Tjetër “goditje” për PD. Dega e Vlorës thirrje aleatit të Bashës: Tërhiqu, ndihemi të diskriminuar

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Dega e Partisë Balli Kombëtar Vlorë, i ka bërë thirrje kryetarit të kësaj partie, Adriatik Alimadhi të terhiqet nga gara për deputet.

Adriatik Alimadhi është aleat i Bashës dhe ky i fundit e futi i gjashti në listën e kandidateve për deputetë në qarkun e Vlorës.

Anëtarët e kësaj partie në Vlorë shprehen se renditja i gjashti në listë nga Basha e zotit Adriatik Alimadhi nuk është korrekte.

Më tej ata shprehen se jemi të pavlerësuar nga z. Basha dhe nuk lejojmë askënd të na marrë nepërkëmbë dinjitetin tonë.

Deklarata e plotë:

Drejtuar: Kryetarit te Partise Balli Kombetar Z. Adriatik Alimadhi.

I nderuar kryetar, duke respektuar kontributin tuaj, qendrueshmerine tuaj dinjitoze ne perputhje te plote me programin dhe statutin e partise ne si Partia e Ballit Kombetar dega Vlore kemi vleresuar dhe ne menyre te ndershme dhe dinjitoze ju kerkojme te terhiqni kanditaturen tuaj per deputet ne qarkun e Vlores me renditjen i gjashti ne kete liste, jo korrekte nga partia demokratike dhe kryetarit te saj z. Basha.

Kryesia jone duke analizuar dhe pare listen e kandidateve per deputet ne qarkun Vlore nuk mund te pranoje renditjen e saj pas PBDNJ-se dhe z. Tahiri.

Duke ju referuar rezultateve ne qarkun e Vlores partia Republikane e Mediut ka 1100 vota ne vitin 2013 ndersa ne kemi 3400 vota me gjithe vjedhjen e votave qe na i bene komisioneret dhe numeruesit e partise demokrarike sa na vodhen edhe mandatin e deputetit ne vitin 2013.

Jemi te pavleresuar nga z. Basha dhe nuk lejojme askend te na marre neperkembe dinjitetin tone aq me keq te Partise Balli Kombetar qe e kemi lare me gjak te paster nacionalistesh.

Ndihemi te diskriminuar prej tij dhe partise demokratike. Besnikeria dhe fisnikeria, kontributi yne nuk u vleresua historikisht per keto 27 vite fale kjo edhe frrymes se bashkpunimit qe ne kemi dhene pa hile ne te mire te shqiperise dhe shqiptareve.

Ju kujtojme se partia e Ballit Kombetar eshte vlere kombetare dhe kurresesi ajo nuk mund te neperkembet.

Kerkojme identitetin tone para Shqiperise dhe shqiptareve, nuk perlyhemi dhe as shitemi.

Do ishte ne nderin e Ballit Komebtar z. Alimadhi qe te terhiqni emrin nga lista e turpit te z. Basha.

 

Me respekt

Dega e partise Balli Kombetar Vlore

 

Ne emrin e kryesise

Kryetar

Ridvan Mersinaj

 

Presim reflektimin dhe qendrimin tuaj!

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Tjetër “goditje” për PD. Dega e Vlorës thirrje aleatit të Bashës: Tërhiqu, ndihemi të diskriminuar”

  1. timo says:

    Ju veç përlyerja dhe shitja ju karakterizon o të mjerë.

  2. sala says:

    e nxorren koken ballistet e Dukatit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *