“Trondit” Merkel: SHBA nuk ёshtё mё partner i besueshёm

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Samiti i G7 nё Sicili me sa duket ka lёnё gjurmё: kancelarja Merkel gjatё njё fjalimi nё Mynih u shpreh e zhgёnjyer. Ajo ka besim tek bashkёpunimi europian dhe shpreson para sё gjithash tek Franca.

“Kohёt, kur ne mund tё mbёshteteshim tёrёsisht tek njeri-tjetri kanё kaluar tani. Kёtё e kam pёrjetuar gjatё ditёve tё fundit.”

Kancelarja Angela Merkel nuk e fshehu zhgёnjimin e saj pas samitit tё G7 nё Taormina.

Nё njё fjalim mbajtur nё njё tendё birre nё Mynih-Trudering Merkel theksoi: “Ne europianёt duhet ta marrim vet nё dorё fatin tonё.”

Merkel me ankesёn e saj iu referua adiministratёs sё SHBA-sё nёn Donald Trump, por ajo kishte parasysh edhe Brexit qё ёshtё nё prag tё Britanisё sё Madhe.

“Natyrisht duhet t’i pёrmbahemi miqёsisё me SHBA-nё dhe Britanisё sё Madhe”, theksoi Merkel si kryetare e CDU-sё duke marrё pjesё nё njё veprimtari elektorale tё kryetarit tё artisё simotёr CSU, Horst Seehofer.

“Edhe me Rusinё, edhe me shtete tё tjera” shpresohet pёr fqinjёsi tё mirё.

“Por ne duhet ta dimё, se ne duhet tё luftojmё vet pёr fatin tonё”, tha Merkel.

Nё kёtё kontekst ajo i kushtoi rёndёsi tё veҁantё marrёdhёnieve me Francёn.

Nё samitin e shtatё vendeve tё industrializuara nё Itali kryetarёt e shteteve dhe tё qeverive tё premten dhe tё shtunёn nuk bёnё asnjё pёrparim.

Presidenti i SHBA-sё me kursin e tij tё konfrontimit e zhyti G7 nё krizё tё thellё.

Pёrpjekja, pёr ta bindur Trumpin pёr marrёveshjen e Parisit pёr mbrojtjen e klimёs, dёshtoi mjerueshёm.

Njё vendim vendimtar pёr kёtё ai do ta marrё gjatё javёs.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në ““Trondit” Merkel: SHBA nuk ёshtё mё partner i besueshёm”

  1. Lugati says:

    o anxhela..e bon ti se e ke emrin gjermani…po kush tjeter..ja po fusim edhe francen per hater…po kush tjeter..italia qe ul breket per i pjate makarona…apo greku qe mledh copa buke rrugve….

  2. Shqiptari Ilirise says:

    Shqiptaret thone:Ruhu nga dhenderi i ri,zengjini i ri,dhe nga ai qe mer pushken per her te pare.
    Trumpi eshte dhender relativisht i ri por pushken e ka marre absolutisht per here te pare.

  3. tomi says:

    Kush do te te mbroje moj bibe qe ke marre kot; jot eme apo yt ate?

  4. RRUSPIJA RIPJELLJES says:

    e ku je dojc ku je…aty te du..njisha jeni..ec anxhela hallall

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *