehet ne Keshill Kombetar per miratim, atehere PD-ja nuk gelet as parti e trete. Ndoshta ka ardhur kola per kete Parti per te vdekur. Juve zoti Bardhyl vazhdoni te beni panem tua por pacienti eshte i pa shprese.

  6. Alba says:

    Rithemelimi i Partise Demokratike dhe doreheqja e plote e Sali Berishes nga jeta e saj politike do ti sherbente Demokracise. Intelektuale si Ju z. Ukcamaj do te ishin fryma e re e nje shqiperie prendimore. Nuk eshte basha qe ben lista, Basha fut ndonjerin ne liste por me bekimin e plote te berishes. Berisha edhe me keto lojera don te prise zgjedhjet. PD-ja ka dorezulr vetem lista te pjesshme.

  7. agron says:

    Sali Berisha, qe hesht, duhet te na shpjegoje ne demokrateve a e pranon te jete ne nje liste te pamiratur nga KK dhe forumet e partise. Turp. Te gjithe ata si ju zoti Ukcamaj i kane dhene PD-se kredi historike te cilat jane dhunuar nga te korruptuarit e sotem. Eshte kola qe kjo parti si thoshte Mark Marku nje mik i jaj te rithemelohet.

  8. adi says:

    Bardhyl Ukcamaj drejtues i Levizjes Demokratike ne Shqiperi, ish Kryetar i pare i PD-se per Universitet e Shqiperise, antar i K Kombetar te kesaj Partie, President i Federates se Rinise Shqiptare. Themelues i Grupimit Dhjetor 90-te. I dekoruar me medaljen “Pishtar i Demokracise” dhe ” Qytetar Nderi” i qarkut te Kukesit. I shkolluar ne SHBA ne Universitetet me te njohura dhe autor i librit “Shqiptaret ne Qyteterimin Prendimor”
    Nje nga intelektualet shqiptare te akuzuar per ASGJE ne te gjithe jeten e tij.

    Eshte nder per Levizjen e Dhjetorit, PD-ne, dhe qytetaret shqiptare ne pergjithesi. Respekte per ty miku yne Ukcamaj, si dje dhe sot.

Lini një Përgjigje te uka Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *