Basha tjetër përgjigje kritikëve për listat, mbron largimet e Topallit, Bregut, Patozit , Imamit: Ishte koha, nuk i heq asnjë presje

30 Maj 2017, 12:18Politika TEMA

Kreu i PD, Lulzim Basha nga hapja e fushatës në Berat dhe prezantimin e kandidatëve atje, teksa kërkoi votën për lëvizjen më të madhe popullore, për bashkimin e paprecedentë të opozitës në siglën e PD, i ka dhënë përgjigje të prerë kritikëve të tij për çështjen e listës së kandidatëve për deputetë.

“Para dy ditësh më është dashur të marr të tjera vendime të vështira por të domosdoshme për ekipin fitues të Republikës së re, ishte koha për t’i marrë, unë i kam marrë dhe nuk i heq as presjen, një ekip i ri me frymëzim të ri për republikën e re ku do ta gjejë veten cdo shqiptar”­ tha prerë Basha.

Basha i ka bërë thirrje beratasve dhe gjithë shqiptarëve të marrin vendimin e duhur në 25 qershor.

“Merrni vendimin tuaj, bashkohuni me projektin e lëvizjes popullore, për të mos ua lënë beratin dallkaukëve, mashtruesve, hajdutëve që ju shtrydhën e ju vodhën, me 25 qershor merrni beratin në dorë me votën tuaj dhe unë do marr vendimet e mia për mirëqenien tuaj, ekonominë e fortë, për secilin prej jush”­ tha ai.

Ai ka shpalosur programin e tij ekonomik, i cili do garantojë punësim dhe mirëqenie për shqiptarët. “Plani im ekonomik ka vulën e ekspertëve të Angela Merkel.

Lekët do të rikthehen mes zinxhirit ekonomik në xhepat e sipërmarrësve, investitorëve, të punësuarve, pra qytetarëve. Unë do të investoj fuqishëm te bujqësia, fermerët do ndjejnë ndihmën e shtetit.

Berati do ta ketë përsëri universitetin e tij, 10 mijë të rinj në republikën e re do të ketë stazhin me 200 mijë lekë të vjetra pagesë në muaj për një vit, kjo është ura që do ndërtoj unë, nuk kam gjë me urën e varur, por ajo që do ndërtoj unë nuk do të jetë fasadë.

Hapja e vendeve të punës, e fabrikave në Berat, në të gjithë vendin me investime vendase e të huaja”­ tha Basha. Basha akuzoi Ramën, jo vetëm si kryeministër fasadë, por si të papërgjegjshëm. “Cfarë ka bërë Edi Rama në këto 4 vite për Beratin? Lulishtja është bërë kalldrëm, apo kalldrëmi lulishte?

Kjo nuk është detyrë e kryeministrit, por e pushtetit vendor. Rama është i papërgjegjshëm, pasi ka rritur taksat. Ai jeton në flluskën e tij në zyrën me vizatime me flutura. Si mund të rrijë kryeministri me vizatime në zyrën e tij kur Shqipëria ka halle.

Vetëm një i papërgjegjshëm shkon sa në një ndeshje futbolli në një ndeshje basketbolli. Unë do jem kryeministri i ekonomisë”­ tha Basha.

2 komente në “Basha tjetër përgjigje kritikëve për listat, mbron largimet e Topallit, Bregut, Patozit , Imamit: Ishte koha, nuk i heq asnjë presje”

  1. kombi says:

    LULZIM BASHES NUK I JEPET VOTA PER TE DREJTUAR SHQIPERINE . AI NUK PO I JEP DREJTIM PARTISE SE TIJ , SI MUNDET QE KY NJERI MASHTRUES DEMBEL ,QE NUK RREGULLONTE DRITAT E QYTETIT ,OREN E QYTETIT ,TE JETE FITUES ??? KY NJERI DUHET TE JETE VETEM NE BANKEN E TE AKUZUARVE ME GABIMET E MEDHA QE KA BERE GJATE KOHES SE TIJ NE POSTE DREJTUESE .
    AI QYTETAR DHE FSHATAR QE VOTON LULIN ,DUHET TE JETE ME TE META MENDORE .
    ESHTE NJE TURP I MADH PER KOMBIN ?

  2. Zefi says:

    Jozefina duhet te mos flase shume se e ka vetingun nga pas.
    Kjo nuk eshte formuese e PD qe thote jam rrite me PD. Eshte a datlindjes 1963 pra nje plake mbi 50 vjece. Ne PD ka hyre mbi 30 vjece me femije. Ke genjen kjo me rritjen me PD. A mos thote per rritjen ekonomiko familjare te saj. Kjo duhej te hiqej me kohe. Me kete PD vetem humbje ka pase.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje