Armand Duka i përgjigjet presidentit të Partizanit, dhe sulmon Starovën me Erjon Braçen

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ne konferencen per shtyp te organizuar diten e sotme, presidenti i FSHF-se Armand Duka ka sulmuar klubin e Partizanit.

Duka ka sulmuar trajnerin e te kuqve, Sulejman Staroven, per te cilin tha se eshte nje person qe ngatërron objektivat e klubit me ato personalet.

Ndersa i eshte pergjigjur dhe presidentit te te kuqve Gaz Demit.

Marrëdhëniet e mia me presidentin e Partizanit nuk janë të vjetra por që kur ka ardhur në futboll kanë qenë korrekte. Ka menduar se nuk kam dashur të lejoj Partizanin të fitoj titullin, por nuk është kështu dhe unë nuk e zhbëj dot.
 FSHF ka ndihmuar për t’u regjistruar në garë kur nuk kishte mundësi ta bënte. Kemi paguar transferta apo dhe veshjet e tyre kur nuk kanë patur mundësi. Ka një problem të madh. Trajneri i Partizanit ngatërron objektivat e klubit me ato personalet. Trajneri nuk duhet të bëj këshilltarin. Të njëjtën gjë ka bërë Starova kur ishte te Tirana, më pas te Kukësi dhe të njëjtën po bën dhe tek Partizani. Nuk kam asgjë personale me Starovën”.

Nderkohe, ai ka sulmuar dhe deputetin Erjon Brace, pasi ky i fundit eshte nje nga njerzit qe e ka sulmuar Duken si nje njeri te korruptuar ne krye te insitucionit te FSHF-se.

Braçe është është një pseudotifoz i Partizanit, le të vazhdojë të flasi nuk mund t’a ndalojmë të flasi. Ky më mirë njeh ngritjen e peshave dhe më mirë të flasim për ngritjen e peshave”, u shpreh Duka.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Armand Duka i përgjigjet presidentit të Partizanit, dhe sulmon Starovën me Erjon Braçen”

  1. albaniafirst says:

    Duka, nje tjeter mafjoz qe duhet zhdukur nga Federata. Ky kastravec ka shkaterruar futbollin shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *